• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Opinion

Rama do të bëjë fushatë me të papunë?!

by Carlo Bollino
12/03/2017 11:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Nga Carlo Bollino

Ideja e shkarkimit të ministrave që kanë detyra koordinatorësh në fushatën e Partisë Socialiste, tre muaj para zgjedhjeve, ka lënë pa fjalë para së gjithash ministrat, asnjë prej të cilëve nuk është njoftuar paraprakisht nga ana e kryeministrit Edi Rama për projektin e tij.

I vetmi, me të cilin Rama kishte folur për këtë ide, ishte Saimir Tahiri, të cilit mbrëmë i ishte kërkuar të dorëhiqej nga posti i ministrit të Brendshëm, për të vazhduar me rolin e koordinatorit të fushatës socialiste në Tiranë.

Thuhet se Tahiri ka refuzuar të dorëhiqet, duke qenë se nuk pranon të jetë fajtor për ndonjë gjë, kështu që pret të shkarkohet nga kryeministri. Lajmi për largimin e Tahirit duhej të mbetej i fshehtë deri të hënën, kur do të komunikohej bashkë me emrat e ministrave të tjerë të shkarkuar. Një rrjedhje lajmesh dekonspiroi fshehtësinë e planit.

Ministrat socialistë që janë edhe koordinatorë të partisë në total janë nëntë, por, sipas zërave nga Kryeministria, jo të gjithë do të shtrëngohen të dorëhiqen. Emrat e “të dënuarve” nuk dihen dhe duket se edhe vetë Rama ende nuk i ka vendosur, duke i bërë publikë vetëm të hënën, gjatë mbledhjes së Kryesisë së PS. Një zgjedhje, që do të mund të duket si diskriminuese e që, për këtë arsye, rrezikon të helmojë gjithë atmosferën e fushatës elektorale. E vetmja gjë që dihet me siguri është se ministrat e shkarkuar do të zëvendësohen nga figura politike dhe jo teknike, për të shmangur atë që Lulzim Basha të mund ta interpretojë këtë lëvizje si një fitore të tij për kërkesën e një qeverie teknike.

Do të jetë e rëndësishme të kuptohet se cilët emra të tjerë do të seleksionojë Rama. Në rast se do të jenë pak (të shumtën dy apo tre), kjo konfirmon dyshimin se, në të vërtetë, këto ndryshime në qeveri do të ishin një çmim që Ramës i duhet të paguajë për të forcuar paktin e tij para­elektoral me Ilir Metën dhe, në të njejtën kohë, për t’i lëshuar diçka edhe opozitës dhe për ta joshur që të mos bojkotojë zgjedhjet e ardhshme, ndoshta duke ndjekur këshillat e ndonjë negociatori, mbase edhe të huaj.

Në rast se emrat e ministrave që do të shtrëngohen të dorëhiqen do të jenë shumë, atëhere mbetet misteri i një zgjedhjeje strategjike që të huton. Ka të paktën dy vjet që po diskutohet për nevojën e rifreskimit të qeverisë e cila, në shumë dikastere, ka humbur prej kohësh forcën e saj dinamike, mbi të gjitha për faj të sjelljes së disa ministrave, të akuzuar edhe nga vetë Rama shumë herë për arrogancë. Tahiri ishte në qendër të sulmeve të opozitës dhe të një pjese të koalicionit, por kurrë nuk ka qenë përfolur si ndër ministrat arrogantë: në të kundërt, i është njohur merita se me të vërtetë arriti të reformojë Policinë.

Po përse kryeministri vendos të ndryshojë gjysmën e qeverisë pikërisht tani, vetëm tre muaj nga zgjedhjet?

Veç të tjerave, shtrohet pyetja se ç’forcë tërheqëse do të kenë në takimet me bazën elektorale këta ish­ministra, që janë edhe ish­deputetë, duke qenë se të gjithë kanë hequr dorë nga mandati i tyre parlamentar siç ua kishte imponuar Rama?

Frika është që koordinatorët e fushatës socialiste do të paraqiten para syve të zgjedhësve të tyre si një ushtri të papunësh, që nuk do të kenë më asnjë pushtet në duar dhe asnjë besueshmëri politike për të kërkuar me force votën. Do te jete i mjaftueshem premtimi se ne rast te nje rezultati te mire ne qershor ata koordinatore mund te fitojne nje mandat te dyte ministror ne nje qeveri te mundshme paszgjedhore?

A është zgjedhja e duhur të demotivosh koordinatorët në fazën më të vështirë të aktivitetit të tyre politik, duke i lënë, mbi të gjitha, pa asnjë mbrojtje përballë kasaphanës së opozitës, pikërisht kur ata duhet të derdhnin energjitë e tyre për të fituar zgjedhjet? Ish-ministrat e shkarkuar do të paraqiten si disa Koço Kokëdhima, të cilët, pa asnjë rol publik, do të enden nëpër Shqipëri, ku, para se të kërkojnë vota, do të kërkojnë identitetin e tyre.

Next Post
Policia hap dyert, sot homazhet për Sokol Barajn

Sokol Baraj, njeriu që i solli dinjitetin shtetit nga Shkodra në Vlorë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tensionet në Lindjen e Mesme/ FMN: Ndikimi ekonomik i luftës do të varet nga kohëzgjatja e saj

Tensionet në Lindjen e Mesme/ FMN: Ndikimi ekonomik i luftës do të varet nga kohëzgjatja e saj

March 3, 2026
Zgjidhet udhëheqësi i ri/ Djali i Khameneit, Mojtaba Hosseini lider Suprem i Iranit

Zgjidhet udhëheqësi i ri/ Djali i Khameneit, Mojtaba Hosseini lider Suprem i Iranit

March 3, 2026
Sa do na kushtojë çekiçi i gjyqtarit?

Pse na vlerëson Komuniteti i Energjisë?

March 3, 2026
Sulmi në konsullatën amerikane në Dubai, e konfirmon Rubio: Droni ra tek parkimi i ndërtesës

Sulmi në konsullatën amerikane në Dubai, e konfirmon Rubio: Droni ra tek parkimi i ndërtesës

March 3, 2026
Ulet nafta dhe benzina! Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja për karburantet

Lufta prek naftën/ Ngrihet lehtë çmimi edhe në Shqipëri, ekspertët kërkojnë ulje të taksave dhe fiksim të çmimit

March 3, 2026
Incident në Ambasadën e Kosovës në Berlin, vendosen etiketa fyese në gjuhën serbe, reagon Ministria e Jashtme në Prishtinë

Incident në Ambasadën e Kosovës në Berlin, vendosen etiketa fyese në gjuhën serbe, reagon Ministria e Jashtme në Prishtinë

March 3, 2026
Berisha paralajmëron protestën e radhës: Të mblidhemi të gjithë para Parlamentit më 12 mars

Berisha paralajmëron protestën e radhës: Të mblidhemi të gjithë para Parlamentit më 12 mars

March 3, 2026
“40 shtëpitë e Familjes Berisha’, gazetari rikthen në vëmendje pasurinë e familjes së ish-kryeministrit

“40 shtëpitë e Familjes Berisha’, gazetari rikthen në vëmendje pasurinë e familjes së ish-kryeministrit

March 3, 2026
Sulmi iranian ndaj bazës britanike, Franca dhe Greqia dërgojnë sisteme anti-dronë në Qipro

Sulmi iranian ndaj bazës britanike, Franca dhe Greqia dërgojnë sisteme anti-dronë në Qipro

March 3, 2026
Shpërthime në Dubai, merr flakë Konsullata amerikane! Nuk ka konfirmime zyrtare për viktima

Shpërthime në Dubai, merr flakë Konsullata amerikane! Nuk ka konfirmime zyrtare për viktima

March 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In