• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rama thirrje të rinjve: Nëse largoheni nga vendi, do ta kuptoni që keni bërë zgjedhjen e gabuar

by Java News
09/02/2024 17:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë në aktivitetin me fokus energjizimin e administratës publike me qëllim rritjen e profesionalizimit e performancës duke fuqizuar mirëqeverisjen, rendin ligjor dhe antikorrupsionin. Gjatë fjalës së tij, kryeministri Rama ka thënë se qëllimi i qeverisë është që të krijojnë në çdo hapësirë të administratës një klimë të re.

Edi Rama: Ne duhet të fokusohemi tek anëtarësimi në BE pa marrë parasysh asgjë. Ne do të jemi gati për BE-në para se BE-ja të jetë gati për ne. Kur BE-ja të jetë gati për ne, ne do të bëhemi anëtarë të BE. Ne duhet të kemi në Shqipëri një vend që funksionon si vend i BE-së. Kjo nuk është për të qenë në rregull me Brukselin. Kjo është e lidhur me të qenit të vetëdijshëm. Qeverisja nuk është thjesht se si qeveris qeveria, por se si shërbehet qytetari, por si garantohet konkurrenca, si sigurohet merita dhe këtë nuk e bën realitet në jetën e njerëzve qeveria, por e gjithë struktura shtetërore, por e gjithë makineria e shtetit. Këto bëhen realitet në të gjitha syret ku shteti dhe qytetari ndërveprojnë. Ne duhet të jemi të vetëdijshëm që pjesë e këtij misioni është antikorrupsioni. Nuk është një luftë e drejtësisë thjesht me personat e korruptuar, apo me praktikat korruptive, por është kulturë shërbimi, është vetëdije që secili dhe secila prej jush ka një rol në klimën e atij institucioni dhe në klimën institucionale të Shqipërisë.

Dua ta mbyll duke ju thënë që qëllimi ynë është që të krijojmë në çdo hapësirë të administratës një klimë të re sepse kur thyen një rekond dhe ne kemi thyer një rekord me kalimin me sukses të radiografimit dhe me hyrjen në fazën e re të negociatave. Duhet që të nesërmen, të gjesh forca të reja brenda vetes për të shkuar më tutje dhe ato mund t’i gjesh me sy kritik duke parë se çfarë mund të bësh më mirë. Ne duhet të jemi gjithmonë e më në formë dhe për këtë aryse është themelore, është A dhe Zh që çdokush që hyn në mëngjes në derën e një institucioni ta ndjejë peshën e flamurit kuqezi që kemi në në dorë ta ngremë në rrethin e flamujve në Bruksel. E kemi në dorë vetëm ne, secili dhe secila prej nesh dhe këtë klimë të re duhet ta krijojmë dhe ka nevojë për përfshirjen tuaj. Do të bëjmë çmos që ju të jeni të përfshirë. Përtej punës që keni në procesin e krijimit të një fryme dhe të një skuadre të madhe ku shumëkush nuk njeh shumë kënd, por të gjithë bashkë njohim se kush është qëllimi ynë, ta shkulim njëherë e përgjithmonë Shqipërinë nga kthetrat e një historie për të qenë shteti dinjitoz i çdo shqiptari dhe ta ngulim flamurin tonë në të njëjtën hapësirë bashkë me të gjithë flamujt e tjerë të vendeve që i kemi parë me admirim sepse janë shtete dinjitoze për qytetarët e tyre.

Ju më të rinjve ja keni borxh prindërve tuaj, gjyshërve tuaj, ja keni borxh shtetit tuaj që juve jua ka njohur meritën, jua ka dhënë mundësinë dhe jua jep me aq sa mundet mbrapsht dinjitetin që të tjerë të rinj si ju kërkojnë ta kenë dhe jo gjithmonë për arsye të pamjaftueshme nuk e kanë dhe ju duhet të angazhoheni më seriozisht se të gjithë për këtë klimë të re dhe për një motivim dhe përkushtim më të madh në punën e përditshme në shërbim të këtij shteti se jeni shumë vonë për të menduar të ikni dhe më besoni që po ikët, do ta kuptoni që keni bërë zgjedhjen e gabuar, por jeni shumë herët për të mos e parë me shumë optimizëm se çfarë mund të jetë Shqipëria falë edhe jush brenda 10 vitesh kur ju do të jeni ende në shërbim të shtetit dhe do të keni ende shumë kohë që ta shihni atë që gjyshërit, prindërit tuaj as nuk guxonin të ëndërronin se mund ta shhnin. Në fund, kjo botë është e atyre që guxojnë.

/f.s

Next Post
Bruksel/ Takimi i ministrave të jashtëm të NATO-s, merr pjesë dhe Sekretari Blinken! Aleanca konfirmon mbështetjen ndaj Ukrainës

DASH konfirmon vizitën e Blinken në Tiranë, zbulohet agjenda e Sekretarit Amerikan të Shtetit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Përleshje në Beograd/ Përplasen mbështetësit e Vuçiçit me protestuesit e Listës Studentore

Përleshje në Beograd/ Përplasen mbështetësit e Vuçiçit me protestuesit e Listës Studentore

October 7, 2026
Zjarr në një banesë në Lezhë, dëme të konsiderueshme

Zjarr në një banesë në Lezhë, dëme të konsiderueshme

October 7, 2026
Sulmohet makina e Ramës pranë Kryeministrisë, arrestohet aktivisti Edison Lika

Sulmohet makina e Ramës pranë Kryeministrisë, arrestohet aktivisti Edison Lika

October 7, 2026
Vranë shqiptarin për apartamentin, arrestohet gruaja dhe partneri i saj në Torino

Vranë shqiptarin për apartamentin, arrestohet gruaja dhe partneri i saj në Torino

October 7, 2026
Ndihmuan Ergys Agasin kur ishte në arrati, lihen në burg shefi i Policisë Shkencore dhe Embro Sulejmani

Arrestimi i Ergys Agasit, Karanxha: Nuk pati dekonspirim, gjatë kapjes u gjetën prova të rëndësishme

October 7, 2026
“Veliaj pro Reformës Territoriale”, Mazniku: Mungesa e kryebashkiakut, një prej problemeve të Tiranës

“Veliaj pro Reformës Territoriale”, Mazniku: Mungesa e kryebashkiakut, një prej problemeve të Tiranës

October 7, 2026
Arrestohet edhe ish-shefi i kabinetit të BND-së, dyshohet se i dorëzoi Hanningut 2 mijë dokumente sekrete

Arrestohet edhe ish-shefi i kabinetit të BND-së, dyshohet se i dorëzoi Hanningut 2 mijë dokumente sekrete

October 7, 2026
Irani presion Hormuzit, paralajmëron mbylljen e disa korridoreve detare

Irani presion Hormuzit, paralajmëron mbylljen e disa korridoreve detare

October 7, 2026
Lufta në Gaza dhe përshkallëzimi në rajon, eksperti: Është tragjike ajo që ka ndodhur në tre vitet e fundit

Lufta në Gaza dhe përshkallëzimi në rajon, eksperti: Është tragjike ajo që ka ndodhur në tre vitet e fundit

October 7, 2026
Më shumë fonde për ujësjellësit! Qeveria transferon 50 milionë lekë nga transporti dhe energjia

Më shumë fonde për ujësjellësit! Qeveria transferon 50 milionë lekë nga transporti dhe energjia

October 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com