• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, January 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Editorial

Rama-Tahiri dhe fundi i bashkëfajësisë së heshtur

by S M
20/10/2017 10:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Skënder Minxhozi/

Rreth 20 ditë më parë e gjithë Shqipëria merrej me të fortët e Elbasanit. Sot merret me Habilajt e Vlorës dhe drogën e tyre. Një telenovelë krimi me shumë personazhe, që të kujton orë e çast se jetojmë në një vend paradoksal. Në mes të zhurmës për Habilajt, u mësua se ka nisur procedimi për të gjithë hierarkinë e drejtorisë së policisë së Elbasanit. Rama vendosi më në fund të reagojë në mënyrën e tij. Me vonesë dhe dobët. Kjo sjellje e vetëfrenuar është tashmë një “markë” në karrierën e tij politike dhe vijon t’i kushtojë jo pak politikisht.

Ish-ministri i parë i brendshëm që rrezikon të shkojë në “burgun më të largët”, sipas fjalëve të tij, shënon sot dështimin spektakolar të strategjisë së bashkëfajësisë së heshtur. Një paqe hileqare dhe amorale që ka qenë qendra e gravitetit dhe kodi themelor i heshtjes së të gjitha gjeneratave të politikanëve që nga viti 1991. Mos fol për mëkatet e mia, mos më ço para drejtësisë kur të vish në pushtet, që të mos e bëj edhe unë të njëjtën gjë me ty kur të vijë rradha ime – kjo ka qenë marrëveshja e vjetër dhe e re e politikës shqiptare.

Me procedimin penal të Saimir Tahirit, të parit ministër të brendshëm të pluralizmit që mund të shohë derën e burgut, shpresohet që ky refleks i kushtëzuar i ndyrë i politikanëve tanë të marrë fund. Tahiri po shkon drejt gjykimit i rrethuar nga një kor duartrokitësish me dhe pa pagesë, të cilët sot hedhin gurin pa u menduar fare për mëkatet e tyre.

Opozita mblidhet me urgjencë për të koordinuar sesa dhe sa do të përfitojë nga kjo mesele me drigë dhe politikë. Mirë bën, sepse çdo opozitë do ta bënte një gjë të ngjashme, por ka një “por” të madhe nga pas. Ajo tryezë kishte dhe ka brenda manipulatorë të vjetër të drejtësisë, shkelës të hatashëm të ligjit, protektorë politikë të Lazaratit dhe avokatë të regjur të kanabizimit të Shqipërisë. Një cirk karakteresh të cilët janë sot në vitrinën e politikës vetëm falë kodit të heshtjes, në kurthin e të cilit kanë rënë prej kohësh edhe Edi Rama, edhe Saimir Tahiri. Ky i fundit po paguan edhe çmimin e kripur të asaj që s’bëri kur kishte mundësi të bënte diçka.

Sa herë që e majta ka ardhur në pushtet, ka bërë një gjest “kalorsiak”, për të cilin më vonë është penduar. E bëri Nano në fund të viteve ’90, kur premtoi të hetonte vitin e mbrapshtë ’97 me protagonist Berishën dhe asgjë nuk ndodhi. E bëri shumë kohë pas tij gjestin e hapjes rrugë edhe Edi Rama, kur premtoi transparencë për Rrugën e Kombit, Gërdecin dhe 21 janarin dhe ja ku jemi sot. Ramës (dhe Tahirit pas tij), i mbetet të anatemojnë Bashën, Berishën e Mediun vetëm nëpër rrjetet sociale, pasi kanë heshtur praktikisht nga pozita e pushtetit, pa bërë gjënë e duhur: nxitjen me të gjitha mënyrat dhe mjetet që të jep në dorë të qenit kryetar qeverie apo ministër me peshë, për të zbardhur ngjarje që ende e mbajnë të tramatizuar kujtesën kolektive të shqiptarëve. Justifikimi banal dhe standart se “nuk kemi ç’ti bëjmë drejtësisë”, është vetëm pasqyrë e paaftësisë dhe mungesës së dëshirës për të nxitur dënimin e fajtorëve të pandëshkuar, që sot po bërtasin në kor “kapeni hajdutin”!

Sot Tahiri mund të përballet jo vetëm akuzat për një histori të pisët droge, por edhe me atë që nuk bëri kur ishte ministër i brendshëm, për ta thyer kodin e heshtjes së politikës shqiptare. Bashkë me të, edhe Rama ka rastin të kuptojë sesa i gabuar ka qenë pajtimi me të keqen e mbyllur nëpër sirtare që ka pasur mundësinë dhe t’i hapë, e nuk i hapi kurrë. Nëse kryeministri do të vijojë të reagojë me vonesë dhe pjesshëm, si në Elbasan, apo nëse do të vijojë të qëndrojë pasiv për të dënuar me metrin që i takon gjithkujt që ka lënë pas zullume dhe nuk është ndëshkuar për to, do të kemi sërish spektakle hipokritësh, si ky që po shohim sot. Saimir Tahiri do të shkojë drejt bankës së gjykimit për të marrë (shpresohet!) atë që i takon. Fajtor, nëse ka shkelur ligjin, ose i pafajshëm nëse provohet si i tillë. Çeshtja është se kori i kukuvajkave politike që sot bërtasin “në litar”, e dikur i shpëtonin me procedurë apo me presione politike të njëjtit fat, vijon të ngrejë zërin në emër të drejtësisë! Dhe kjo është thjesht e shëmtuar, jashtëzakonisht e shëmtuar për t’u parë…

Next Post
Xhafaj gozhdon Llallën: Dy referime nga policia për ‘Habilajt’, prokuroria nuk lëvizi

Xhafaj gozhdon Llallën: Dy referime nga policia për 'Habilajt', prokuroria nuk lëvizi

Comments 1

  1. Albi_I says:
    8 years ago

    Me perjashtim te permendjes se paktit, i tere artikulli eshte nje pocalliqek militantesk.

    Jo vetem e majta, por edhe e djathta ka bere “aktin kalorsiak”, pra faljen per te kerkuar me pas faljen. I harrove cfare terhoqi mbrapa Berisha ne 2005 per Nanon?

    Jo, Sajmes nuk ja beri gjemen opozita shqiptare, me gjithe problemet e saj. Gjemen Sajmes ja beri koka e vet dhe te huajt sepse mbivleresoj pushtetin e tij aq shume sa filloi te shqetesonte sigurine edhe te Italise me sasine e gomoneve qe dergonte. Dhe italianet u detyryan ti dergonin politikes shqiptare sinjal.

    Po mos u be merak, ne emer te paktit perseri nuk do bej gje drejtesia shqiptare. Dhe ti do vazhdosh jeten duke permendur vetem Gerdecin e 21 Janarin, ndersa e djathta duke permendur krimin dhe drogen, e duke mos i mbajtur asnjehere pergjegjes krahet qe mbeshtesni.

    Te fala Lali Fikut qe te financon!

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“18 mln euro për akomodimin e forcave italiane të rendit”, Meloni rinovon marrëveshjen me resortin në Shëngjin

“18 mln euro për akomodimin e forcave italiane të rendit”, Meloni rinovon marrëveshjen me resortin në Shëngjin

January 24, 2026
“He mo Çim a do vish te burgu?”, zbardhen bisedat mes policit të paraburgimit në Elbasan dhe shpërndarëses së drogës

“He mo Çim a do vish te burgu?”, zbardhen bisedat mes policit të paraburgimit në Elbasan dhe shpërndarëses së drogës

January 24, 2026
Akuzohet si një nga trafikantët më të mëdhenj të drogës në botë, arrestohet nga FBI kampioni olimpik Ryan Wedding

Akuzohet si një nga trafikantët më të mëdhenj të drogës në botë, arrestohet nga FBI kampioni olimpik Ryan Wedding

January 24, 2026
Nis zyrtarisht protesta e PD para Kryeministrisë! Berisha del nga selia dhe zbret në shesh

Nis zyrtarisht protesta e PD para Kryeministrisë! Berisha del nga selia dhe zbret në shesh

January 24, 2026
Militantët e PD fillojnë të mblidhen në protestën e Berishës, kordon i dyfishtë policie para Kryeministrisë

Militantët e PD fillojnë të mblidhen në protestën e Berishës, kordon i dyfishtë policie para Kryeministrisë

January 24, 2026
ANALIZA E REL/ Pretendimet për manipulime në proces, çfarë tregon rinumërimi i votave në Kosovë deri tani?

ANALIZA E REL/ Pretendimet për manipulime në proces, çfarë tregon rinumërimi i votave në Kosovë deri tani?

January 24, 2026
Protesta/ Berisha mbërrin në selinë e PD: Keni shansin e madh të riktheni të ardhmen e shqiptarëve

Protesta/ Berisha mbërrin në selinë e PD: Keni shansin e madh të riktheni të ardhmen e shqiptarëve

January 24, 2026
Investigimi/ Daily Mail: Shqiptarët, 300.000 sterlina shesin telefona me numra klientësh që konsumojnë kokainë

Investigimi/ Daily Mail: Shqiptarët, 300.000 sterlina shesin telefona me numra klientësh që konsumojnë kokainë

January 24, 2026
“Tarifa 100% në rast të një marrëveshjeje tregtare me Kinën”, Trump kërcënon edhe Kanadanë

“Tarifa 100% në rast të një marrëveshjeje tregtare me Kinën”, Trump kërcënon edhe Kanadanë

January 24, 2026
Katër sektorë në fokus të investitorëve/ Ekspertët: Ka potencial të lartë, por klima e investimeve mbetet sfidë

Katër sektorë në fokus të investitorëve/ Ekspertët: Ka potencial të lartë, por klima e investimeve mbetet sfidë

January 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In