• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, August 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rama me strukturat e PS në Shkodër: Duhet të jemi gjithëpërfshirës, vendi ka humbur kohë me ndasitë

by A R
10/03/2024 14:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Gjithëpërfshirje” ishte porosia e kryeministrit Edi Rama për strukturat e PS-së në Shkodër. Kreu i qeverisë zhvilloi një takim me organizatat vendore të Partisë Socialiste, ku tha se, sipas tij, Shqipëria ka humbur shumë kohë me ndasitë politike. Kryeministri theksoi se duhen kaluar kufijtë patriakë, teksa e konsideroi Shkodrën si laboratorin e një shembulli të tillë.

“Pas 24 orësh në Shkodër, më vjen mirë që përjetimi është pozitiv dhe ndjesia e vlerës së votës është e prekshme. Shkodra është një potencial i jashtëzakonshëm për zhvillimin kombëtar. Shkodra ishte pengu  një krenarie të humbur që përkthehej në një mllef vetëasgjësues refuzimi për të tentuar ndryshimin, duke u kapur pas të shkuarës. Sot Shkodra po bëhet hapësira e një krenarie të fituar që ushqehet nga ndjenja  e të qenit në qendër të vëmendjes, e të shikuarit të ndryshimit të mundshëm.

Shkodra sot është një laborator i të shkuarit përtej kufijve partiakë dhe i të kuptuarit të interesave të përbashkëta që mund të mbrohen më mirë duke i kapërcyer kufijtë partiakë. Shqipëria ka humbur shumë kohë me ndasi që nuk i kanë shërbyer as politikës, por vetëm atyre që kanë dashur të kenë sa më shumë njerëz të verbër nga mbrapa për pushtetin e tyre. Shkodra është viktima më kuptimplotë e djallëzisë së kësaj ndasie. Për shumë vite qëndroi e ndarë nga zhvillimi. PS e Shkodrës duhet t’i vihet në funksion këtij procesi duke ndryshuar dhe jo duke qëndruar si një mish i huaj në raport me këtë mekanizëm vital që po ndërtohet”, tha Rama.

Ndalur te investimet që pritet të bëhen në Shkodër, Rama tha se ndryshimi do të jetë i dukshëm, duke shtuar se qyteti do të bëhet “lokomotiva tërheqëse e të gjithë veriut”. Megjithatë, kryeministri theksoi se do të duhet kohë dhe “shumë durim” deri në finalizimin e këtyre projekteve.

“Shkodra do të bëhet modeli, por edhe lokomotiva që do të tërheqë gjithë veriun me vete. Lere ça thonë ca që veriun e kemi lënë pas dore. Ne kemi bërë shumë investime në veri duke parë se ku duam ta shohim veriun pas disa vitesh. Arin më të pastër dhe më të vyer të turizmit, Shqipëria e ka në mal. Sot mund të duket një trill elektoral rruga e Dukagjinit. Sot është një aks i kushtueshëm për buxhetin, por është rruga drejt një hapësirë magjepse që do të jetë një nga pikat e zhvillimit. Do bëjmë të mundur që ndryshimi të jetë i vazhdueshëm, të preki sa më shumë elementë të të gjithë fushave të jetës së përditshme të komunitetit dhe duhet të bëjmë PS-në e Shkodrës si bashkinë e Shkodrës”, përfundoi Rama.

/a.r

Next Post
Moska kërcënon Uashingtonin: Çdo amerikan që kapet në Ukrainë, do të mbajë përgjegjësi për krimet që ka kryer

Vuri kodin e wi-fi “Lavdi Ukrainës”, burg për studentin rus

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Flakët djegin hektarë me pyje dhe bimësi në disa zona të Librazhdit, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme!

Flakët djegin hektarë me pyje dhe bimësi në disa zona të Librazhdit, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme!

August 29, 2026
Vandalizëm në resortin e Trumpit, 7 të akuzuar në “lidhje me terrorizmin”

Vandalizmi në resortin e Trumpit në Skoci, 7 persona të akuzuar për “lidhje me terrorizmin”

August 29, 2026
Tradita shqiptare dhe turistët, mesazhi i Ramës: Vizitorët shijojnë mbrëmjet tradicionale shqiptare, mikpritjen dhe energjinë!

Tradita shqiptare dhe turistët, mesazhi i Ramës: Vizitorët shijojnë mbrëmjet tradicionale shqiptare, mikpritjen dhe energjinë!

August 29, 2026
Fundjava e fundit e gushtit dynd edhe më shumë pushuesit kosovarë drejt Shqipërisë, kolonë e gjatë mjetesh dhe radhë në Morinë

Fundjava e fundit e gushtit dynd edhe më shumë pushuesit kosovarë drejt Shqipërisë, kolonë e gjatë mjetesh dhe radhë në Morinë

August 29, 2026
VIDEO/ Mediat iraniane publikojnë pamje të pashfaqura më parë të Mojtaba Khameneit, pas muajsh të tërë ‘zhdukjeje’!

Mojtaba Khamenei njofton rikthimin si lideri suprem me një mesazh për iranianët, thirrje për shmangie të konflikteve politike

August 29, 2026
Nepali refuzon ndihmën e huaj për shpëtim pas përmbytjeve -

Rëndohet edhe më shumë bilanci i katastrofës në Nepal dhe Tibet, 633 të vdekur dhe mbi 2300 të zhdukur! Vijon aksioni i kërkim-shpëtimit

August 29, 2026
Tetë vatra zjarri aktive, vijon ndërhyrja nga toka dhe ajri në Dajt dhe Lurë

Luftë me flakët në Dajt dhe Dibër, Ministria e Mbrojtjes bën bilancin e 24 orëve: Nga 34 vatra zjarri, 5 ende aktive! S’ka rrezik për banorët

August 29, 2026
VIDEO/ Rusia sulmon Ukrainën me dronë, shpërthime në një depo me eksplozivë pranë Kievit!

VIDEO/ Rusia sulmon Ukrainën me dronë, shpërthime në një depo me eksplozivë pranë Kievit!

August 29, 2026
Dalin pamjet! Ky është momenti kur vihen në pranga Ergys Agasi dhe ish-zyrtari policor në Durrës

GJKKO e la në burg për 6 akuza, zbulohet vendi ku do izolohet biznesmeni Ergys Agasi!

August 29, 2026
U akuzua për korrupsion, shpallet fajtor ish-presidenti i Ekuadorit! Lenin Moreno përfitoi fonde nga kompania e ndërtimit

U akuzua për korrupsion, shpallet fajtor ish-presidenti i Ekuadorit! Lenin Moreno përfitoi fonde nga kompania e ndërtimit

August 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com