Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në Kuvend se të gjithë shqiptarët shumë shpejt do ta marrin vesh të vërtetën se përse drejtues të opozitës po tentojnë të ndezin zjarre në pjesë të ndryshme të vendit. Sipas tij, deklaratat në lidhje se po presim raportin, se integrimi, s’kanë asnjë lidhje me gjestet e krerëve të opozitës për zjarrëvënie. “Shumë shpejt në sytë e të gjithë shqiptarëve do të dalë e vërteta se përse tentojnë të djegin vendin. S’ka asnjë lidhje me integrimin”, deklaroi Rama
ma.me/javanews.al