Kryeministri Edi Rama, përmes një postimi në Facebook, i ka uruar sot mirëseardhjen në Tiranë ministrit të Jashtëm gjerman, Frank Walter Steinmeier.
“Mikpresim sot një mik të madh Ministrin e Jashtëm Gjerman, Frank Walter Steinmeier, mbështetës i madh i Shqipërisë për hapjen e negociatave”, citohet postimi i kryeministrit.
Kreu i diplomacisë gjermane viziton sot Tiranën në mbështetje të miratimit sa më parë të reformës në drejtësi. (java / r.a)