• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, January 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Rama s’la qen pa përqafuar nga Tirana në Durrës e na qan në TV”, Mark Marku: Po sikur të plaste lufta ky do na mbronte ne?

by Java News
04/12/2019 17:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Mark Marku i ftuar në rubrikën ‘Opinion’, në News24 ka komentuar situatën e krijuar në Durrës, Tiranë, Thumanë dhe rrethinat e tyre, pas tërmetit të 26 nëntorit.

Marku tha se ky tërmet nxorri në pah abuzimet që janë bërë me ndërtimet në këto 30 vite, ndërsa theksoi se dorëheqja e kryebashkiakes së Durrësit, Valbona Sako nuk ishte pasojë e deklaratës së saj, që u bë virale në rrjet.

Sipas Markut, deklarata e Sakos: “për fat të mirë përfundoi me 51 viktima” ishte një lapsus dhe sipas tij asaj iu bë presion nga grupet e interesit, të cilët synojnë për të mbuluar krimin.

“Pasojat e tërmeti janë të lidhur me abuzimet që kemi bërë këto 30 vite. Pasojat e mëdha kanë ardhur nga vendimmarrjet politike. Tonet e ngritura nuk justifikojnë asgjë. Kryebashkiakja e Durrësit mendoj se ka pasur presion nga grupet e interesit, të cilët synojnë për të mbuluar krimin.

Ky tërmet ka zbuluar krimin urbanistik të kryer në Durrës dhe në Tiranë. Ajo nuk e ka dhënë dorëheqjen për shkak të asaj deklaratës, sepse ishte një lapsus. Ajo mendoj e dha dorëheqjen për të mbuluar gjurmët e krimit. E vërteta po fshihet”, tha profesor Marku.

Më tej Marku u shpreh se qeveria po sillet si një shoqatë vullnetare, ku kryeministri qan, ndërkohë që po përhap edhe frikë.

“Unë e shikoj një arrogancë nga ana e qeverisë, ku qeveria po shfaqet si shoqatë vullnetare. Qeveria nuk është vullnetare, ne duhet të falënderojmë ata që janë vullnetarë me të vërtetë, qeveritarët nuk duan të qajnë as të lotojnë. Nëse qan kryeministri, çfarë duhet të bëjnë ata tjerët.

Ata po përhapin frikën. Mund të bjerë luftë nesër, të çmendet dikush dhe të na sulmojë qytetet, çfarë duhet të bëj burri i shtetit, duhet të menaxhojë situatën.

Ata janë çorientuar, i ka gjetur të papërgatitur, një pjesë e këtyre dëmeve do ishin më minimale nëse do të ishin marrë masa me 21 shtator.

Ka një keq menaxhim dhe po them se ka 6 vjet se ne jemi në këtë zhurmë propagandistike, Kjo qeveri di të bëjë vetëm fjalë për të dalë në televizor. Unë dyshoj se edhe në këtë rast qeveria po merret shumë pak me terrenin” – tha Marku.

I pyetur për ftesën e kryeministrit për opozitën në menaxhimin e fatkeqësisë natyrore, Marku u shpreh se është thjeshtë propagandë e radhës nga ana e tij.

“E ka propagandistike! Nga ana tjetër e fton opozitën. A kemi ne një plan konkret, se si do të përballohet me kosto dhe me grup pune.

U bënë shtatë ditë që rri vërdallë, ka përqafuar të gjithë qentë e Tiranës dhe Durrësit. Unë mendoj se të gjithë duhet të bashkohemi për të përballuar këtë gjendje.

Tërmeti nuk paralizon demokracinë. Opozitën e do aty që të bëjë foto. Sjellja e Bashës është korrekte. Qeveria po thotë i kemi siguruar qytetarët në hotele me 5 yje” – shtoi Marku.

Next Post
Ndihmat pas tërmetit, Basha falenderon Komisionin Europian: Mijëra të pastrehë kanë nevoja urgjente

Ndihmat pas tërmetit, Basha falenderon Komisionin Europian: Mijëra të pastrehë kanë nevoja urgjente

Comments 1

  1. Dhimitri says:
    6 years ago

    Ky eshte nje koqe gomari qe se ka shokun. Bojkotojeni se ky i ka bere te prekurit nga termeti qen. Ofendim i rende qe nuk i falet.

    Reply

Leave a Reply to Dhimitri Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Friedman: Unë jam vajza që Hitleri e kishte frikë

Friedman: Unë jam vajza që Hitleri e kishte frikë

January 28, 2026
“Përgjithmonë vetëm!”/ Shenjat e horoskopit që nuk duan dhe nuk do të kenë një lidhje

‘Koha të lini pas planet e vjetra’, java e fundit e janarit, zbuloni 3 fatlumët e horoskopit/ Ja çfarë parashikohet për secilën shenjë

January 28, 2026
Ngjarja në Rinas, Preç Zogaj: Atentati, një larje hesapesh mes botës së krimit

Zogaj ngre akuza për strategjinë e zvarritjes së proceseve gjyqësore: Drejtësisë po tentohet t’i priten tubat, nuk po e lenë të rrjedhë

January 28, 2026
Moti i keq godet Gadishullin Iberik, 6 viktima/ Mbi 800 mijë banorë mbeten pa energji elektrike

Moti i keq godet Gadishullin Iberik, 6 viktima/ Mbi 800 mijë banorë mbeten pa energji elektrike

January 28, 2026
Një i penduar që mbulohet nga heshtja dhe një i papenduar që vazhdon luftën nga varri 

A jemi në strategjinë amerikane të mbrojtjes?

January 28, 2026
Vendimi i Gjykatës Kushtetuese për Veliajn-Vangjeli: Tregoi se sistemi funksionon

Vangjeli kundër burgut për parkim të gabuar: Në Evropë të heqin patentën, nuk të arrestojnë

January 28, 2026
“Kodi penal shqiptar ka masa të forta për drogën”-Gjoni: Dënohesh 2 herë më shumë se në vendet e BE

“Kodi penal shqiptar ka masa të forta për drogën”-Gjoni: Dënohesh 2 herë më shumë se në vendet e BE

January 28, 2026
Aksionet e fundit, Çupi: Rama po tenton të bëjë Shqipërinë evropiane

Dekriminalizimi i shpifjes/ Frrok Çupi: Detyra e shtetit është të garantojë liri, e gazetarit të vërtetën!

January 28, 2026
Rumani, momente tensioni/Tifozi i PAOK thyen kamerën e gazetarit para spitalit ku po trajtohen tre të plagosurit

Rumani, momente tensioni/Tifozi i PAOK thyen kamerën e gazetarit para spitalit ku po trajtohen tre të plagosurit

January 28, 2026
Aksioni i policisë në Mitrovicën e Veriut zbulon arsenal armësh, municion dhe uniforma të policisë serbe

Aksioni i policisë në Mitrovicën e Veriut zbulon arsenal armësh, municion dhe uniforma të policisë serbe

January 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In