• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, August 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Rama të ka falur plazhin publik për 30 vite”/ Agron Shehaj akuza Xhaçkës, përgjigjet Spiropali: Pse s’ka konflikt interesi

by A R
23/06/2022 11:11
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deputeti i Partisë Demokratike Agron Shehaj ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se ka favorizuar bashkëshortin e ministres Olta Xhaçka për të marrë statusin e investitorit strategjik.

Në një interpelancë në Kuvend me Ministren e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Shehaj tha se Xhaçka e dinte që ishte në shkelje të Kushtetutës, por tani duhej gjetur një rrugë për të mashtruar ligjin, pa hequr dorë nga afera.

“Familja Xhaçka ishte e vetëdijshme se përfitimet ishin në shkelje të kushtetutës tani duhej gjetur rruga për të mashtruar ligjin pa hequr dorë nga afera. Më pas për të mashtruar ligjin familja ministrore krijon një kompani me një emër shumë të ngjashëm me emrin e kompanisë së saj por këtë radhë jo në emër të bashkëshortit por në emër të një personi tjetër shumë të afërt. Në 15 korrik Rama ndryshoi vendimin e mëparshëm duke shtuar si investitor strategjik dhe kompaninë në pronësi të shtetases amerikane. Kompania e re pronare në letra është shtetase amerikane 31 vjec kapitali i vetëm i saj është bashkëjetesa me vëllain e ministres së jashtme” – tha Shehaj.

Në përgjigje të akuzave, Spiropali ka sqaruar pozicionin e ministres Olta Xhaçkës duke u shprehur se ajo nuk është pjesë e Komisionit të Investimeve Strategjike, ndaj nuk ka asnjë vendimmarrje për këtë çështje.

“Më vjen mirë që përmes kësaj interpelance kam mundësinë të theksoj se Investimet Strategjike duhet të shihen si një mundësi, si një potencial zhvillimi dhe si projekte të cilat meritojnë mbështetjen nga ana e organeve shtetërore dhe pse fatkeqësisht, ato sot janë shndërruar në ushqimin e radhës për traditën e vjetër politike, të përbaltjkes së sulmeve ndaj qeverisë. Jam e kënaqur sot qe do mund te qartësoj njëherë e mirë për qytetarët e këtij vendi, se statusi i investitorit strategjik nuk është një favor apo dhuratë që qeveria, në mënyrë selektive ua bën individëve të caktuar, por një e drejtë ligjore që u jepet investitorëve, që plotësojnë kriteret ligjore për ta marrë atë, kundrejt një të mire të madhe qe këta investitorë do t’i sjellin Shqipërisë, qofshin këta vendas apo të huaj.

Qeveria Rama ka pasur dhe ka ne fokus të saj nxitjen dhe tërheqjen e investimeve duke promovuar klimën e biznesit, procedurat lehtësuese, masat mbështetëse dhe kuadrin ligjor favorizues me synim afrimin e investimeve te huaja të drejtpërdrejta në Shqipëri, si dhe promovimin e potencialit turistik vendas. Investimet strategjike kanë peshën e tyre domethënëse në zhvillimin ekonomik të vendit dhe kuadri rregullator i lidhur me to përfaqëson risi, posaçërisht të fokusuar në tërheqjen e investimeve të huaja, apo “zgjimit”, të kapitalit të vendas. Jemi ne që i nxisim investitorët. Jemi më shumë se ajo që thoni ju.Të kaloj tek pyetjet tuaja, që në thelbësisht janë të njëjtat pyetje që e keni parashtrur me tonin e një prokurori, si duket në një garë të ethshme me Gazin, që tenton të imitojë Joridën në komision.

Së pari pyetja e shtruar ka një terminologji të gabuar, pasi në asnjë parashikim ligjor dhe në asnjë dispozite referuese te vendimeve të Komitetit të Investimeve Strategjike nuk përdoret termi “përfitues bregdeti”. Bregdeti është pasuri Kombëtare Shtetërore i njohur nga Kushtetuta i cili vetëm mund te lihet në përdorim per hapësirën e plazhit, por në asnjë rast ai nuk mund “te përfitohet”. Vendimi i Këshillit te Ministrave vjen si rrjedhojë e parashikimit ligjor te Ligjit të Investimeve Strategjike sipas te cilit vendimet e Komitetitit të Investimeve Strategjike, janë vendime në parim dhe se ato shoqërohen me Vendim te Këshillit te Ministrave, përmes te cilit realizohet miratimi përfundimtar, koordinatat e sakta si dhe tarifa e përdorimit të brigjeve të detit dhe të zonës përkatëse së plazhit në funksion të realizimit të projektit investues strategjik. Ne rastin konkret ka patur nje Vendim te KIS i cili ka parendur vendimin e Keshillit te Ministrave. Ndaj “motivi” qe kërkoni gjendet ne vendimin e KIS per te cilin do ju japim shpjegime ne pyetjen 2.

Për qartësimin tuaj, Xhaçka nuk është është anëtare e KIS -si,  organi i vetëm vendimmarrës  për dhënien e statusit te investitorit strategjik dhe rrjedhimisht nuk mund të jetë pjesë e  vendimmarrjes se këtij organi, që përjashton qartazi përfshirjen e saj në gjendjen e konfliktit te interesit të dukshëm apo të mundshëm, pasi as kjo zyrtare e lartë dhe as institucioni që ajo drejton nuk përfaqësohen në asnjë mënyrë, qoftë të drejtpërdrejtë apo të tërthortë në vendimmarrjen e KIS. Ndërsa sa i takon mbledhjes së Këshillit të Ministrave, ju bëj me dije se Znj. Xhaçka, Ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme, me shkresë zyrtare, përpara mbledhjes, ka njoftuar që të mos marrë pjesë në shqyrtimin dhe vendimmarrjen e këtij vendimi, për të garantuar paanshmërinë e anëtarëve të Këshillit të Ministrave. Heqja dorë nga vendimmarrja nëpërmjet shkresës së depozituar garanton respektimin e ligjit për parandalimin e konfliktit të interesit, por edhe të ligjit nr.9000/2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave” si dhe të Kodit Etik Ministror” – tha Spiropali.

/a.r

Next Post
“Kanë 20 vjet që presin”/ Scholz: Shqipëria dhe Maqedonia meritojnë një shans realist për t’u anëtarësuar në BE

“Kanë 20 vjet që presin”/ Scholz: Shqipëria dhe Maqedonia meritojnë një shans realist për t’u anëtarësuar në BE

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nga karburantet te faturat e shtëpisë, çfarë e nxiti rritjen e inflacionit gjatë muajit korrik?

Nga karburantet te faturat e shtëpisë, çfarë e nxiti rritjen e inflacionit gjatë muajit korrik?

August 11, 2026
E zhytur në krizë institucionale, Kosova rrezikon humbjen e përhershme të milionave nga BE-ja

E zhytur në krizë institucionale, Kosova rrezikon humbjen e përhershme të milionave nga BE-ja

August 11, 2026
Heronjtë e heshtur “anonimë” të revolucioneve antiamerikane të Tiranës

Heronjtë e heshtur “anonimë” të revolucioneve antiamerikane të Tiranës

August 11, 2026
Nga “ankandi elektronik” te “sekretet shtetërore”, Ministria e Mbrojtjes prezanton ligjin e ri për prokurimet

Nga “ankandi elektronik” te “sekretet shtetërore”, Ministria e Mbrojtjes prezanton ligjin e ri për prokurimet

August 11, 2026
A do ta shpallë PD-ja armik ambasadorin e ri amerikan? Intrigat dhe sulmet kundër Withers, Arvizu, Lu dhe Kim

A do ta shpallë PD-ja armik ambasadorin e ri amerikan? Intrigat dhe sulmet kundër Withers, Arvizu, Lu dhe Kim

August 11, 2026
Makina “Benz” përplas biçiklistin në Fier, një person i plagosur përfundon në spital, ja si paraqitet gjendja e tij!

Makina “Benz” përplas biçiklistin në Fier, një person i plagosur përfundon në spital, ja si paraqitet gjendja e tij!

August 11, 2026
Ish-shefi i “Mossad”-it: Agjentët izraelitë vizituan disa herë objektet bërthamore të Iranit! Bombardimi i Fordow, një ëndërr e bërë realitet

Ish-shefi i “Mossad”-it: Agjentët izraelitë vizituan disa herë objektet bërthamore të Iranit! Bombardimi i Fordow, një ëndërr e bërë realitet

August 11, 2026
Rebelët Huthi sulmojnë përsëri, hedhin në erë anijen tregtare në Gjirin e Adenit, 3 marinarë të vdekur!

Rebelët Huthi sulmojnë përsëri, hedhin në erë anijen tregtare në Gjirin e Adenit, 3 marinarë të vdekur!

August 11, 2026
UEFA i jep fund polemikave rreth VAR-it, sjell platformën e trajnimit “Clear Line”! Ja si do të funksionojë

UEFA i jep fund polemikave rreth VAR-it, sjell platformën e trajnimit “Clear Line”! Ja si do të funksionojë

August 11, 2026
E pazakontë në Francë, kandilat e detit bllokojnë reaktorët bërthamorë!

E pazakontë në Francë, kandilat e detit bllokojnë reaktorët bërthamorë!

August 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com