Rama sqaron deklaratën “Nuk negociojmë në anglisht me opozitën”: Nuk do të thotë se s’ulemi në tryezë!

Kimo

Në emisionin ‘Kjo javë’, kryeministri Edi Rama iu rikthye edhe një herë deklaratës së tij, bërë pak kohë me parë, kur tha se nuk do të negociojë ‘në anglisht’ me opozitën.

Duke iu referuar takimit të znj. Kim, me krerët e grupeve parlamentare të PS e PD, për të cilin tha se nuk kishte dijeni për shkak të vizitës në Beograd, Rama sqaroi se togfjalëshi ‘nuk do negociojmë në anglisht me opozitën’, nuk do të thotë se nuk do ulemi në tryezë nëse na ftojnë për të pirë një kafe, apo për të na thënë cfarë mendojnë miqtë tanë, këto janë dy gjëra të ndryshme.

Pjesë nga intervista:

Jeni shprehur se nuk do të negocioni në anglisht me opozitën, si e komentoni takimin e ambasadores Yuri Kim me Ballen e Rushajn. A eshte ky nje mesazh ?

Nuk di asgjë për këtë takim, se nuk kam qenë këtu. ‘Nuk do negociojmë në anglisht me opozitën’, nuk do të thotë se nuk do ulemi në tryezë nëse na ftojnë për të pirë një kafe, apo për të na thënë cfarë mendojnë miqtë tanë, këto janë dy gjëra të ndryshme. Dhe nuk mendoj se midis Taulantit dhe z.Rushaj ka pasur ndonjë negociatë në anglisht.

A do pranojë z.Rama të ulet për reformën territoriale. Sa eshte i gatshem ai të leshoje duke dëgjuar propozimet e opozitës?

Patjetër që jemi të gatshëm. Reforma territoriale është një temë e rëndësishme, nga sa kam dëgjuar të dyja palët duan që të adresojnë cështjen e reformës territoriale edhe një herë, por ata duan një reformë territoriale që rrit numrin e bashkive, ne duam një reformë territoriale që e ul numrin e bashkive. Sepse mendojmë duke parë faktet që nevoja për burime njerëzore të kualifikuara dhe nevoja për ndarje të qartë mes politikbërjes dhe qeverisjes në nivelin vendor dhe shërbimeve direkte për qytetarin përmes teknologjisë, është shumë evidente. Është një diskutim shumë interesant, ne do ulemi me mendje të hapur,  mbase ata kanë argumenta të mjaftueshëm për të na bindur që duhet ndjekur ideja e tyre, por mbase edhe ne kemi argumente të mjaftueshëm për t’i bindur ata. Nëse ne ulemi me mendje të hapur do bëjmë një gjë të mirë për Shqipërinë, nëse ulemi thjesht për t’u ulur s’ka se si të ketë rezultat.

 

Next Post

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com