• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, December 14, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rama ‘thumbon’ Bashën: Dasmorët e pritën dhëndrin një orë se po flinte! Ata e kanë partinë mbi njerëzit

by A R
25/03/2021 19:11
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Edi Rama ka mbajtur sot fjalën e tij në çeljen e fushatës së PS teksa nuk ka kursyer sulmet ndaj rivalit të tij politik.

Referuar pamjes së papërgjegjshme të mitingut të PD, ku qindra njerëz shkelën masat anti-covid, ai tha se kjo është një kartolinë e shëmtuar.

Ai madje thumboi edhe vonesën e Lulzim Bashës në çeljen e fushatës së tij.

Pjesë nga fjalimi i Ramës:

Ne sot nisim fundin e një fushatë që nuk ka të ndaluar në asnjë moment qysh nga dita që kemi marrë mandatin e parë. Sepse ndryshe nga çfarë ndodhte në të shkuarën, ne kemi qenë në lëvizje te vazhdueshme dhe përpjekje të vazhdueshme. Por sidoqoftë sot zyrtarisht nis fushata e zgjedhjeve të 25 prillit.

Sot ndihemi të çuditshëm sepse e tillë është koha. Ndryshe nga herët e tjera po bëjmë përpjekjen serioze që ndërkohë që bëjmë detyrën, respektojmë rregullat e kësaj kohe. Uroj që në pjesën tjetër të jetës tonë që vjen ta shohim si një moment

që na jep mundësinë të bëjmë fushatë jo vetëm flasim, por edhe dëgjohemi. Ne dhe ata u kemi vënë njerëzve përballë dy kartolina në një ekran televizori të ndarë. Mjafton të shohësh dy pamjet të kuptosh hendekun që na ndan neve me ata në raport me shtetin dhe njerëzit. Këtu ka respekt për shtetin, rregullat dhe ligjet. Ndërkohë që atje nuk ka respekt për ligjin apo për njerëzit. Kjo është fytyra e fushatës tonë. Fytyra e fushatës së tyre është krej tjetër.

Këtu ka përgjegjshmëri qytetare, njerëzore dhe familjare. Atje sundon papërgjegjshmëria në atë kartolinën e tyre. Këtu shëndeti i njerëzve është si çdo ditë mbi gjithçka tjetër. Ndërsa atje partia është mbi shëndetin e njerëzve. Këtu ka respekt për hapësirën dhe ajrin, atje ka ndotje dhe zhurmë. Pamje me makina dhe dasmorë që presin një dhëndër për një orë. Natyrisht po flinte gjumë se takimin e la në orën 5.

Atje në vend të dhëndrit, dasmorët dëgjonin klithma e pasthirrma. E ndërroi orarin tre herë. Ne shty orën për atë, ai vinte tek orari jonë prap. Por vonesa e tij tregon vizionin që kanë për ta vonuar Shqipërinë.

/javanews/a.r

Next Post
Sinovac po përdoret në 22 vende të botës

Sinovac po përdoret në 22 vende të botës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In