Rruga që lidh Bashkinë e Tepelenës me fshatin Peshtan është një aks tjetër i rindërtuar së fundmi në kuadër të projektit të rilindjes urbane.
Kryeministri Edi Rama ka postuar në rrjetin social “Facebook” disa fotografi që dëshmojnë transformimin rrënjësor të këtij segmenti rrugor.
“#RilindjaUrbane në Tepelenë – Rruga lidhëse me Peshtanin, një aks i rindërtuar tërësisht në Bashkinë e re të Tepelenës”, shkruan kryeministri Rama, ndërsa ilustron me foto, ndryshimet në këtë aks rrugor.