Video/ Rama takon homologun belg, merr mbështetje për çeljen e negociatave

Kryeministri Edi Rama ka takuar homologun e tij belg Charles Michel i cili ka ofruar mbështetje të hapur për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Shefi i qeverisë ka përcjellë në rrjetin social Facebook disa prej detajeve të takimit ku tregon se u bisedua mbi reformat në funksion të çeljes së negociatave.

“Me kryeministrin belg, Charles Michel, i cili mbështet qartësisht perspektivën europiane të Shqipërisë dhe shprehu konsiderata shumë pozitive për ecurinë e reformave tona në funksion të çeljes së negociatave për anëtarësim në BE” nënvizon Rama në Facebook./a.ç

Next Post

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.