Kryeministri Edi Rama e ka përsërtur disa herë ftesën për dialog me studentët. Gjatë bashkëbisedimit Live në facebook Rama u tha studentëve se ai është aleati i tyre dhe se ata nuk duhet që të shkojnë pas Lulit, Monikës dhe Saliut.
“Pse kush jam unë që zoti, që ju bëni kërkesa dhe unë i zgjidh nga lart? Jo unë mund të bëj zgjidhjet nga dialogu.
Mos shkoni pas Lulit, Monikës dhe Saliut. Ata duan që ju të bëni vezën e kuqe për ta
Është e vërtetë kjo gjë apo jo, të marri megafonin dhe të thotë që është e vërtetë apo nuk është e vërtetë. Unë e them këtë se jeni aleatët i mi, dhe unë jam aleati juaj, nuk jeni aleati i i Lulit e Monës, e as i komshiut.
Mos shkoni te bodrumi Monikës as te shpella e Saliut.
Jeni aleatët e mi, jo të Monikës dhe Lulit. Lërini ata, ata do të vazhdojnë. Ndahuni nga ata që thonë mos dialogo”- tha Rama
“Studentët le të rrinë sa të duan në shesh, nuk marrin dot vendime, por as qeveria. Lëreni Monikën dhe Lulin tek ministria. Vendin këtu e keni, pushtoni këtë godinë, kjo është e juaja. Të ulemi dhe të merremi me këtë punë. Nuk është problemi i tarifave”, tha Rama.
Javanews/a.çupaj