• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, February 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rama: Shqipëria pret atë që meriton, rekomandimin për çeljen e negociatave

by Java News
04/04/2018 13:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në Tiranë është mbajtur Konferenca e Partisë Socialiste Europiane. Kryeministri Edi Rama deklaroi se gjatë konferencës u diskutua mbi raportin e KE.

Shefi i qeverisë u shpreh se Shqipëria pret atë që meriton, çeljen e neociatave.

“Ishte një takim në kuadrin e aktiviteteve të Partive Socialiste Europiane dhe u fokusua tek momenti kyç i pak ditëve më vonë, dalja e raportit të KE-së ku Shqipëria pret atë që meriton: rekomandimin për çeljen e negociatave për anëtarësim”, tha Rama.

Po ashtu, sipas tij, ky takim zhvillohet dhe në vigjiljen e Samitit të Sofjes që i dedikohet BE-së dhe Ballkanit dhe stacioni i tretë i kësaj periudhe entuziasmuese sa i takon vëmendjes së Europës ndaj Ballkanit Perëndimor, takimi i Këshillit Europian, ku do të merret edhe vendimi për rekomandimin komisionit”, tha Rama.

Ndërkohë, Presidenti i PES, Sergei Stanishev u theksoi në fjalën e tij se, “jemi këtu me mesazhe të mira politike për shqiptarët”. Ai vlerësoi reformën në drejtësi dhe bëri thirrje për bashkëpunim mes vendeve të Ballkanit Perëndimor.

“Jemi këtu me mesazhe të mira politike për shqiptarët. Gjatë javëve të ardhshme do të kemi ngjarje mjaft të rëndësishme, jo vetëm për Shqipërinë, por të gjithë Ballkanin Perëndimor. Është bërë një reformë shumë e vështirë. Sistemi i drejtësisë do të jetë transparent. Ky është një kredit vetëm i zotit Rama dhe e PS. Duhet të përgëzohet edhe fushata kundër kanabisit dhe ky është një moment shumë i rëndësishëm. Është shumë i rëndësishëm bashkëpunimi i rajonit, duke përfshirë edhe Shqipërinë. Unë mendoj se bashkëpunim me Malin e Zi është zhvilluar shumë. Ka pasur progres edhe me Greqinë dhe duhet të vazhdohet edhe me vendet e tjera. Shumë vende kanë thënë se nuk do të kemi më zgjerim nëse ka probleme komisioni, por në fakt nuk është kështu. Falë përpjekjeve të Mogherinit, sigurisht që ne kemi një strategji të besueshme, e cila është një tregues shumë i qartë për mënyrën se si ne duhet të ecim përpara”, tha Presidenti i PES, Sergei Stanishev.

Rama: Kur flas anglisht nuk merrem me opozitën

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për herë të parë pas përplasjes mes policisë dhe deputetëve të opozitës në hyrje të gjykatës së Tiranës. Në takimin e organizuar në kuadër të aktivitetit të Partisë Socialiste Europiane, Rama u shpreh se nuk dua të përgjigjem, ndërsa shtoi se problem është zgjidhja që duhet të gjejmë për banorët e Kukësit.

“Thjeshtë nuk i përgjigjem, problemi im sot dhe këtyre ditëve ka qenë zgjidhja që duam dhe do i japim atyre që janë realisht subjekt i sistemit të pagesës dhe patjetër që në fund do të vlejë se cdo të bëjmë për njerëzit që jetojnë në Kukës. Kurrë flas anglisht, nuk flas për opozitën e vendit tim”, deklaroi Rama

a.ç

Next Post
Dhuna e opozitës në gjykatë, Komiteti i Helsinkit: U cënua seanca, mos politizoni protestën!

Dhuna e opozitës në gjykatë, Komiteti i Helsinkit: U cënua seanca, mos politizoni protestën!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vakanca në Kushtetuese që solli për barazimin në vota për Ballukun/ Vendi i Elsa Toskës bosh prej 17 muajsh

Vakanca në Kushtetuese që solli për barazimin në vota për Ballukun/ Vendi i Elsa Toskës bosh prej 17 muajsh

February 8, 2026
“Kievi u godit nga raketa balistike”, kryebashkiaku Vitali Klitschko reagon pas sulmeve të fundit ruse

“Kievi u godit nga raketa balistike”, kryebashkiaku Vitali Klitschko reagon pas sulmeve të fundit ruse

February 8, 2026
21 janari, truku shihet, por nuk është!

“Reforma” e reformës nuk mund të jetë me heq foshnjën nga vaska

February 8, 2026
Nuk zbatoi urdhrin e policisë dhe aksidentoi dy policë gjatë ndjekjes, arrestohet shoferi në Mitrovicë

Nuk zbatoi urdhrin e policisë dhe aksidentoi dy policë gjatë ndjekjes, arrestohet shoferi në Mitrovicë

February 8, 2026
Aeroporti Ndërkombëtar i Rinasit i pari në Ballkan, Rama: 11.6 milionë pasagjerë në vitin 2025

Aeroporti Ndërkombëtar i Rinasit i pari në Ballkan, Rama: 11.6 milionë pasagjerë në vitin 2025

February 8, 2026
ANALIZA E REL/ A mund t’ua ndalojë BE-ja hyrjen në Shengen ish-ushtarëve rusë?

ANALIZA E REL/ A mund t’ua ndalojë BE-ja hyrjen në Shengen ish-ushtarëve rusë?

February 8, 2026
Goditja e trafikimit të armëve nga Kosova drejt Shqipërisë, Ilir Proda vlerëson Policinë e Tiranës

Goditja e trafikimit të armëve nga Kosova drejt Shqipërisë, Ilir Proda vlerëson Policinë e Tiranës

February 8, 2026
A do të sulmojë SHBA Iranin? Reagon Izraeli: Programi i raketave të Teheranit, kërcënim ekzistencial! Gati të veprojmë

A do të sulmojë SHBA Iranin? Reagon Izraeli: Programi i raketave të Teheranit, kërcënim ekzistencial! Gati të veprojmë

February 8, 2026
Çfarë na mëson sociologjia dhe filozofia për Shqipërinë politike

Çfarë na mëson sociologjia dhe filozofia për Shqipërinë politike

February 8, 2026
Dosja Epstein/ Dyshohet se bashkëpunoi në trafikimin dhe abuzimin e të miturave! Maxwell do heshtë para Kongresit

Dosja Epstein/ Dyshohet se bashkëpunoi në trafikimin dhe abuzimin e të miturave! Maxwell do heshtë para Kongresit

February 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In