• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, September 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rama: Tahiri bëri punë të mira si ministër, nëse ‘skifeterët’ italianë do kishin prova…

by A R
09/05/2018 08:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Rama tha dje se gjatë vizitës në Gjermani nuk i është kërkuar koka e Saimir Tahirit. I ftuar në emisionin “Top Show” në Top Channel, Rama tha se nuk ka asnjë provë apo akuzë nga Prokuroria e Katanias për ishministrin e Brendshëm.

“Në Gjermani nuk më kërkoi njeri kokën e Saimir Tahirit. Më bënë vetëm një pyetje në Bundestagun gjerman dhe për atë pyetje unë dhashë përgjigje”, tha Rama. Kryeministri nuk tërhiqet nga vlerësimi i tij për ish- ministrin e Brendshëm për katër vitet e shkuara. “Unë vijoj të them sërish vlerësimin tim për ato punë të mira që ka bërë Saimir Tahiri gjatë periudhës që ka qenë ministër i Brendshëm, për thuajse 4 vite. Sa i përket hetimit të një grupi kriminal, ku në përgjime përmendet edhe emri i Tahirit, mund të them se deri tani prokurorët e Katanias, të cilët janë ‘skifterë’ për çështje të tilla dhe nuk do të falnin një ministër shqiptar, nuk kanë ngritur asnjë hetim për Saimir Tahirin. Madje as Prokuroria e Krimeve të Rënda në Shqipëri nuk ka asnjë provë të vetme për implikimin e Saimir Tahirit në trafikimin e kanabisit, ose të paktën nuk erdhi asnjë ditë ta paraqesë në Komisionin Parlamentar. Kësaj bindjeje i qëndrova deri në momentin që Tahiri vendosi të përballet si qytetar i lirë me drejtësinë, sepse tani e më pas, Prokuroria mund të bëjë ç’të dojë, pa pasur nevojë për Parlamentin”, tha Rama. I pyetur nëse dorëzimi vullnetar i mandatit të deputetit të Saimir Tahirit lidhet me hapjen e negociatave, Rama tha: “Absolutisht, nuk ka asnjë lidhje”.

ttrr

NEGOCIATAT

Duke e parë Francën si vendin më skeptik për hapjen e negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Europian, Kryeministri Rama po përpiqet që të zhvillojë një takim me presidentin francez, Emanuel Macron. “Unë jam shumë dakord që Parisi është shumë i madh për t’ia dalë që ta mahnit. Gjithsesi, tani do të më duhet të provoj të ‘mahnit’ një person të vetëm, Presidentin Macron, për të votuar pro hapjes së negociatave, madje mund t’u them se kam shumë besim që do t’ia dal”, u shpreh Rama. Kryeministri deklaroi se nuk ka fiksuar ende një takim me Emanuel Macron, por shprehu bindjen se bashkë do të ulen para se të merret vendimi për çeljen e negociatave. “Macron-in do ta takoj, në plan nuk e ka, por do më përfshijë. Unë nuk i ndahem deri në fund”, u shpreh Rama.

TARIFAT

Mënyrën se si u vendos tarifa për Rrugën e Kombit, për Kryeministrin Rama nuk mund të konsiderohet si arrogancë. Rama përsëriti faktin se qeveria kishte gabuar për mënyrën se si e vendosi për zbatim këtë tarifë. “Kjo është një çështje komplekse, por që nuk kemi të bëjmë me arrogancë. Bëhet fjalë për një gabim total tonin, që erdhi pasi u nisëm nga një qëllim i mirë. Ne gabuam pasi, ajo kontratë ishte bërë dy vite më parë dhe erdhi për t’u implementuar në një moment kur nuk ishim të përgatitur as ne dhe as komuniteti. Ishte një risi në Shqipëri dhe ne gabuam strategjinë për ta prezantuar dhe impelementuar ashtu si duhet”, deklaroi Rama. Sa i përket fatit të mëtejshëm të Rrugës së Kombit dhe kontratës me koncesionarin, Kryeministri Rama tha se qeveria po studion një opsion të ri të funksionimit të sistemit të taksimit në atë aks. “Që të mos gabosh është e pamundur, por ka një ndryshim mes gabimit pa dashje dhe atij që bëhet për qëllime të caktuara. Gjithsesi, është me rëndësi që të nxjerrim mësime nga ky gabim dhe të tjerë për të mos i përsëritur më në të ardhmen. Në rastin konkret, ne do të japim një opsion të ri të funksionimit të taksimit të asaj rruge. Jemi duke studiuar formën e duhur dhe të përballueshme nga qytetarët, por taksimi është i pashmangshëm, pasi është një rrugë që nuk mund të mirëmbahet ndryshe”, deklaroi Rama.

PENSIONET

Kreu i qeverisë tha se do të dëshironte shumë të rriste pensionet, madje këtë dëshirë do ta kishte kushdo që do të ishte në vendin e tij, por akuzoi mungesën e reformës së pensioneve, që e ka penguar qeverinë për të bërë rritje të konsiderueshme. “Reforma e pensioneve duhet të ishte bërë 25 vite më parë, por për fat të keq u ndërmor vetëm gjatë këtyre viteve nga ne. Të gjithë ata që do të dalin në pension pas hyrjes në fuqi të reformës, do të kenë një trajtim shumë më dinjitoz me vlerën e pension që do të marrin. Ne po mundohemi që të bëjmë paketa solidariteti edhe për ata që kanë dalë në pension përpara kësaj reforme dhe madje kemi synim që të përmirësojmë diçka edhe për ata, por do të isha gënjeshtar nëse do të premtoja mrekulli”, tha Kryeministri.

Next Post
‘Furtunë’ në Universitetin e Elbasanit, dekani e 2 pedagogë prangosen për korrupsion

'Furtunë' në Universitetin e Elbasanit, dekani e 2 pedagogë prangosen për korrupsion

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Raporti, Rusia po përdor koreano-veriorët për montimin e dronëve luftarakë

September 17, 2026
“Qatargate”, i hiqet imuniteti Dimitris Avramopoulos

“Qatargate”, i hiqet imuniteti Dimitris Avramopoulos

September 17, 2026
Aksioni në Fier, 7 të proceduar dhe qindra masa administrative për shkelje të Kodit Rrugor

Aksioni në Fier, 7 të proceduar dhe qindra masa administrative për shkelje të Kodit Rrugor

September 17, 2026
I maskuar si grua dhe me fëmijë në krahë: Arrestohet vrasësi serial në Brazil. Ka rrëfyer 80 vrasje

I maskuar si grua dhe me fëmijë në krahë: Arrestohet vrasësi serial në Brazil. Ka rrëfyer 80 vrasje

September 17, 2026

Kishte shkuar në Velipojë për pushime, humb jetën i moshuari nga Kosova

September 17, 2026
Aeroporti i Vlorës, MIE fiton përballjen e parë me Pacollin: Hyn në fuqi zgjidhja e Kontratës së Koncesionit

Aeroporti i Vlorës, MIE fiton përballjen e parë me Pacollin: Hyn në fuqi zgjidhja e Kontratës së Koncesionit

September 17, 2026
Plas Në Francë! Peshkatarët bllokojnë depot e naftës pas rritjes së çmimeve

Plas Në Francë! Peshkatarët bllokojnë depot e naftës pas rritjes së çmimeve

September 17, 2026
“Dyfisho Sipërmarrjen Tënde”, Ibrahimaj: Vihet në funksion platforma e automatizuar për aplikimin e bizneseve

“Dyfisho Sipërmarrjen Tënde”, Ibrahimaj: Vihet në funksion platforma e automatizuar për aplikimin e bizneseve

September 17, 2026
Dash Sula: Sa të jetë Berisha në krye të PD-së, Rama ta bëjë gjumin e qetë  

“Edi Rama më riktheu dinjitetin”, Dash Sula: Jam kërcënuar, por nuk kam frikë!

September 17, 2026
Protesta para kuvendit, 11 të shoqëruar/ Tensione dhe përplasje me policinë në disa zona të Tiranës

Protesta para kuvendit, 11 të shoqëruar/ Tensione dhe përplasje me policinë në disa zona të Tiranës

September 17, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com