Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në Kuvend deklaroi se Shqipëria është një vend më i sigurt në 5 vitet e fundit.
Kreu i qeverisë deklaroi se kush e merr popullin për budalla paguan koston prandaj ne bëm një ndryshim rrënjësor në Policinë e Shtetit.
Kryeministri theksoi se policia është instirucioni më i besuar dhe ne nuk mjaftohemi me ato që kemi arritur.
“Hodhën bojë në Ministri që të ekspozojnë imazhet. Hodhën bojë në Ministri që të tregojnë një Shqipëri që ‘nxin’. Boja në muret e Ministrisë do përthithet nga tregi i medias“, tha Rama.
Rama ka vlerësuar punën e policisë së shtetit, që sipas tij ka vendosur rend dhe garantuar siguri. Në fjalën e tij, Rama ka ironizuar edhe ish-deputetin e PD-së, Salianji që denoncoi dosjen Babale, por u mor i pandehur për kallëzim të rremë.
“Një mori episodesh me lajme pa lajm që ziejnë dhe arrijnë pikët e vlimit kur shfaqet Babalja dhe Nicja e Shijakut, apo shoku i tyre i pandashëm Ervin Salianji”, tha ai.
g,kosovari