• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, September 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Rama: Të bashkuar për stabilitet; Vuçiç: Nuk ka tensione mes nesh

by Java News
26/08/2015 19:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Edi Rama mori pjesë pasditen e së mërkurës në Forumin e Shoqërisë civile, i cili mbahet në kuadër të Samitit të Vjenës, ne kryeqytetin e Austrisë. Në këtë forum u diskutua nga Kryeministriat e Ballkaint Perëndimor mbi bashkëpunimin rajonal dhe rolin e shoqërisë civile.

Kryeministri Rama në fjalën e tij përcolli mesazhin e rëndësisë së bashkëpunimit mes liderëve të rajonit, në mënyrë që të garantohet stabilitet në rajon.

Gjatë fjalës së tij në këtë Forum Kryeministri Rama deklaroi se, “procesi i Berlinit ka qenë fantastik, kemi ecur para shumë shpejt”. Por theksoi ai, “nuk mund të realizojmë menjëherë modelin e Gjermanisë”.

Kreu i qeverisë shqiptare shprehu kënaqësi që takohet me shoqërinë civile. Sipas tij, “nuk është e nevojshme të tregojmë çfarë kemi bërë, e rëndësishme është të tregojmë çfarë do të bëjmë të gjithë bashkë”. Rama u shpreh se, “të rinjtë nuk kanë kohë të presin për 1 apo 2 dekada”

Gjatë takimit, u promovua, gjithashtu edhe marrëveshja për hapjen e zyrës së bashkëpunimit rinor rajonal, iniciative kjo, e ndërmarrë nga kryeministrat Rama dhe Vuçiç.

Rama tha se Ballkani ka nevojë për një qasje strategjike nga Europa. “Ne takohemi me shoqërinë civile. Dhe nuk është e nevojshme të themi çfarë kemi bërë deri më tani në vendet tona, por të bashkohemi për të garantuar stabilitet në rajon, ndryshe nuk mund të bëjmë asgjë. Ne s’jemi magjistarë për të bërë ato që duam, ndaj kemi nevojë të bashkëpunojmë. Kemi ecur përpara për të qenë bashkë me Vuçiçin, dhe takimet tona tani shihen me qëllime të mira. Ballkani nevojë për qasje strategjike nga Evropa. Duke u ndalur tek reformat do të thoja që e rëndësishme është reforma në arsim. Ne duhet te ecim përpara dhe të hapim negociatat, dhe kështu t’u tregojmë të gjithëve se ndodhemi në Evropë. Ne jetojmë me rregulla, dhe zbatimi i tyre bën që të ecim para”, u shpreh kryeministri Rama.

Vuçiç: Rama është treguar mbështetës për të ulur tensionet

Ndërkaq, kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiç është ndalur në marrëdhëniet mes vendit që ai drejton dhe Shqipërisë, duke i cilësuar ato të qeta.

“Vitin e kaluar u përballem me shumë përmbytje, u përballem me konsolidimin fiskal. Besoj se ishim të parët në Rajon që filluam me ndërprerjen e pensioneve pasi donim të kishim rimëkëmbje. Besoj se rezultatet janë të kënaqshme. Mund të them që popullsia serbe vazhdon që të jetojë mirë. Është kaluar situata e vështirë. Jemi përpjekur ta ulim papunësinë. Jam mirënjohjes ndaj zotit Rama, pasi është treguar mbështetës për të ulur tensionet. Nuk kemi pas tensione mes serbëve dhe shqiptarëve”, tha kreu i qeverisë serbe.

Samitin e Vjenës, avancim i axhendës së ndërlidhjes infrastrukturore, rrugore dhe energjetike

Delegacioni i Shqipërisë, i kryesuar nga kryeministri Edi Rama, po merr pjesë në punimet e Samitit të Vjenës për Ballkanin Perëndimor. Në përbërje të delegacionit shqiptar në këtë Samit janë edhe ministri i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati dhe ministri i Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Arben Ahmetaj.

Sipas burimeve nga MPJ, ky Samit, i cili zhvillohet në vijim të Samitit të Berlinit të vitit të kaluar, synon veçanërisht avancimin e axhendës së ndërlidhjes infrastrukturore, rrugore dhe energjetike, midis vendeve të rajonit dhe BE-së, thellimin e bashkëpunimit për çështje që kanë të bëjnë me arsimimin, kualifikimin, punësimin dhe lëvizshmërinë e rinisë, trajtimin e problematikës në marrëdhëniet dypalëshe, si dhe të sfidave me të cilat përballen bashkërisht vendet e Ballkanit Perëndimor dhe ato të BE.

Mesditën e sotme Ministri i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati, mori pjesë në punimet e Samitit të Vjenës për Ballkanin Perëndimor, në punimet e sesionit të parë, ku u diskutua mbi temën “Roli i BE-së në zgjidhjen e problematikave dypalëshe në Ballkanin Perëndimor që prekin të ardhmen e proceseve integruese”.

Next Post

Elton Deda do të drejtojë Festivalin e 54-t në RTSH

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

SONDAZHI / Veliaj fiton në Tiranë bindshëm, PS mbetet forcë e parë, Meta-Berisha të dytët

“Të mbash kryetarin e kryeqytetit në qeli është absurd”, Rama: Tirana po vuan mungesën e drejtimit

September 11, 2026
Parku i Liqenit me syte nga qielli dhe SPAK

Parku i Liqenit me syte nga qielli dhe SPAK

September 11, 2026
“Nuk e pret Amerika”, Ngjela zbulon çfarë fshihet pas vizitës së Berishës në SHBA

“Nuk e pret Amerika”, Ngjela zbulon çfarë fshihet pas vizitës së Berishës në SHBA

September 11, 2026
Aksident i rëndë në Fier, përplasen tre mjete në aksin rrugor Strum-Roskovec, një i vdekur

U prangos në Greqi! Kush është trafikanti i kokainës që kërkohej nga Shqipëria për vrasje?

September 11, 2026
Me qeverinë dhe partinë në Pogradec, Rama me drejtuesit politikë, krerët e komisioneve dhe ministrat

A e sheh veten President? Rama flet për të ardhmen: Nuk zgjedh pasardhës. Do vazhdoj të jem anëtar i PS

September 11, 2026
Sulmohet tubacioni i naftës në Arabinë Saudite, shpërthejnë zjarre në disa pika

Sulmohet tubacioni i naftës në Arabinë Saudite, shpërthejnë zjarre në disa pika

September 11, 2026
Rama zbulon “Thembrën e Akilit” në negociatat për Sazanin: Çfarë më tha Kushner

Rama zbulon “Thembrën e Akilit” në negociatat për Sazanin: Çfarë më tha Kushner

September 11, 2026
Rama sqaron projektet: Sazani mbetet shtetëror, Zvërneci është pronë private!

Rama sqaron projektet: Sazani mbetet shtetëror, Zvërneci është pronë private!

September 11, 2026
Nufi: Shqipëria, kontribuese e mbrojtjes kolektive, stabilitetit rajonal dhe gatishmërisë së NATO-s

Nufi: Shqipëria, kontribuese e mbrojtjes kolektive, stabilitetit rajonal dhe gatishmërisë së NATO-s

September 11, 2026
Takimi me të deleguarit për Tiranën dhe deputetët e qarkut/ Zbardhet ultimatumi i Ramës: Dilni në terren dhe takoni qytetarët

Rama flet për udhëtimet: Kam bërë 1.6 milionë kilometra në Shqipëri, i kam matur me truprojë

September 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com