• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, January 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rama takim në Karbunarë: Bujqësia do të subvencionohet me 300 mln euro

by Aalison Pearse Stevens
03/09/2016 13:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Edi Rama pas Zharrëzës së Fierit u ndal në Karbunarë të Lushnjes për të diskutuar mbi hapat që janë hedhur lidhur me rritjen e mbështetjes së prodhimit bujqësor, rritjen e përfituesve nga skemat e subvencionuese, heqjen e TVSH-së për makineritë e prodhimit që importohen, rimbursimin e TVSH-së për produktin bujqësor etj.

I vetëdijshëm për nevojën akoma dhe më të madhe të financimit të bujqësisë Kryeministri Rama nënvizioi fort vënien në funksionim të instrumentit të ri financiar, Fondin Kombëtar të Garancisë deri 300 milionë euro në tre vitet e ardhshme, një bashkëpunim me BERZH dhe bankat e nivelit të dytë. Një Fond ky që do të  hapë mundësi të reja për fermerin. Janë 50 milionë euro të gatshme të cilat nëse janë projektet e duhura nga fermerë dhe investitorë në bujqësi mund të lëvrohen në investime që gjatë këtij viti. Por jo vetëm kaq, Sportelet Unike që po ndërtohen do të asistojnë fermerёt në hartimin e projekteve e tyre.

“Fondi Kombëtar i Garancisë do të funksionojë edhe si fond garancish për interesat. Ka një pjesë të Fondit që garanton interesat. Ata që do të marrin kredi nga bankat, në një pjesë të tyre, sipas projekteve, do t’i kenë ato pa interes, sepse interesat do t’i garantojë shteti. Nga ana tjetër po ndërtojmë sportelet unike për fermerët, në mënyrë që fermerët të kenë mundësi të informohen, të konsultohen dhe të ndihmohen përmes këtyre sporteleve për projektet e tyre për financim,” – u shpreh Kryeministri.

Qeveria i ka akorduar pushtetit vendor, paketën më të madhe financiare të mbështetjes së ujitjes dhe kullimit. Janë mijëra hektarë në të gjithë territorin, që për herë të parë kanë marrë ujë dhe qindra kilometra kanale vaditëse e kulluese të pastruara.  Së shpejti pritet të nisë realizimin projekti jetik për fshatin, ai i zëvendësimit të sistemit të vjetër të ujitjes me një sistem modern të ujitjes së mbuluar.

“Brenda pak javësh fillon një projekt i ri për ujitjen dhe kullimin. Ai që kemi, është një sistem ujitje e kullimi primitiv. Ndërkohë që sistemi që do të fillojë të instalohet në këtë pellg dhe që do të përfshijë zonën e Divjakës, një pjesë të mirë të Lushnjës, një pjesë të Roskovecit dhe një pjesë të Fierit, është një sistem i ujitjes i mbuluar, ashtu siç janë ujësjellësit të mbuluar, në mënyrë që të mos kemi problem në të ardhmen me llumëra, me ferra, inerte etj. dhe të kemi një administrim shumë më të mirë të ujit që vjen për ujitje. Kjo falë një projekti që prej 2 vitesh kemi punuar me Bankën Botërore dhe tani fillon realizimi,” – u shpreh Kryeministri.

Një tjetër incentivë madhore e kësaj qeverie, që rrit garancitë për financim dhe investime në fshat, është procesi i titujve të pronësisë. Proces i cili ka nisur dhe qeveria është e vendosur për ta përmbyllur sa më parë.

“Do të çojmë më tutje procesin e titujve të pronësisë. Ne e kemi hapur procesin në të gjitha bashkitë, për të dhënë përfundimisht tapitë për tokën. Këtë proces do ta çojmë me shpejtësi përpara”, – u shpreh Kryeministri.

Kryeministri nënvizoi edhe vetëdijen e plotё për problemet e mëdha që ka fshati dhe ata që jetojnë me tokën, por garantoi se kanë në krah qeverinë, me një vizion dhe program të qartë për të ndërtuar ekonominë e fshatit që krijon sipërmarrje.

ma.me

378A7855378A7903

Next Post
Pas vrasjes së efektivit të FNSH-së, pezullohet drejtori i Policisë Lezhë

(VIDEO) Publikohen momentet e shkëmbimit të zjarrit mes David Qoses dhe policisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mosmarrëveshje SHBA-Danimarkë për Groenlandën, Trump: Është jetike për sigurinë tonë, NATO të na udhëheqë ta arrijmë

“Jam mbret i tarifave”/ Trump vijon “kërcënimet”: Mund t’i vendos edhe për vendet që s’bien dakord që të marrim Groenlandën

January 16, 2026
Berisha: Rama sulmon drejtësinë për të mbrojtur veten e tij

Paralajmëron spastrime masive në PD, Berisha: S’kanë vend ata që bashkëpunojnë me PS

January 16, 2026
Rama paralajmëron ndryshimin e Rregullores se Kuvendit: Rrugaçëria në Parlament duhet të marrë fund! Të hiqet ‘pengmarrja’..

Rama: Ministria e Jashtme një dështim, sikur atje punojnë vetëm ministrja, roja dhe…

January 16, 2026
Chaoyang i Pekinit synon të bëhet vendi kryesor për turistët globalë

Chaoyang i Pekinit synon të bëhet vendi kryesor për turistët globalë

January 16, 2026
“Rast unik, kryeministri urdhëroi hakerimin e dosjeve të SPAK”- Berisha: Hakeruesi futi duart e zeza në dosje dhe tha…

“Rast unik, kryeministri urdhëroi hakerimin e dosjeve të SPAK”- Berisha: Hakeruesi futi duart e zeza në dosje dhe tha…

January 16, 2026
“Paradite mbroni drejtësinë, pasdite shani SPAK me libër shtëpie”, Salianji akuza Berishës: Sjellje me dy standarde

Berisha deklaroi se nuk kandidon përballë Salianjit se është vetëpërjashtuar/ Ish-deputeti: Askush nuk është mbi Kushtetutën e PD

January 16, 2026
“Vallja” abuzive me Toyotën Yaris

PS-ja u bë super e fortë, sepse PD-ja u superdobësua

January 16, 2026
Debate të forta në Kryesinë e PD, Salianji përplaset me Nokën: Ke shkatërruar partinë! Jep dorëheqjen, Flamur!

Kontrata 6 milionëshe e lobimit në SHBA/ Kompania amerikane nxjerr zbuluar Berishën: U pagua nga PD

January 16, 2026
SHBA “po angazhohen më fort” në Ballkan, ndërsa sanksionet për Dodik mund të rikthehen

SHBA “po angazhohen më fort” në Ballkan, ndërsa sanksionet për Dodik mund të rikthehen

January 16, 2026
Nga anijet tek dronët inteligjentë… Rama: Pse budallenj jemi ne t’i blejmë? Do i prodhojmë vetë dhe do i eksportojmë!

Nga anijet tek dronët inteligjentë… Rama: Pse budallenj jemi ne t’i blejmë? Do i prodhojmë vetë dhe do i eksportojmë!

January 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In