• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, August 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rama, të mundur kritikët, të tallur cinikët dhe Luli mënjanë

by Lorenc Vangjeli
27/06/2017 13:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Lorenc Vangjeli

Edi Rama mundi thellë kritikët, habiti pafund skeptikët dhe talli hidhur cinikët duke fituar bastin që nuk besonte edhe vetë se do ta fitonte në këtë mënyrë e në këtë përmasë. Në përfundim të një beteje epike, në nisje të të cilës ai e pa veten të vetmuar përpara të gjithëve, sot ai është sërish i vetëm, por fitues përpara të gjithëve. Ky ishte akti i fundit i një dinamike lëvizjesh që nuk nisi me fushatën e 2017-ës, por që ishte projektuar që nga përfundimi i fushatës së 2013-ës. Rama përcaktoi që atëherë se njeriu i parë që duhej të mundte për të fituar një mandat të dytë, ishte pikërisht Ilir Meta, bashkëfituesi me të i atyre zgjedhjeve. Dhe e zbatoi një projeksion të tillë duke krijuar aleancën më të çuditshme të mundshme që i erdhi andej nga askush nuk e parashikonte; nga naiviteti dhe vaniteti i PD-së së Lulzim Bashës. PD-ja, dikur partia e ashpër e rrugës, muskujve dhe kallashnikovit, u soll si një adoleshente province që kur e ftojnë për kafe në hotel, besojnë se e bëjnë për t’i dhënë kafe në dhomë hoteli.

Kjo është një histori e gjatë për t’u shpjeguar. Nata e 17-18 majit e marrëveshjes Rama-Basha ishte vetëm pamja e dukshme e asaj çfarë kishte ndodhur më parë në flirtimin jo vetëm në distancë mes tyre. Qoftë në historinë e atentatit të supozuar ndaj dy deputetëve të Metës, qoftë në rihapjen e skandalit të CEZ-it. Në rastin e parë, Basha çoi nën zyrat e Kuvendit protestuesit e tij për të kërkuar dorëheqjen e Metës deri në momentin që kuptoi se parrullat duhet t’i magazinonte për një rast tjetër, kurse hunjve të tyre duhej t’u gjente një vend jashtë magazinave të partisë. Në rastin e dytë hodhi gurin për të qëlluar Metën duke fshehur dëshirën që guri t’i binte në kokë Berishës. Këto dy segmente bashkëpunimi mes veprimit të Bashës dhe heshtjes së Ramës, do të ishin të kuptueshëm. Ato mund t’i faleshin një politikani që ishte në afshin e rritjes dhe në pamundësinë për të gjetur diferencën mes kafes dhe dyshekut, por ajo që ndodhi më pas me çadrën e tij egoiste ne bulevard, me marrëveshjen e majit dhe mbi të gjitha me fushatën naïve që bëri, janë arsyet kryesore pse sot Basha është targeti kryesor i sulmeve të të gjithëve. I atyre që e besuan, i atyre që e pranuan në parti, i atyre që e kundërshtuan; të gjithë e shndërruan atë menjëherë në targetin kryesor të mërisë; target i njëjtë edhe për ata që ishin kritikë ndaj Ramës.

Nga ana tjetër Edi Rama bëri një fushatë taktikisht brilante. Përballë kishte Metën, i cili i kishte duart e lidhura nga zinxhirët e tre-katër neneve të shkruar kushtetues dhe ndonjë neni të pashkruar moral si president i zgjedhur. Në krah, përballë, anash dhe rrotull kishte dhe Bashën i cili me të gjitha gjasat ishte dhe është i fundit që kuptoi se çfarë po ndodhte.

Rama bëri një sërë veprimesh që në fund të historisë i garantuan fitoren.

Veprimi i parë i tij ishte ndarja dhe coptimi i frontit të mundshëm opozitar ndaj tij. Duke i fërkuar kokën Bashës, duke i afruar karremin e bashkëqeverisjes së mundshme, duke kompleksuar LSI-në që të mos hidhte asnjë sy tek e djathta dhe duke i premtuar PDIU-së bashkëqeverisje në çdo rrethanë, e pavarësisht shifrave, ai luftoi me ta duke i parë jo të bashkuar, por të përçarë dhe në sherr reciprok. Një luks i pabesueshëm për pozicionin në të cilin Rama gjendej.  

Rama shmangu çdo vështrim kritik për qeverisjen e tij. Në të vetmin rast që ndodhi një gjë e tillë, në studion e Opinion-it, ai u vu në vështirësi serioze për të mbrojtur, shpjeguar dhe detajuar bilancin e saj. Tha vetëm batutën e famshme: “Po, kam dështuar!”, si për të vërtetuar edhe njëherë se në Tiranë, batuta e duhur, e thënë në mënyrën e duhur tejkalon çdo problem.

Për gjithçka që hamendësohej si dështim në qeverisje, Rama drejtoi gishtin tek LSI-ja, e cila u detyrua të vihet në pozita mbrojtëse duke i lënë atij avantazhin e sulmuesit.

Kryeministri imponoi temën e disktumit me çdo rast. Ai orientoi të gjithë kritikët e tij tek forma, aty ku ai shkëlqen duke i shmangur nga thelbi ku ai ka probleme serioze. I la të gjithë të merreshin me ngjyrën e tutave dhe me shpjegimin e batutave që lëshonte duke mos i lënë kohë askujt të shihte përtej tyre.

Kur Bashës i shpjeguan se në fakt betejën e kishte me kryeministrin, kur LSI u dëmtua seriozisht nga beteja e detyruar në dy fronte, me PS-në dhe LSI-në, ishte vonë për të gjithë. Përfshi dhe Ramën vetë.

Rama morri timonin i vetëm, por instikti që i është mprehur në këto vite dhe që nuk e lejoi të festojë siç do të donte që të dielën në mbrëmje, i kujton aksiomën fatale: kush i merr të gjitha, herët a vonë i le po të gjitha! Një aksiomë kjo që pranohet pa vërtetim dhe që është vetëm çështje kohe që të vërtetohet.

Tani fushata dhe rezultati u mbyll dhe kanë mbetur dy gjëra për t’u shënuar. E para, ftesa e pritshme për bashkëqeverisje që kryeministri i akuzuar shpesh për arrogancë dhe mendjemadhësi do të drejtojë me një modesti epike për PD-në. Duke e argumentuar një gjë të tillë me faktin se diferencat partiake janë shumë më të vogla se nevoja urgjente e vendit për të ndërtuar shtet, e rëndësisë strategjike të procesit të integrimit dhe të reformimit thelbësor të çdo skaji, skute e sektori të jetës së vendit duke nisur me kushtetutën dhe duke mos mbaruar me reformën në drejtësi. Hapi i dytë që do të zgjedhë të bëjë është që të përgjigjet me heshtje dhe me përbuzje për akuzat që do të hidhen mbi fitoren e tij. Kush mbetet jashtë do të nisë të artikulojë projektimin e Dibrës në të gjithë Shqipërinë. Sipas parimit: mbolli Cannabis në të gjithë Shqipërinë për të fituar para, shpenzoi para që të blejë pushtetin për të vazhduar të mbjellë Cannabis në të gjithë Shqipërinë.

Next Post
“Mos mbillni kanabis, kultivoni shafran”… Strategjia e LSI për “zhdukjen” e drogës

LSI larg objektivit, vjen reagimi i Kryemadhit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Renditja e shërbimeve sekrete në Evropë/ MI6 në krye, Ukraina surprizon me pozicionimin

Renditja e shërbimeve sekrete në Evropë/ MI6 në krye, Ukraina surprizon me pozicionimin

August 4, 2026
Tjetër Shkodra, tjetër Skadar

Tjetër Shkodra, tjetër Skadar

August 4, 2026
VIDEOLAJM/ Ulet pjesëmarrja në ditën e 66-të të protestës para Kryeministrisë, pamjet me dron

VIDEOLAJM/ Ulet pjesëmarrja në ditën e 66-të të protestës para Kryeministrisë, pamjet me dron

August 4, 2026
Zjarr në varrezat e Libonikut/ Flakët përfshijnë zonën, zjarrfikësit në aksion për shuarjen e zjarrit (VIDEO)

Zjarr në varrezat e Libonikut/ Flakët përfshijnë zonën, zjarrfikësit në aksion për shuarjen e zjarrit (VIDEO)

August 4, 2026
Policia shqiptare dhe ajo italiane patrullojnë së bashku në Durrës, Lamallari: Më shumë garanci për qytetarët dhe turistët

Policia shqiptare dhe ajo italiane patrullojnë së bashku në Durrës, Lamallari: Më shumë garanci për qytetarët dhe turistët

August 4, 2026
Mbyllen aplikimet për Prokurorin e Përgjithshëm, 5 kandidatë në garë, pritet të nisi faza e verifikimit nga KLP

Mbyllen aplikimet për Prokurorin e Përgjithshëm, 5 kandidatë në garë, pritet të nisi faza e verifikimit nga KLP

August 4, 2026
Zjarret në vend/ Bilanci i Emergjencave Civile: 14 vatra të raportuara në 12 orë, 5 mbeten aktive në të gjithë vendin

Zjarret në vend/ Bilanci i Emergjencave Civile: 14 vatra të raportuara në 12 orë, 5 mbeten aktive në të gjithë vendin

August 4, 2026
AGSH kundërshton kufizimet e reja të GJKKO-së për gazetarët: Konsultim dhe rishikim i rregullores

AGSH kundërshton kufizimet e reja të GJKKO-së për gazetarët: Konsultim dhe rishikim i rregullores

August 4, 2026
SHBA-Iran drejt një marrëveshjeje? Katari: Draftet po qarkullojnë, por nuk ka ende bisedime të drejtpërdrejta

SHBA-Iran drejt një marrëveshjeje? Katari: Draftet po qarkullojnë, por nuk ka ende bisedime të drejtpërdrejta

August 4, 2026
Negociatat për formimin e institucioneve, Kurti del pas tri orësh takim me Abdixhikun: Nuk kemi akoma një marrëveshje

Negociatat për formimin e institucioneve, Kurti del pas tri orësh takim me Abdixhikun: Nuk kemi akoma një marrëveshje

August 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com