• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rama takohet me Pjerin Ndreun: Po e kthen Lezhën në Spanjën e vogël të Shqipërisë

by A R
08/08/2023 11:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me kryetarin e Bashkisë së Lezhës, Pjerin Ndreu këtë të martë. Kreu i qeverisë ka shpërndarë në rrjetet sociale dy foto nga takimi mes tyre ku nuk ngurron të shprehë vlerësimin për të.

Sipas Ramës, Ndreu po e kthen Lezhën në Spanjën e vogël të Shqipërisë. Ai bën me dije se mes tyre është diskutuar për transformimin e Ranës së Hedhun në një destinacion të turizmit mesdhetar me pesë yje.

“Me kryebashkiakun që vit pas viti po e kthen Lezhën turistike në Spanjën e vogël të Shqipërisë, duke diskutuar për sfidën e transformimit të Ranës së Hedhun në një destinacion të turizmit mesdhetar me pesë yje”, shkruan Rama.

Po ashtu, Rama shkruan se kryebashkiaku i Lezhës ka “fiksim të vjetër” të sfidojë bregdetin shqiptar që e lag Joni me një zhvillim fantastik në pjesën që laget nga Deti Adriatik.

“Pjerini e ka fiksim të vjetër të sfidojë Jonin me një zhvillim fantastik në Adriatik. Nëse bashkohet me Benetin ka shumë gjasë t’ia dalin, por halli është se ky do që të sfidojë edhe Shkodrën”, shkruan Rama.

/a.r

Next Post
Hyri në lokalin plot me njerëz dhe ekzekutoi të riun, del fotoja e autorit, Policia: Pas ngjarjes, grabiti një makinë

Hyri në lokalin plot me njerëz dhe ekzekutoi të riun, del fotoja e autorit, Policia: Pas ngjarjes, grabiti një makinë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com