• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rama takim me shqiptarë në Luksemburg: Vota e emigrantëve nuk është çështje dëshirash

by Java News
08/02/2024 15:27
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me anëtarë të komunitetit shqiptar në Luksenburg.

Gjatë fjalës së tij, Rama tha se nuk ishte shumë i njohur me kontekstin, mënyrën e jetesës dhe problematikat e tyre atje dhe shtoi se donte të informohej më shumë.

Lidhur me votën e emigrantëve, Rama tha se momentalisht është e pamundur pasi Shqipëria nuk ka një regjistër të dhënash të shqiptarëve në vende të ndryshme të botës.

“Vlerësoj shumë që keni marrë mundimin që jeni këtu dhe nuk dua t’ju mbaj fjalim sepse besoj se është më e arsyeshme që ta konsumojmë këtë kohë në formë bashkëbisedimi. Nuk mund të pretendoj se e njoh mirë kontekstin ku ju jetoni dhe problematikat që ju keni.

Vota e emigrantëve nuk është çështje dëshirash, por e bazës së të dhënave. Ne nuk kemi sot një regjistër të shqiptarëve nëpër botë. Kemi bërë disa tentativa, por… Kjo çështja e databazës na pengon shumë për të bërë të mundur votën e emigrantëve”, tha Rama.

Ndërkohë në një postim në Facebook, Rama ka shkruar se komuniteti shqiptar në Luksemburg është i integruar më së miri në administratë, banka e kompani të mëdha.

“Luksemburg – Kënaqësi e posaçme bashkëbisedimi me anëtarë të komunitetit shqiptar në Luksemburg, bashkëkombas të integruar më së miri në vite në administratë, banka, kompani të mëdha të Dukatit të Madh, me plot pasion për Shqipërinë e dëshirë për të kontribuar për vendin”, ka shkruar Rama në Facebook.

/f.s

Next Post
Analisti nga Kosova: Ja cilin model kopjon Minishengeni Ballkanik! Shqiptarët, i vetmi popull që i beson filxhanit të kafesë

Zeka: Albin Kurti mund të shpallet non grata nga SHBA dhe BE, nëse vazhdon të ndërhyjë në...!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com