• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rama takim me rektorët e Universiteteve: Përse fshiheni?

by Java News
13/12/2018 17:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Rama mësohet se në këto momente po zhvillon një takim me rektorët e Universiteteve.

“Nuk kam ardhur këtu të shkarkoj përgjegjësitë e qeverisë. Protesta e studentëve është shuplakë për qevrinë. Unë respektoj autonominë tuaj me ligj. Me siguri është për ju diçka dhe me siguri ju duhet të shikoni që kjo protestë lidhet në radhë të parë me ju. E kam fjalën për universitetet. Tarfiat janë përgjegjësi e universitetve për t’i propozuar dhe qeverisë për t’u pranuar. Si ka mundësi që studentët nuk e dinë fare që çfarë janë tarifat. Jemi të gjithë të vetëdijshëm që ligji i ri për arsimin e lartë i ka dhënë autonomi universiteteve. Është e pamundur që të zgjidhen nga lart poshtë disa çështje kyçe. Nëse ka ardhur dita që ju të fshiheni kur duhet ti dilni ju përballë studentëve, nëse ka ardhur dita që trupat brenda ndahen të partive dhe nëse ka ardhur dita që tja lini rrugës fatin e studentëve atëherë po më falni po duhet ta rishikojmë autonominë se mbase ka qënë e parakohëshme,”-u shpreh Rama.

Më tej, në fjalën e tij Rama shprehet se në asnjë rast bordi nuk është përdorur nga qeveria për të penguar në vendimmarrjen e një propozimi që ka ardhur nga senati.

“Unë jam i mendimit që bordi i administrimit duhet të shkarkohet i gjithi dhe të zëvëndësohet nga një person publik. Kur mendoj që rektori është i arratisur nga përgjigjësia dhe që ka bllokuar disa dekanate për arsye të mosarsyres, them: Ku po jetojmë?”- thotë më tej Rama.

Ndër të tjera, Rama ka vijuar me akuzat ndaj shpenzimeve që kanë bërë universitetet.: “Po të shohësh shpenzimet e universitetit dhe ka disbalanca ekstreme, me falni po ku hyn qeveria këtu? Jo për të hequr përgjegjësinë e saj, sepse unë jam i gatshëm ta pranoj atë pjesë të shuplakës që studentët i kanë dhënë qeverisë. Më thoni, studentët kërkojnë t’iu rritet pesha e votës, është kollaj të fshihesh, por është si t’i fshihesh një zjarri që ka rënë në kat të parë dhe tymi shkon në kat të tretë. Më thoni ju, si mund t’i përgjigjet një qeveri një turme që thotë nuk dua dialog. Nuk kam ardhur t’ju kërkoj të bëni punën time dhe të lehtësoni komunikimin në një kohë kur ndodh një protestë e tillë, ku për herë të parë studentët refuzojnë zgjidhjen. Dhe kjo nuk është mister dhe nuk ka nevojë të jesh politolog për të kuptuar kush e ka ujitur këtë rrënjë.”

/a.meta

Next Post
FOTO / Si u kthye mensa e studentëve në lloto nga vëllai i Nishanit

FOTO / Si u kthye mensa e studentëve në lloto nga vëllai i Nishanit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Evazion fiskal mbi 1 milion euro, kompania dhe administratori përfundojnë në gjykatë

Evazion fiskal mbi 1 milion euro, kompania dhe administratori përfundojnë në gjykatë

November 8, 2026
Terror në bazën ushtarake në Kolumbi, shpërthime dhe 3 viktima nga një sulm me dron

Terror në bazën ushtarake në Kolumbi, shpërthime dhe 3 viktima nga një sulm me dron

November 8, 2026
‘Vdekja është afër’, hakerët pro-rusë kërcënojnë zyrtarët dhe hetuesit europianë

‘Vdekja është afër’, hakerët pro-rusë kërcënojnë zyrtarët dhe hetuesit europianë

November 8, 2026
Horoskopi i Brankos për sot, e premte 28 gusht 2026

Horoskopi i Brankos për sot, e diel 8 nëntor 2026, dashuria, paratë dhe fati për të gjitha shenjat

November 8, 2026
Modeli ekonomik i Shqipërisë/ Raporti zbulon varësinë nga ndërtimi dhe tregtia, kontrastet e theksuara me rajonin

Modeli ekonomik i Shqipërisë/ Raporti zbulon varësinë nga ndërtimi dhe tregtia, kontrastet e theksuara me rajonin

November 8, 2026
“Shqipëria, rritje ekonomike në letër”/ Teliti: Bujqësia dhe industria prej 3 vitesh në recesion

Teliti: Kur PD të vijë në pushtet do heqim ata që i ka futur Rama në punë

November 8, 2026
“Dana, pranoje detyrën!” Trump i ofron shefit të UFC-së postin e zëdhënësit të Shtëpisë së Bardhë

“Dana, pranoje detyrën!” Trump i ofron shefit të UFC-së postin e zëdhënësit të Shtëpisë së Bardhë

November 8, 2026
Protesta/ Ironia e juristit Spahiu: Reagimi i Ambasadës së SHBA, as ‘mish, as peshk’!- Pyet dhe Arlind Qorrin: Po nëse zgjedhjet i fiton sërish Rama apo Berisha?

Dje Berisha i rrahu me shpulla studentët në shesh por çfarë do ju bënte nëse do ishte kryeministër?

November 8, 2026
Moti për ditën e sotme, vranësira dhe reshje me intensitet të ulët

Moti për ditën e sotme, vranësira dhe reshje me intensitet të ulët

November 8, 2026
Goditje për Netanyahun, rivali i tij merr mandatin për formimin e qeverisë së re

Goditje për Netanyahun, rivali i tij merr mandatin për formimin e qeverisë së re

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In