• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, November 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në TranzicionArtikujt dhe intervistat e mësipërme janë pjesë e serisë së refleksioneve rreth rolit të medias në tri dekadat e tranzicionit postkomunist, një projekt i JavaNews në bashkëpunim me Institutin Shqiptar të Medias, në kuadrin e Programit të Promovimit të Tranzicionit të Republikës Çeke. Pikëpamjet e shprehura janë të autorëve dhe nuk reflektojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e donatorit apo partnerit të Projektit. Çdo portal / gazetë që do t’i ripublikojë këto materiale duhet t’i referohet burimit fillestar.
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rama thërret ministrat në punë, më 28-29 gusht analiza e Qeverisë, Parlamentit dhe bashkive

by A R
14/08/2024 14:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Teksa janë duket shijuar pushimet këto ditë të nxehta gushti, ministrat do të duhet edhe të punojnë për të shkuar të përgatitur para Kryeministrit përpara se të rikthehen në zyrat e tyre në shtator. A2CNN ka mësuar nga burime pranë qeverisë se Edi Rama i ka njoftuar vartësit e tij që me 28 dhe 29 gusht do të duhet të jenë të pranishëm për retreat-in para sezoni të ri politik.

Ministrat kanë marrë detyrën që në fund të muajit të çojnë në tryezën e kryeministrit analizën e punëve të kryera dhe objektivat e reja përpara vitit zgjedhor. Si gjithmonë, ndërsa ka përcaktuar datat e retreat-it, Rama ka lënë edhe një surprizë për anëtarët e kabinetit, duke mos zbuluar ende vendin e takimit.

Ajo që dihet është se formati i këtij retreat-i veror do të jetë i ngjashëm me atë të Lezhës në janar të këtij viti. Edi Rama do të bëjë bashkë jo vetëm ministrat e zyrtarët e tjerë të lartë të ministrive, por edhe drejtuesit e komisioneve parlamentare, në ato që quhen grupet e punës për çdo sektor ku gjenerohen ide dhe vendosen objektiva për tu realizuar.

Gjithashtu A2 CNN ka mësuar se risia e kësaj radhe mund të jetë edhe pjesëmarrja e kryebashkiakëve, ku ata pritet të mësojnë edhe formulën e re të shpërndarjes së buxhetit të shtetit për pushtetin vendor.

Turizmi pritet të marrë vëmendjen kryesore, ku veç atyre që konsiderohen suksese vëmendje do të marrin edhe problematikat të cilat kanë nisur të evidentohen gjatë muajve të verës, një nga të cilat është edhe ndotja e bregdetit.

Rama pritet të kërkojë rezultate për luftë antikorrupsion dhe për atë që është quajtur superkomisioni “Xhafaj”, një nisëm e iniciuar 8 muaj më parë në retreat-in e Lezhës.

Nga reflektimi mbi “gabimet” e socialistëve në 6 muajt e parë të këtij viti, kryeministri do të ndërtojë edhe platformën e re qeveritare nëpërmjet investimeve në sektorë të ndryshëm dhe platformën elektorale me objektivin e qartë të tij, mandatin e katërt qeverisës.

/a.r

Comments 1

  1. Anonymous says:
    August 14, 2024 at 17:44

    Jo vetem,nuke behet fjale te fitoje mandatin e katert,k/hajduti edvin karapushti,pore do te zhbehet k/hajduti e banditet e tije qe vollen e plackiten vendin.Ky bandit, mendon se munde te beje cfare te doje bashke me oratket e tije.Ktyre ndytsirave ju ka humbur llogjik,ktu e shume vite me pare.Ka ardhur koha tju tregohet kufiri,te mose vazhdojne te shkelin vijen e kuqe,do pervelohen si mijte.Hakmarrja e popullit do te jete agresive ndaj ktyre antishqiptarve qe terrorizuan nji popull fukara te pa mbrojtur.Te jemi optimiste e te vendosur kundra ktyre qe na dhunuan per 34 vjete,ti largojme me voten tone ne 2025.Te gjithe poshtruesit e hajdutet qe nga viti 1990 e deri me sote,sjane gje tjeter vecse jashtqitja e Kombit.Large ketyre,u shofshin me rrace e koc,ktu e 500 vjete me pare.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Si u vendos tritoli në Kamëz? Kamerat e sigurisë fiksojnë veprimet e autorëve

Eksploziv në verandën e një banese në Lezhë, Policia jep detajet e para

November 26, 2026
Reforma Territoriale, Grupi Parlamentar i PS-së kërkesë për ngritjen e Komisionit të Posaçëm për fazën e dytë! Zbulohet plani me 8 pika

Analisti zbulon mesazhin e Ramës për deputetët pas dy largimeve: Mos harroni se…

November 26, 2026
VIDEO/ Kryeministri Rama e bën sërish, kap në befasi presidentin e Malit të Zi

VIDEO/ Kryeministri Rama e bën sërish, kap në befasi presidentin e Malit të Zi

November 26, 2026
Nga nomadët digjitalë te portali i përbashkët turistik, çfarë planifikon Shqipëria me vendet e Ballkanit

Nga nomadët digjitalë te portali i përbashkët turistik, çfarë planifikon Shqipëria me vendet e Ballkanit

November 26, 2026

Buxheti 2027: për studentët dhe me studentët?

November 26, 2026
Shqipëria nën kërcënimin e motit të keq, ja qarqet në rrezik për përmbytje

Shqipëria nën kërcënimin e motit të keq, ja qarqet në rrezik për përmbytje

November 26, 2026
Stuhitë e fuqishme godasin SHBA-të, vonesa dhe anulime në fluturime

Stuhitë e fuqishme godasin SHBA-të, vonesa dhe anulime në fluturime

November 26, 2026
INSTAT: 64% e banesave në vendin tonë kanë vjetërsi të madhe ndërtimi

Gjysma e apartamenteve me qira në Tiranë janë më të shtrenjta se 660 euro/muaj, çmimet për 56 zona

November 26, 2026
Rama kundër SPAK-ut, Berisha është vetëm një grusht kripë më shumë në det

Vangjeli: Mëkati më i madh dhe i pafalshëm në PS, të punosh pas shpinës së Ramës

November 26, 2026
Instituti Ekonomik Gjerman: Tarifat e Trump dështuan të ulin deficitin tregtar të SHBA-së

SHBA nxjerr tarifa të reja tregtare ndaj një sërë vendesh, përfshirë Kinën dhe BE-në

November 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In