• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, July 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Rama në Gjermani për nxitjen e bashkëpunimit në arsimin profesional

by
24/04/2015 16:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Edi Rama ka nisur sot një vizitë në Stuttgart, kryeqendra e landit të tretë më të madh në Gjermani, Baden Wurttemberg. Kryeministri shoqërohet në këtë vizitë Ministër i Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes Arben Ahmetaj.

Takimin e parë, Kryeministri e pati me Kryeministrin e qeverisë së Baden Wurttemberg, Winfried Kretschmann, ku u diskutua mbi mundësitë dhe fushat e bashkëpunimit dhe u mbështet nevoja për ngritjen e një grupi të përbashkët pune për vlerësimin e tyre.

Në fjalën e tij të mikpritjes, Kretschmann i shprehu Kryeministrit konsideratën për ndërmarrjen e një kursi të vështirë reformash, por të rëndësishme për vendin dhe perspektivën europiane të tij.

“Që kur keni marrë detyrën, i nderuar zoti Kryeministër, ju keni çuar në mënyrë vendimtare përpara reformat. Këtu bëjnë pjesë reformat e administratës publike, e drejtësisë, në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, si dhe reformat në fushën e taksave, tatimeve dhe tregut të punës. Ne jemi të ndërgjegjshëm që rruga që keni marrë nuk është e thjeshtë, por jam i sigurt që durimi dhe të rezistuarit do të shpërblehen. Ne dëshirojmë që me të gjitha fuqitë tona t’ju mbështesim juve,” – u shpreh Kretschmann.

Në takim u fol për nxitjen e bashkëpunimit, veçanërisht në fushën e dijes dhe posaçërisht të arsimit profesional. Sipas Kryeministrit Rama, ajo çka Shqipëria mund të përfitojë nga Gjermania është sidomos ekspertiza e nivelit të lartë.

“Ne besojmë shumë që në çdo kontakt me këtë vend dhe institucionet e këtij vendi është një oportunitet i veçantë për të mësuar. Ka një sërë fushash ku ka shumë për të mësuar prej jush. Ne po shohim dita-ditës, në Shqipëri, përfitimin e të mësuarit prej jush, për shembull nga sistemi dual në arsimin profesional. Vetëm në vitin e parë të adoptimit të këtij sistemi, falë bashkëpunimit me Gjermaninë dhe marrjes së eksperiencës gjermane, ne e kemi parë një rritje 40% të të rinjve që hyjnë në arsimin profesional. Po ashtu, kemi konstatuar që të rinjtë që mbarojnë arsimin profesional kanë 20% më shumë shanse, sesa të rinjtë që mbarojnë arsimin e mesëm të përgjithshëm për të gjetur një punë dhe vetëm 1% më pak sesa ata që mbarojnë universitetin. Ky është një shembull modest që tregon sesa shumë gjëra ne mund të bëjmë në Shqipëri, nëse na jepet mundësia për të mësuar nga eksperiencat më të përparuara në Europë dhe posaçërisht në Gjermani. Sigurisht që, ka një sërë fushash specifike që i përmendi edhe Kryeministri, ku ne besojmë shumë se mund të përfitojmë nga eksperienca dhe këshillat tuaja,” – u shpreh Kryeministri Rama.

Kryeministri Kretschmann ofroi mbështetjen për të asistuar në zhvillimin e arsimimit profesional, por edhe për të parë mundësitë e një bashkëpunimi aktiv edhe në fusha të tjera. “Edhe në fushën e energjisë dhe të ambientit, si dhe në bashkëpunimin midis policive ka gjithashtu, pika ku ne mund të bashkëpunojmë.”

Kryeministri Rama theksoi se qeveria shqiptare mikpret me mirënjohje çdo ndihmë, por edhe çdo sipërmarrës potencial. “Më lejoni t’ju  falenderoj nga zemra zoti Kryeministër! T’ju shpreh vullnetin tonë të plotë për të bashkëpunuar me ju dhe njëkohësisht për të mikpritur të gjithë asistencën teknike nga ana juaj, por dhe të çdo sipërmarrjeje të landit tuaj që ka interes të investoje në Shqipëri.”

Next Post

Bie kamioni në humnerë, ndërron jetë drejtuesi 27-vjeçar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Ka rrezik dekonspirimi”, ish-deputeti i PS kërkon forcimin e BKH me zyra në qarqet problematike

“Ka rrezik dekonspirimi”, ish-deputeti i PS kërkon forcimin e BKH me zyra në qarqet problematike

July 10, 2026
Përshkallëzimi i tensioneve në Lindjen e Mesme! Karburantet shtrenjtohen, çmimi i naftës rritet deri 12 lekë/l

Përshkallëzimi i tensioneve në Lindjen e Mesme! Karburantet shtrenjtohen, çmimi i naftës rritet deri 12 lekë/l

July 10, 2026
Qeveria miraton vendimin! Ndryshojnë uniformat, stemat dhe simbolet e Forcave të Armatosura

Qeveria miraton vendimin! Ndryshojnë uniformat, stemat dhe simbolet e Forcave të Armatosura

July 10, 2026
Tre të arrestuar për sulmet e koordinuara me bomba artizanale që tronditën Selanikun! Zbulohen detajet

Tre të arrestuar për sulmet e koordinuara me bomba artizanale që tronditën Selanikun! Zbulohen detajet

July 10, 2026
‘Flamengo’ vishet me Prada!

Në bulevard po lind komunizmi

July 10, 2026
Raporti i dorëzuar në Kuvend përplas institucionet/ Avokatura e Shtetit: Në 12 raste u mohua aksesi në drejtësi. Reagon Kushtetuesja

Raporti i dorëzuar në Kuvend përplas institucionet/ Avokatura e Shtetit: Në 12 raste u mohua aksesi në drejtësi. Reagon Kushtetuesja

July 10, 2026
Kujdes më 12 dhe 13 korrik! Astrologia zbulon si do të ndikojë Hëna e re te shenjat e horoskopit

Kujdes më 12 dhe 13 korrik! Astrologia zbulon si do të ndikojë Hëna e re te shenjat e horoskopit

July 10, 2026
Qeveria miraton vendimin, kompensim deri në 50% për zjarrfikësit që punojnë orë shtesë dhe gjatë festave

Qeveria miraton vendimin, kompensim deri në 50% për zjarrfikësit që punojnë orë shtesë dhe gjatë festave

July 10, 2026
Iu gjet një sasi kokaine e fshehur në makinë, arrestohet 38-vjeçari në Tiranë

Iu gjet një sasi kokaine e fshehur në makinë, arrestohet 38-vjeçari në Tiranë

July 10, 2026
Atentati në Laç/ Ilir Gjini dhe autori ishin grindur në qendër të qytetit, gjendet një pistoletë në vendngjarje

Atentati në Laç/ Ilir Gjini dhe autori ishin grindur në qendër të qytetit, gjendet një pistoletë në vendngjarje

July 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In