• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rama: Shqipëria meriton hapjen e negociatave! Hahn: Vettingu vendimtar

by Java News
09/11/2017 11:58
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se Shqipëria meriton hapjen e negociatave për anëtarësimin në Bashkimin Evropian. Në një konferencë të përbashkët me Komisionerin për Zgjerim, Johannes Hahn, Rama tha se tashmë ka nisur procesi i Vettingut në vendin tonë, një element ky i kërkuar nga BE për hapjen e negociatave.

Më tej, ai theksoi se ka diskutuar me Hahn për luftën kundër kanabisit dhe krimit, teksa tha se pas fazës së parë të përmbyllur me sukses, qeveria nis luftën në fazën e dytë me Task-Forcën Speciale të Policisë.

“Kjo vizitë vjen në një moment të rëndësishëm, sepse pas negocimit të BE për hapjen e negociatave, rikujtoj të zbatimit të procesit të Vettingut, Shqipëria e ka filluar procesin e Vettingut. Me Hahn diskutuam hapat që duhet të ndërmarrim së bashku në funksion t konsolidimit të Shqipërisë në raport me shtetet anëtare, duke vënë në tryezën e KE një raport solid që konfirmon vazhdimiësinë e progresit të bërë që në vitin e shkuar. Diskutuam për suksesin e qartë të lufts kundër kultivimit dhe trafikimit të kanabisit, një suksese i mishëruar në raportin e dalë pas monitorimit të qenësishëm të Guarda di Finanza dhe i konsideruar si përmbyllja e fazës së parë. Lufta nis në fazën e dytë, për të cilën ndamë me Hahn objektivat dhe ambicien tonë, si dhe hapat për t’ia dalë me sukses me Task Forcën Speciale të policisë”, tha Rama.

Më tej, kreu i qeverisë zbuloi dhe një takim që do të zhvillojë me Presidentin e KE, Jean-Claude Juncker, në fillim të dhjetorit.

“Presidentin Juncker do ta takoj në fillim të dhjetorit, pas ftesës së marrë ditën e djeshme. Neve na takon të provojmë progresin me fakte, por nuk jemi vetëm sepse kemi mbështetje të qartë nga BE”, shtoi shefi i qeverisë.

Komisioneri për Zgjerimin, Johannes Hahn deklaroi në konferencën e përbashkët për shtyp me Kryeministrin Edi Rama se Shqipëria është në rrugën e duhur.

“Në vlerësimin tonë Shqipëria është në rrugën e duhur dhe aspirata europiane duhet të jetë një objektiv kombëtar që mbështetet nga të gjithë elementët, partitë politike, shoqëria civile e madje edhe media”, deklaroi Komisioneri.

Hahn përmendi edhe problematikat kryesore që shqetësojnë BE-në. Ai tha se ka patur arritje në luftën kundër kanabisit, e po ashtu përmendi edhe uljen e numrit të azilkërkuesve. Komisioneri përmendi Vettingun dhe pritshmëritë që BE ka tek ky proces.

Komisioneri deklaroi se vitin e ardhshëm do të organizohet një Samit për Ballkanit Perëndimor në Bullgari, 15 vite pas atij të Selanikut.

“Kjo tregon angazhimin e Bashkimit Europian për të ardhmen europiane të vendeve të Ballkanit Perëndimor”, u shpreh ai.

a.ç

Next Post
PROFIL / Kush është z.Uang, “orakulli” i udhëheqjes kineze

PROFIL / Kush është z.Uang, “orakulli” i udhëheqjes kineze

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bordi i Paqes, Rama publikon fotot: Një ditë krenarie për Shqipërinë në Uashington

Bordi i Paqes, Rama publikon fotot: Një ditë krenarie për Shqipërinë në Uashington

February 19, 2026
Ish-këshilltari i Berishës: Në PD të gjithë luftojnë për pushtet, më e mira është që secili të bëjë partinë e vet

“Gjykatë e dështuar”/ Sejamini: Deklarata e Ramës, e nevojshme. Bordi i Paqes, zhgënjim

February 19, 2026
“S’ka kush lufton”, Debat mes Rexhajt dhe Bumçit: Qytetarët e rrëzojnë qeverinë me votë, por ju s’dini

“S’ka kush lufton”, Debat mes Rexhajt dhe Bumçit: Qytetarët e rrëzojnë qeverinë me votë, por ju s’dini

February 19, 2026
“Humbën zgjedhjet në 11 Maj dhe qeshnin”, Salianji: Ne që kemi sakrifikuar jemi demokratë, jo ata që paguhen

“Humbën zgjedhjet në 11 Maj dhe qeshnin”, Salianji: Ne që kemi sakrifikuar jemi demokratë, jo ata që paguhen

February 19, 2026
Kronikë për dy të tretat!

Agron Gjekmarkaj: Rama ishte larg Donald Trumpit, se pashë dhe aq afër

February 19, 2026
Momente pikante nga Bordi i Paqes/ Rama dhe Trump bisedë miqësore me njëri-tjetrin, buzëqeshje dhe shtrëngime duarsh

Fjalimi i Edi Ramës, një kërcim i guximshëm në errësirë

February 19, 2026
Ndryshimet në buxhet| Vengu shpjegon si do ndahen 1.9 miliardët që merr Mbrojtja

Deklarata e fortë e Vengut: Rama e përdori Bordin e Paqes si platformë për interesat e shqiptarëve në rajon

February 19, 2026
Lirohet pas 11 orësh ish-princi Andrew, çfarë thotë policia britanike

Lirohet pas 11 orësh ish-princi Andrew, çfarë thotë policia britanike

February 19, 2026
I dënuar më parë për trafik heroine, sekuestrohen pasuritë e Saimir Taullaut në Lushnje

I dënuar më parë për trafik heroine, sekuestrohen pasuritë e Saimir Taullaut në Lushnje

February 19, 2026
Zogaj vlerëson thirrjen e Ramës për UÇK-në: Preku nervin e presidentit Trump për prokurorin e Hagës

Zogaj vlerëson thirrjen e Ramës për UÇK-në: Preku nervin e presidentit Trump për prokurorin e Hagës

February 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In