• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rama: Tarifat? Sa një kapuçino në ditë! Subvencionim 100% për këto kategori

by Java News
10/12/2018 11:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Edi Rama deklaroi se është gati që të rishikohet vendimi për tarifat, jo përmes ndryshimit të tyre sepse i vendos universiteti, por duke ofruar ndihmën e shtetit. Kreu i qeverisë deklaroi se për tarifat, studentët paguajnë sa një kapuçino në ditë

Propozimi i kreut të qeverisë shkoi përtej kërkesës së studentëve, duke propozuar arsim falas për ekselentët dhe të varfrit. Por për arritjen e këtij objektivi, Rama kërkoi dialog.

“Ne jemi gati që tarifat t’i mbështesim sipas kategorive, më shumë se 50% nga taksat, por është paketë. S’mund të jetë kështu, o ba dua Lekë” tha shefi i qeverisë

“Tarifat vendosen nga universitetet, qeveria vendos tavanin. Pse 50% zbritje tarife për ata familje që janë me ndihmë ekonomike? Pse duhet të kenë tarifë të barabartë, ekselentët, studentët e familjeve me ndihmë ekonomike? Jo vetem 50%, por t’ua subvencionoje shteti 100% atyre me 9 dhe 10 dhe atyre ne ndihme ekonomike. Por ama duhet dialog, se nuk zgjidhen ne eter. Por si ta zgjidhim, me TV? Dhe çfarë tju sugjerojë ju Luli, Monika, apo ai Qorri…’’, tha kryeministri

Kryeministri  tha se jemi gati të investojmë nga taksat për të mbështetur studentët në pagesën e tarifës.

“Tarifa? Patjetër. T’i diskutojmë. Mbështes arsyetimet racionale dhe e ndjej dhimbjen e atyre prindervë dhe studentëve, që janë studentë, që kanë nevojë për ndihmën e shtetit. Duhet të dimë që tarifat i vendosin univeristetët, jo qeveria. Jemi gati të investojmë nga taksat për të mbështetur studentët në pagesën e tarifës. Por kjo duhet diskutuar. Nuk jemi shteti armike, duhet të komunikojmë. Jam i vetëdijshëm për të gjitha kërkesat”, tha Rama

Rama: Do shkarkojmë përfaqësuesit e qeverisë nga bordet e universiteteve

Kryeministri foli edhe për kërkesën e studentëve për bordet e administrimit në universiteteve

Por kreu i qeverisë, shtoi se studentët nuk mund të bëhen pjesë, pasi kjo praktikë nuk zbatohet në asnjë vend të botës. Rama deklaroi se përfaqësuesin e qeverisë mund ta zgjedhin studentet.

“Do shkarkojme gjithe perfaqesuesit e qeverise nga bordet e universiteteve, por nuk mund të firmosim praninë e studentëve në borde. Nuk e ka asnjë vend këtë praktikë, deklaroi Rama. Nuk e marrim dot modelin e Kinës të revolucionit kulturor. I emëruari i qeverisë do të jetë një i zgjedhur nga studentët”, deklaroi Rama

Javanews/a.çupaj

Next Post
OKB, Meta: Shqipëria strategji të re për migracionin!

OKB, Meta: Shqipëria strategji të re për migracionin!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tensione për Reformën Zgjedhore / PD kundërshton rendin e ditës, Bylykbashi i vendos kusht PS-së: Hiqni hartën territoriale dhe…

Tensione për Reformën Zgjedhore / PD kundërshton rendin e ditës, Bylykbashi i vendos kusht PS-së: Hiqni hartën territoriale dhe…

November 9, 2026
Sulm me raketa dhe dronë në Riad, dëmtohet kulla e gjigantit saudit të naftës Aramco

Sulm me raketa dhe dronë në Riad, dëmtohet kulla e gjigantit saudit të naftës Aramco

November 9, 2026
Valixhja e tmerrit në Athinë: Vajza u gjet me këmbë të lidhura, 2 pistat policore dhe dyshimet për serial killer

Valixhja e tmerrit në Athinë: Vajza u gjet me këmbë të lidhura, 2 pistat policore dhe dyshimet për serial killer

November 9, 2026
Pse amerikanët po rebelohen kundër Musk dhe gjigantëve të teknologjisë?

Pse amerikanët po rebelohen kundër Musk dhe gjigantëve të teknologjisë?

November 9, 2026
Greva në Infrakos paralizon trenat në Kosovë, pezullohen të gjitha linjat

Greva në Infrakos paralizon trenat në Kosovë, pezullohen të gjitha linjat

November 9, 2026
Tre skenarë për qeverinë e re në Izrael, Eisenkot kërkon aleatë për të larguar Netanyahun

Tre skenarë për qeverinë e re në Izrael, Eisenkot kërkon aleatë për të larguar Netanyahun

November 9, 2026
Ra pre e spiunazhit kinez? Trump “thyen heshtjen” për skandalin që përfshin shefin e Nvidia-s

Ra pre e spiunazhit kinez? Trump “thyen heshtjen” për skandalin që përfshin shefin e Nvidia-s

November 9, 2026
Horoskopi i Brankos për sot, e premte 28 gusht 2026

Horoskopi i Brankos për sot, e hënë 9 nëntor 2026, dashuria, puna dhe fati për të gjitha shenjat

November 9, 2026
Horror në Athinë, gjendet trupi i pajetë i një vajze brenda një valixheje

Horror në Athinë, gjendet trupi i pajetë i një vajze brenda një valixheje

November 9, 2026
Shqipëria ka mjekë sa 53% e mesatares së BE-së, në raport me popullsinë

Shqipëria ka mjekë sa 53% e mesatares së BE-së, në raport me popullsinë

November 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In