Kryeministri Edi Rama ka ndarë me publikun në rrjete sociale dy foto nga takimet e fundit në Nju Jork.
Shefi i ekzekutivit mësohet se ka takuar Philip Reeker dhe Mathew Palmer, të cilët i cilëson si miq të vendit tonë.
“Me Ndihmës Sekretarin e Shtetit, Philip Reeker, dhe të Dërguarin Special të SHBA për Ballkanin Perëndimor, Mathew Palmer; dy miq të kahershëm të Shqipërisë e të shqiptarëve, njohës të sprovuar të çështjeve ballkanike dhe mbështetës të palëkundur të reformave demokratizuese në Shqipëri, e të rrugëtimit të vendit tonë drejt anëtarësimit nē Bashkimin Europian” – shkruan Edi Rama mbrëmjen e së enjtes.
/a.r