• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rama: Shqipëria, një hap afër çeljes së negociatave! Kapja e drejtësisë? Dokrra!

by Java News
29/01/2018 09:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Shqipëria është një hap afër çeljes së negociateve“. Kështu deklaroi kryeministri Rama, gjatë mbledhjes së grupit parlamentar të PS.  Duke u ndalur te akuzat e opozitës për drejtësinë, kryeministri i cilësoi si dokrra, ndërsa shtoi se SHBA dhe BE nuk do të lejonin shfaqen më të vogël të përpjekjes për kapjen e drejtësisë.

“Shqipëria është një hap afër çeljes së negociateve. Ky është një proces që nuk ka shans të pengohet dhe presim një rekomandim të pastër nga Komisoni Europian dhe miratimin nga Këshilli Europian. Reforma në Drejtësi, fillimi i punës për Vettingun dhe mbi të gjitha qartësia se ky është një proces që nuk ka shans të pengohet apo bllokohet janë një bazë shumë solide për marrjen e një rekomandimi të pastër”, deklaroi Rama

Rama tha në mbledhjen e grupit parlamentar socialist, se pavarësisht se opozita ka tjetër agjendë, dhe jo fokusin në procesin e hapjes së negociatave, maxhoranca është e hapur për dialog.

“Fantazitë e ushqyera nga frika e një pjese të spektrit politik dhe propaganda për me demek kapjen e drejtësisë janë dokrra. Janë dokrra se po të ishte ndryshe askush e jo më pastaj BE, apo SHBA, nuk do të lejonin shfaqjen më të vogël të përpjekjes për të kapur drejtësinë. Opozita ka një agjendë që nuk përputhet me fokusin 100% që klasa politike duhet të ketë në këtë proces për të garantuar hapjen e negociatave, ne kemi detyrimin që të vazhdojmë të përpiqemi për të krijuar kushte për dialog me opozitën”, tha Rama.

Kryeministri i kërkoi opozitës të bashkëpunojë për reformën zgjedhore

“Nëse për temën e drejtësisë, opozita ka qenë gjithmonë në një pozicion historik kundër, shpresoj që të ketë dialog për reformën zgjedhore”, deklaroi Rama

Kreu i qeverisë foli edhe për bisedimet me Greqinë. Rama theksoi se jemi në një moment jashtëzakonisht pozitiv dhe partneriteti strategjik është shumë afër

“Jemi në një moment jashtëzakonisht pozitiv në dialogun me Greqinë. Partneriteti strategjik me Greqinë është shumë afër. Do të presimin përfundimin e shkruar të këtij procesi dialogu dhe negociatash, duke filluar nga ligji absurd i luftës, marrëveshja për kufirin detar, garantimi i të drejtave të shqiptarëve dhe në veçanti të komunitetit çam”, tha shefi i qeverisë

Mosdekretimi i ligjit të gjuhës shqipe në Maqedoni nga presidenti Ivanov, për kryeministrin Rama nuk ishte surprizë, por nuk do të jetë bllokues

“Keqardhje për qëndrimin e presidentit Ivanov për gjuhën shqipe. Nuk ishte qëndrim surprizë, por as bllokues për Maqedoninë nën lidershipin vizionar meqadonas’’, tha Rama

Kryeministri foli edhe për vrasjen e liderit serb të Mitrovices.

“Vrasja e Ivanoviq nuk ka ndikur negativisht në dialogun Kosovë-Serbi. Kam biseduar me presidentin Vuçiç në forumin e Davosit”, deklaroi Rama

Kryeministri u shpreh se hapja e negociatave do i japë një tjetër hov ekonomisë shqiptare dhe Rajonit

“Ka një interes të madh të kompanive të huaja për të interesuar në Rajon dhe veçanarisht në Shqipëri. Çelja e negociatave do ndikojë në thithjen e investiorëve”, deklaroi kryeministri.

javanews.al/a.ç

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/10155516893856523/

Next Post
Italianet: Ja 10 sekretet e bukurisë latine

Italianet: Ja 10 sekretet e bukurisë latine

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pushimet pranverore po bëhen gjithnjë e më popullore në Kinë

Pushimet pranverore po bëhen gjithnjë e më popullore në Kinë

April 4, 2026
Kupa e Shqipërisë, ndeshjet e para gjysmëfinale më 8 prill

Kupa e Shqipërisë, ndeshjet e para gjysmëfinale më 8 prill

April 4, 2026
Trump kërkon 152 milionë dollarë për të rihapur burgun famëkeq të Alcatraz-it

Trump kërkon 152 milionë dollarë për të rihapur burgun famëkeq të Alcatraz-it

April 4, 2026
I dënuari për korrupsion ishte liruar për sjellje të mirë, Apeli i Posaçëm e rikthen në burg

I dënuari për korrupsion ishte liruar për sjellje të mirë, Apeli i Posaçëm e rikthen në burg

April 4, 2026
EMRAT/ Grabitën kasafortën me sende me vlerë në një banesë, në pranga dy persona

EMRAT/ Grabitën kasafortën me sende me vlerë në një banesë, në pranga dy persona

April 4, 2026
 Riorganizimi i PS, Rama: Numri i turistëve dhe investimet e huaja në Shqipëri janë shumëfishuar gjatë qeverisjes sonë

“Nga 2 milionë në 12 milionë turistë”, Rama: Madje më parë numërohesha edhe unë sa herë dilja e hyja në Shqipëri

April 4, 2026
Tiranë: Finalizohet operacioni “Access”, arrestohen dy persona për vjedhje kasaforte

Tiranë: Finalizohet operacioni “Access”, arrestohen dy persona për vjedhje kasaforte

April 4, 2026
Rama ndan punët për zgjedhjet në Tiranë, Braçe i pakënaqur: Më hoqën nga fushata në Njësinë 5 pa arsye, akt i padrejtë por..

Incident në një aktivitet partie? Braçe: Fajin e kanë ata në PS që shpërndajnë lajme të tilla

April 4, 2026
“Po mbahet pa prova në paraburgim”, avokati Ndreca: Rasti i Veliajt, më flagranti! Kulmi i abuzivitetit me masën e sigurisë

Një prokuror nuk është SPAK, SPAK nuk është një prokuror

April 4, 2026
“Ka shumë helm për integrimin”, Rama: BE na do! Dera do mbyllet vetëm pasi të kemi hyrë ne brenda

“Ka shumë helm për integrimin”, Rama: BE na do! Dera do mbyllet vetëm pasi të kemi hyrë ne brenda

April 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In