Kryeministri Edi Rama është takuar me homologun e tij kinez Li Keqiang.
Në një postim në ‘Facebook’ shihet Rama bashkë me kryeministrin kinez, teksa marrin pjesë në takimin bilateral në kuadrin e Nismës 16+1.
Në këtë takim u diskutua për programin e bashkëpunimit dhe projektet sektorin e bujqësisë, turizmit dhe infrastrukturës ujore.
“Me kryeministrin Li Keqiang në takimin bilateral në kuadrin e Nismës 16+1, ku diskutuam për programin e bashkëpunimit dhe projektet konkrete në bujqësi, turizëm, infrastrukturë ujore e portuale dhe kulturë🇦🇱🇨🇳”, shkruan Rama.
/b.d










