• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rama takim në Kastriot, premton projekte për bujqësinë

by A R
23/08/2016 10:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në kuadër të fushatës për zgjedhjet lokale në Bashkinë e Dibrës, kandidati i së majtës Dr. Muharem Rama u ndal në një takim me banorë të njësisë administrative të Kastriotit. I shoqëruar nga kordinatori i Partisë Socialiste për qarkun Damian Gjiknuri, kandidati Rama u prit me entuziazëm.

“Kemi projekte konkrete për Kastriotin, kemi projekte edhe në Bujqësi. Të krijojmë një qendër grumbullimi frutash, të krijojmë një baxho, të përmirësojmë shërbimin e kanaleve vaditëse e ujërave të zeza dhe do të ndërtojmë një ujësjellës. Kemi edhe një premtim të mbaruar pasi kemi dhe ministrin në krah. Do të hapim një qendër për kujdesin ndaj klientit që të mos shkoni të paguani faturat në Peshkopi por ta keni këtu. Jemi në diskutime me Ministrinë e Shëndetësisë për të sjellë edhe një ambulancë që të jenë për të ju ardhur në ndihmë të sëmurëve, e jo të detyroheni ti sillni me furgona e makina çasti”, u shpreh kandidati Rama.

Ndërkaq, kordinatori i Partisë Socialiste për Qarkun e Dibrës Damian Gjiknuri u ndal në fjalën e tij për sulmet që opozita po i bën kandidaturës së Ramës. “Po duan të njollosin personalitetin e doktorit që ju të gjithë e njihni. Po thonë ka qenë trafikant droge ndërkohë që populli e njeh shumë mirë. Kjo tregon që ata kanë frike nga kandidatura e Muharemit. Pse? Sepse ne zgjodhëm një djalë të këtij vendi, që është rritur këtu, që I njeh problemet tuaja. Një njeri që ja dini shtëpinë, dini ku të trokisni. Kryebashkiaku nuk do të bëjë politikën e madhe, siç vjen kandidati tjetër thotë do ul taksa e do bëj subvencione. S’ka gjë në dorë ai. Kur të vijë partia e vet në pushtet mbase mund ti bëjë këto por kur ti vijë ama sepse ditët i ka të largëta. Partia Demokratike është në një çorganizim”, u shpreh Gjiknuri.

Më tej, ai tha se populli i Dibrës nuk ka arsye të bëjë eksperiment të gabuar dhe të mos votojë kandidatin e qeverisë. “Dibra është një krahinë me probleme dhe ka nevojë për investime. Si  do bëhet e mundur kjo? Me një kandidat që e mbështet qeveria, që e ka mbështetjen pas. Vërtet Dibra edhe ka vuajtur e jo të gjitha janë bërë mirë. Edhe ne mund të kemi fajet tona si çdo njeri që ka gabimet e veta por gabimin më të madh e kanë ata që në 20 e ca vite kanë marrë votën e dibranëve dhe nuk u kanë bërë asgjë”, insistoi Gjiknuri.

Ne emër të qeverisë, Gjiknuri dha garancinë se premtimet e bëra nga kandidati Rama do të mbahen dhe bëhen realitet për Dibrën.  /r.a

Next Post
Pensionisti kosovar fiton kundër Serbisë në Gjykatën e Strasburgut

Pensionisti kosovar fiton kundër Serbisë në Gjykatën e Strasburgut

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mjekët japin alarmin: Një në tre fëmijë është mbipeshë

Kryebashkiaku i Izmirit braktis opozitën, i bashkohet partisë së Erdoganit

October 7, 2026
Sarandë, tregtarët të kënaqur: Kemi pasur shitje të produkteve

Eksperti ngre alarmin për të ardhurat e familjeve shqiptare: Jemi në ‘kurthin e konsumit’!

October 7, 2026
Tragjedi në Itali: Bie nga skela, humb jetën shqiptari në Rimini. Prokuroria nis hetimet

Tragjedi në Itali: Bie nga skela, humb jetën shqiptari në Rimini. Prokuroria nis hetimet

October 7, 2026
Iu vodhi me dhunë varëset e floririt 2 grave në rrugë, arrestohet 40-vjeçari

Iu vodhi me dhunë varëset e floririt 2 grave në rrugë, arrestohet 40-vjeçari

October 7, 2026
Akademia e Sigurisë hap dyert për 390 studentë, Hita: Energjia dhe mentaliteti i të rinjve janë të domosdoshëm

Akademia e Sigurisë hap dyert për 390 studentë, Hita: Energjia dhe mentaliteti i të rinjve janë të domosdoshëm

October 7, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Enjte 8 Tetor 2026

October 7, 2026
Vdekja misterioze pas një epruvete të thyer, çfarë ndodhi në laboratorin e Siberisë?

Vdekja misterioze pas një epruvete të thyer, çfarë ndodhi në laboratorin e Siberisë?

October 7, 2026
Ndoshta së shpejti inteligjenca artificiale do ta zgjedhë presidentin e Kosovës

Gjuha diskriminuese e kryeministrit të Sllovenisë kundër shqiptarëve të Kosovës

October 7, 2026
Zgjidhën një mister mbi 100-vjeçar, dy shkencëtarë fitojnë çmimin Nobel në Kimi

Zgjidhën një mister mbi 100-vjeçar, dy shkencëtarë fitojnë çmimin Nobel në Kimi

October 7, 2026
Zjarr i madh në Parkun Natyror të Viroit në Gjirokastër, dyshohet i qëllimshëm

Tre vatra zjarri në Bestrovë të Vlorës, dyshohet zjarrvënie e qëllimshme

October 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com