• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rama s’i ndahet rektorit të UT-së: Universiteti s’është për tendera!

by Java News
08/04/2019 12:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Edi Rama gjatë bashkëbisedimit me studentët për Programin Kombëtar të Praktikave të Punës ka sulmuar sërish pedagogët.

Shefi i qeverisë u ndal edhe tek vlerësimi i titujve akademikë, ku sipas tij, shumë pedagogë kanë tituj pa asnjë vlerë dhe universiteti nuk ka bërë asnjë hap për cilësimin e tyre.

“Ne kemi preferuar që mos ndërhyjmë, por realisht është problem. Ju i bëtë protestat dhe i harruat. Unë nuk i kam harruar. Kur thosha do mbetem protestuesi i fundit ju qeshnit. Unë nuk e kam harruar që një nga arsyet kryesore që ishte dhe mbetet shqetësim është vlera reale e titujve akademik. Ca po bëhet me këtë zero, asgjë. Pse? Sepse këtë do ta bëjë universiteti. Universiteti i jep titujt dhe universiteti i vlerëson titujt. Ajo hap një proces njësoj si ai i gjykatësve dhe prokurorëve. Ka shumë nga ata që janë brenda dhe ju shfaqen si profesorë dhe doktorë, por që janë sharlatanë dhe titujt i kanë pa asnjë vlere dhe baze. Jo sepse duhet thënë për politikë, por unë e besoj që shumica e pedagogëve janë në vendin e duhur dhe janë me meritë. Ama një pjesë ca profesorë janë ata? Doktor shkencash, u bënë doktorët e shkencave sikur janë shalqi. Në çdo cep rruge gjen shalqi”, deklaroi Rama.

Rama ka shigjetuar sërish rektorin e Universitetit të Tiranës, Mynyr Konin, ndërsa e fajësoi atë si përgjegjësin kryesor për mungesën e aksesit të studentëve në “Bibliotekën Online”.

Ai tha se universiteti nuk mund të përdoret për të krijuar tendera, por për t’iu shërbyer nevojave imediate, që kanë të gjithë studentët në universitetin e Tiranës.

“Ky është kulmi, që të sigurohet biblioteka dixhitale për studentët dhe që UT që mos ta përdori dot  se nuk ka sistem teknologjik, që lejon përdorimin e bibliotekës dhe studentet të jenë të përjashtuar nga aksesi për shkak se rektori dhe rektorati, të cilët kanë përgjegjësi. Kjo është kulmi. Unë nuk e di se çfarë duhet të ndodhë më tepër.

Të gjithë punët e studentëve të mbahen me kopje në dorë sikur të jemi në kooperativën bujqësore dhe më e rënda është se në vend që t’i zgjidhi, rektori ankohet. Ankohet se pse unë e sjell këtë temë në diskutim, por si t’ia bëjmë? Ta mbajmë këtë përgjegjësi edhe ne. Universiteti është autonom, po nuk është thjesht liri për të bërë tendera apo e drejtë për të bllokuar univesitetni për tendera, por është përgjegjësi, Duhet një zgjidhje, ndërsa ne kemi propozuar që mos të ndërhyjmë, por realisht është problem” tha Rama.

Kryeministri tha se programi “Kombëtar dhe Praktika e Punës” në kuadër të “Paktit për Universitetin’ për të rinjtë dhe të rejat në administratë është një mundësi e mirë, e cila në thelb iu shton studentëve aftësitë dhe eksperiencën e duhur.

g.kosovari

Next Post
Operacioni “shpërthimi i vullkanit”, beteja e përgjakshme për Tripolin u merr jetën 21 personave

Operacioni “shpërthimi i vullkanit”, beteja e përgjakshme për Tripolin u merr jetën 21 personave

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

SPAK-u, gjykatat dhe keqkuptimi i madh mbi drejtësinë

Përse nuk na dhanë vendin e parë?

March 21, 2026
Trump takon sot Netanjahun në Shtëpinë e Bardhë, çfarë pritet nga bisedimet

LAJMI I FUNDIT/ SHBA pranë tërheqjes nga lufta? Trump: Po i afrohemi shumë përmbushjes së objektivave tona!

March 20, 2026
Britania i dha bazat e saj SHBA-ve, Trump sërish ka pretendime: Duhet të kishte vepruar më shpejt!

Britania i dha bazat e saj SHBA-ve, Trump sërish ka pretendime: Duhet të kishte vepruar më shpejt!

March 20, 2026

Industria ajrore po përballet me krizën më të madhe që nga pandemia

March 20, 2026
VIDEO / Akuzat ndaj Veliajt dhe prezumimi i pafajësisë, Ben Andoni: Shkarkimi përmes një procesi joligjor

Andoni: Negociatat me Iranin nuk janë sabotuar, por ato nuk kanë qenë të pastra

March 20, 2026
Balla pas vizitës në Berlin: Gjermania, mbështetëse kryesore e Shqipërisë drejt BE-së

Balla pas vizitës në Berlin: Gjermania, mbështetëse kryesore e Shqipërisë drejt BE-së

March 20, 2026
Diaspora do të ketë përfaqësim në strukturat qendrore të PS! Si do të funksionojë regjistri…

Diaspora do të ketë përfaqësim në strukturat qendrore të PS! Si do të funksionojë regjistri…

March 20, 2026
“Aleancë me Ramën”/ Fuga: Basha bën një retorikë opozitare, por jo kundër qeverisë

“Shumë i rrezikshëm”, Fuga për planin Rama-Vuçiç: Utopik, bie ndesh me parimet e BE

March 20, 2026
Po e ‘djeg’ pa dashje? Artan Fuga: Ina Zhupa do të jetë Meloni e Shqipërisë, hapini rrugë

“Jemi në çark”, akademiku Artan Fuga: Ja si ka ngecur procesi i integrimit

March 20, 2026
Eksperti i ekonomisë: Ja pse e paguajmë naftën më shtrenjtë se fqinjët

Eksperti i ekonomisë: Ja pse e paguajmë naftën më shtrenjtë se fqinjët

March 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In