Në vijim të turit elektoral kryeministri Rama është ndalur në Maliq.
Rama kërkoi ndihmën e demokratëve dhe të socialistëve që me votën e tyre të flakin tepsinë e pushtetit në lumin e llumit të historisë, sepse kjo është mënyra e vetme si mund të bëhet shtet.
“Më ndihmoni që t’u përfaqësoj me gjithë fuqinë tuaj. Ta ndajmë njëherë e mire historinë e këtij vendi nga e shkuara e politikanëve që e kanë mendjen vetëm te tepsia e pushtetit. Nuk them të marrë PS më shumë vota që të marrë të gjithë tepsinë për vete, unë them që me votat e demokratëve dhe socialistëve ta marrim atë tepsi dhe ta flakim në lumin e llumit të historisë dhe ta bëjmë me dinjitet shtetin”, tha Rama.











