• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, August 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rama: SPAK erdhi nga nevoja e shqiptarëve për drejtësi. Miti i pandëshkueshmërisë ka rënë

by Java News
15/11/2023 17:06
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Edi Rama theksoi gjatë fjalës së tij në Asamblenë e Zgjeruar të PS-së në Dibër se miti i pandëshkueshmërisë ka rënë.

Kreu i qeverisë theksoi se edhe Partia Socialiste ka gabuar por shtoi se është e vetmja parti që në historinë e pluralizmit të vendit, ka kërkuar dialog dhe bashkëpunim për vendin.

“Sot janë të gjithë të prekshëm dhe miti është rrëzuar. Në Shqipëri nuk ka individë të pandëshkueshëm. Kjo duhet, mendoj unë, që të bëjë krenar çdo anëtar të kësaj familje politike sepse këtë hap historik në gjithë rrugëtimin e këtij vendi që kur ngriti flamurin e pavarësisë, mund t’ja mundësonte Shqipërisë dhe shqiptarëve vetëm PS. Do të flas edhe për një sërë gjërash të tjera të rëndësishme, që janë arritur, por asgjë nga ato të cilat janë në një listë të gjatë gjërash që kemi arritur të realizojmë nuk kanë peshën e kësaj drejtësie, dhe të gjitha bashkë s’e kanë peshën e rëndësisë historike që ka kjo reformë në drejtësi, që ne e ëndërronim den baba den dhe kur them ne, kam parasysh të gjithë anëtarët e kësaj familje politike, sepse për fat të keq punët dhe politika në Shqipëri u nda në një mënyrë të atillë ku politikën dhe anën e keqe të saj, socialistët e kanë vuajtur në lëkurën e tyre prej ditës së parë.

E kanë vuajtur në lëkurën e tyre kur hidheshin në rrugë si leckë nga puna, kur edhe familjarët e tyre nuk shikonin dot një derë të shtetit që t’ju hapej por e kanë vuajtur dhe kur fitonin zgjedhjet, dhe nuk arrinin dot të gëzonin fitoren sepse kërciste një dajak që nuk kishte asnjë lidhje me vendet evropiane dhe aspiratat evropiane. E kanë vuajtur sepse në historinë e lirisë dhe pluralizmit në vend iu ka takuar gjithëmonë barra socialistëve të rindërtojnë atë që të tjerët kanë shkatërruar. Nëse i jep çdo fëmije panoramën e këtyre viteve, dhe i thua se ja kush është njëra palë dhe tjetra, ja dhe fusha dhe ja çfarë kanë bërë, t’i vëri emrin.

Ke dy emra, ndërtues dhe shkatërrues. Çdo fëmijë dihet se kujt do t’i vërë emrin e shkatërruesit dhe ndërtuesit që nga viti ’91. Kjo parti ka pasur gjithmonë sensin e shtetit, që shteti vjen përpara pushtetit, pavarësisht momenteve kur edhe PS ka gabuar dhe nuk është e rastit që kjo reformnë, të cilën të gjithë socialistët e donin si gjithë shqiptarët, por edhe si njerëz që nevojën për drejtësi e shikonin për jetën e tyre të përditshme. Kjo parti mund të ketë bërë shumë gabime, që mund të ketë pasur momentet e saj të përshkallëzimit dhe të shfryrjes së tensionit në jetën politike por kjo është e vetmja parti në historinë e pluralizmit që më shumë se njëherë ka tentuar që të bëjë dialog dhe bashkëpunim për shtetin dhe shumë kohë më parë sesa ne të na jepej mundësia të vinim në jetë për reformën në drejtësi, përpara sesa të hynim në zgjedhjet e 2009, ne kemi ofruar qeverisë së asaj kohe, një pakt kombëtar për drejtësinë për të bërë atë gjë që e bëmë vetë më pas. U refuzuam harbutërisht por nuk hoqëm dorë nga ideja.”, tha Rama./m.j

Next Post
Grevë urie nga opozita? Rama: S’ka shans, dhe sikur të kapërcejnë 7 penxhere dhe të hipin në tarracë! S’kemi kohë të merremi me ata

Grevë urie nga opozita? Rama: S'ka shans, dhe sikur të kapërcejnë 7 penxhere dhe të hipin në tarracë! S’kemi kohë të merremi me ata

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mbyllet me tension konferenca Rama-Vuçiç, presidenti serb heq kufjet dhe largohet

“Ballkani ka paguar me gjak…”, Rama reagon ndaj Serbisë për Ibrin: Lumenjtë ndjekin gjeografinë, jo politikën…

August 11, 2026
Nga Dielli te truri i njeriut: Çfarë zbulojnë shkencëtarët gjatë eklipseve?

Nga Dielli te truri i njeriut: Çfarë zbulojnë shkencëtarët gjatë eklipseve?

August 10, 2026
Sherri mes adoleshentëve në Shkodër, policia arreston 2 të rinj dhe procedon 5 të mitur

Pse kanë marrë zemër 20 vjeçarët?

August 10, 2026
“Zemra ime është me ju…”, Shakira mesazh Kolumbisë pas tërmetit që la 111 të vdekur

“Zemra ime është me ju…”, Shakira mesazh Kolumbisë pas tërmetit që la 111 të vdekur

August 10, 2026
KFOR nis largimin gradual nga Ura e Ibrit, Sveçla: Kosova është forcuar dhe është gati të marrë përgjegjësitë

KFOR nis largimin gradual nga Ura e Ibrit, Sveçla: Kosova është forcuar dhe është gati të marrë përgjegjësitë

August 10, 2026
Mori titullin ‘Qytetar Nderi’ në Tiranë, Ali Ahmeti: Nëse nuk e vë flamurin shqiptar në zyrë, 5 mijë euro e kam gjobën. Do përpiqem të jem i disiplinuar

“Më dërguan planin për ndarjen e Maqedonisë”/ Ali Ahmeti zbulon prapaskenën: Si reaguan Nano dhe Berisha

August 10, 2026
“Dinari”/ Minxhozi: Albin Kurti po e fut Kosovën në përplasje me Perëndimin

Llogaritë e shtatorit

August 10, 2026
Rrezikoi pushuesit me Jet Ski në plazhin e Ksamilit, gjobitet me 500 mijë lekë

Rrezikoi pushuesit me Jet Ski në plazhin e Ksamilit, gjobitet me 500 mijë lekë

August 10, 2026
Pse fabula e Revolucionit të Flamingove s’u kthye në kauzë kombëtare?

Pse fabula e Revolucionit të Flamingove s’u kthye në kauzë kombëtare?

August 10, 2026
Përplasja për lumin Ibër, Vuçiç dhe Gjuriç i përgjigjen Tiranës: Serbia vendos vetë për burimet e saj

Përplasja për lumin Ibër, Vuçiç dhe Gjuriç i përgjigjen Tiranës: Serbia vendos vetë për burimet e saj

August 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com