Kryeministri Edi Rama është takuar këtë të premte me Sekretarin e Jashtëm britanik, James Cleverly. Ky i fundit ka publikuar në Instagram një foto të përbashkët nga takimi mes tyre.
“Përtej çdo gjëje tjetër, bashkëpunimi është thelbësor. Mbretëria e Bashkuar dhe Shqipëria janë duke punuar së bashku për të promovuar sigurinë dhe begatinë e popujve tanë”, shkruan Cleverly.
Të enjten, kryeministri Edi Rama u prit në Londër nga homologu britanik Rishi Sunak, në të parën vizitë zyrtare të një kryeministri shqiptar në Mbretërinë e Bashkuar. Biseda mes tyre u fokusua në çështjet e emigracionit, sigurisë, krimit të organizuar dhe ekonomisë.
Në një deklaratë të përbashkët pas takimit, kryeministrat Rama dhe Sunak zbuluan edhe çështjet për të cilat kanë rënë dakord.
Mes qeverive do të vijojë shkëmbimi i të dhënave për frenimin e emigracionit të paligjshëm dhe ndërsa një task forcë e përbashkët do të do të bëjë një vlerësim të burgjeve shqiptare.
/a.r