• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, August 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rama: Sipërmarrësit po vjedhin pensionistët, paga 50 mijë lekë për të mos u taksuar

by A R
23/10/2024 12:04
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Edi Rama, Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha, Ministrja e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, Delina Ibrahimaj po mbajnë një takim me strukturat tatimore për prezantimin e planit për luftën ndaj informalitetit.

Kryeministri Edi Rama i ka bërë thirrje me herët sipërmarrjeve në vend që të deklarojnë pagat reale, duke paralajmëruar deri në ndjekje penale. Rama e konsideroi gjithashtu si “grabitje” ndaj pensionistëve nëndeklarimin e pagave.

Në fjalën e tij, kreu i qeverisë theksoi se sigurimet shoqërore janë detyrimi i parë i kujtdo që merr një pagë.

“Dëshirojmë të gjithë rritjen e pensioneve dhe nga ana tjetër ky është një front i madh i përbashkët shoqëror mes qeverisë, kompanive dhe individëve, sepse siguria shoqërore me të cilat buron fondi i pensioneve janë një detyrim jo vetëm ligjor, por edhe moral për të krijuar mundësinë që zinxhiri i solidaritetit të funksionojë. Sigurimet shoqërore janë detyrimi i parë i kujtdo që merr një pagë dhe ai detyrim sapo shlyhet shkon tek dikush që merr një pension. Instituti i Sigurimeve Shoqërore nuk është një shoqatë fitimprerëse, buxhetore si të tjerët. Ai është një institucion që garanton transferimin e fondeve nga përfituesit e të ardhurave nga puna në sektorin publik ose privat që kanë detyrim të paguajnë sigurimet shoqërore tek përfituesit e pensioneve. Sot do të fokusohemi tek informalitetit i pagave si një armik i pensioneve dhe pensionistëve”, u shpreh Edi Rama.

Kryeministri Rama u shpreh se me mosdeklarimin e paplotë të pagave, sipërmarrësit po grabisin e vjedhin pensionistët.

Për më tepër kreu i qeverisë tha se bizneset, pavarësisht lehtësirave nga masat e marra nga qeveria, ata deklarojnë në mënyrë të gënjeshtërt paga për punonjësit nga 50 mijë lekë të rinj.

“Nëse Shqipëria do të vazhdonte me taksën e sheshte do të kishim më shumë të ardhura por do merrnim më shumë nga xhepi i punëmarrësve nga ata që jetojnë nga një pagë në shtet apo në privat. E hoqëm taksën e sheshtë e bëmë takse progresive dhe kemi hequr dorë nga jo pak nga një shumë ë konsiderueshme ja kemi lënë mësuesve, infermierëve, punonjësve në gjitha hallkat e zinxhirit ekonomik. Për 17 sektorë të ekonomisë janë 156 mijë të punësuar që deklarohen me page 50 mijë lekë të rinj, sepse e dimë që kjo pagë është përjashtuar nga taksimi. Duke i pare sektorët nuk ka asnjë logjik që të thotë se duhet ta gëlltis këtë gjë sepse janë paga te gënjeshtra. Nga kjo qasje kriminale ndaj pensioneve kemi një gropë shumë të madhe të cilën e kompensojmë sot që flasim duke vendosur gjysmë miliardë euro për të plotësuar pensionet sepse pa këto pensionet nuk mund të jepen nën nivelin që janë sot. Problemi i pensioneve nuk zgjidhet me dëshirën e mirë dhe as me idenë që hajde t’ua rrisim sot dhe nga ana tjetër problemi i pensioneve nuk zgjidhet duke ja u marrë fëmijëve që janë sot të mitur dhe kanë nevoje për investime, taksat janë për të ardhmen”, u shpreh Rama.

/a.r

Next Post
“Lironi Berishën dhe Salianji”, nis protesta e opozitës para PE. Policia rrethon zonën

“Lironi Berishën dhe Salianji”, nis protesta e opozitës para PE. Policia rrethon zonën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Deklarata e Vuçiç për devijimin e lumit Ibër, reagon Departamenti amerikan i Shtetit -

Deklarata e Vuçiç për devijimin e lumit Ibër, reagon Departamenti amerikan i Shtetit –

August 11, 2026
Vuçiç sulmon BE-në pas reagimit për Ibrin: Reaguan menjëherë për të mbrojtur shqiptarët

Vuçiç sulmon BE-në pas reagimit për Ibrin: Reaguan menjëherë për të mbrojtur shqiptarët

August 11, 2026
Analiza/ Plani i Vuçiç për Ibrin: Kërcënim politik apo skenar real që rrezikon Kosovën?

Analiza/ Plani i Vuçiç për Ibrin: Kërcënim politik apo skenar real që rrezikon Kosovën?

August 11, 2026
Takimi Rama-Soros në Dhërmi, gazetari: Kryeministri i takon publikisht miqtë, pa komplekse, pavarësisht ndarjeve politike

Takimi Rama-Soros në Dhërmi, gazetari: Kryeministri i takon publikisht miqtë, pa komplekse, pavarësisht ndarjeve politike

August 11, 2026
Riaktivizohet zjarri në Krujë, era favorizon flakët

Riaktivizohet zjarri në Krujë, era favorizon flakët

August 11, 2026
Trump sulmon negociatorët iranianë: Janë dinakë dhe të pandershëm

Trump sulmon negociatorët iranianë: Janë dinakë dhe të pandershëm

August 11, 2026
Zjarri përfshin Parkun Kombëtar të Lurës, flakët avancojnë drejt “Kurorës së Lurës”

Zjarri përfshin Parkun Kombëtar të Lurës, flakët avancojnë drejt “Kurorës së Lurës”

August 11, 2026
UEFA dhe dy konfederata i bashkohen frontit kundër Infantinos, hartojnë platformë të re për qeverisjen e futbollit botëror

UEFA dhe dy konfederata i bashkohen frontit kundër Infantinos, hartojnë platformë të re për qeverisjen e futbollit botëror

August 11, 2026
Martohen Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodríguez, ndajnë foton me unazat e martesës

Martohen Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodríguez, ndajnë foton me unazat e martesës

August 11, 2026
Nga Dajti në Përmet / 12 orë, 23 zjarre! Flakët përhapen në disa fronte, ja ku po punohet ende

Nga Dajti në Përmet / 12 orë, 23 zjarre! Flakët përhapen në disa fronte, ja ku po punohet ende

August 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com