Kryeministri Edi Rama ka takuar homologun e tij belg Charles Michel i cili ka ofruar mbështetje të hapur për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.
Shefi i qeverisë ka përcjellë në rrjetin social Facebook disa prej detajeve të takimit ku tregon se u bisedua mbi reformat në funksion të çeljes së negociatave.
“Me kryeministrin belg, Charles Michel, i cili mbështet qartësisht perspektivën europiane të Shqipërisë dhe shprehu konsiderata shumë pozitive për ecurinë e reformave tona në funksion të çeljes së negociatave për anëtarësim në BE” nënvizon Rama në Facebook./a.ç