• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rama: Shqipëria ka mundësinë që nga turizmi të sjellë rritje të vazhdueshme të të ardhurave e pagave

by Java News
26/03/2024 14:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në konferencën kombëtare për Arsimin dhe Formimin Profesional, vuri theksin tek rëndësia që ka kualifikimi i duhur i punonjësve për t’ju përshtatur industrisë së turizmit.

Duke marrë shembullin e Malit të Zi, Rama tha se Shqipëria synon që të zërë vendin e parë për turizmin në rajon dhe ta përdorë këtë industri për të rritur pagat dhe të ardhurat. Por nënvizoi se që kjo gjë të ndodhë, duhet të rritet cilësia e shërbimit, në mënyrë që turistët që vizitojnë vendin të rikthehen sërish.

“Shqipëria ka mundësinë sot ta synojë jo vetëm vendin e parë me diferencë nga vendet e tjera të rajonit në turizëm në fund të kësaj dekade por ka detyrim që përmes kësaj industrie të sjellë një rritje trë vazhdueshme të të ardhurave dhe pagave. Por na duhet jo thjesht të kemi projekte më të bukura sesa tjerët, gjë që hap pas hapi po e bëjmë, jo thjesht të kemi më shumë investime çdo vit por edhe duke përgatitur rrugën për të kthyer këtë industri në një bazë të ardhurash të denja për punonjës të kualifikuar si duhet. Sepse nëse kjo nuk do të ndodhte, atëherë të gjitha të tjerat, do shumëzoheshin me diçka afër zeros. Për shkak se është cilësia e shërbimit ajo që i bën vizitorët të rikthehen”– tha Rama.

Më tej, kryeministri shtoi se në fushën e turizmit, qeveria dhe sektori privat kanë objektiva të njëjta por sipas tij, sektori privat duhet të marrë përsipër disa përgjegjësi më shumë sa i takon sistemit të arsimit profesional.

“Këtu interesat e qeverisë dhe sektorit publik e privat, janë plotësisht të përputhura por nga ana tjetër sektori privat duhet të marrë përsipër disa përgjegjësi më shumë. Duke filluar nga kontributi i drejtëpërdrejtë financiar për sistemin e arsimit profesional”– shtoi kryeministri.

/f.s

Next Post
Shpërthen sherri tek Peka, Vangjeli: Nuk ka asnjë ndryshim, karrigia bosh me Bushatin mbi të

Shpërthen sherri tek Peka, Vangjeli: Nuk ka asnjë ndryshim, karrigia bosh me Bushatin mbi të

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

November 8, 2026
Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

November 8, 2026
Aksident dramatik dhe i i shumëfishtë pranë nyjes lidhëse të autostradës Durrës-Tiranë, makina përmbyset pas përplasjes së tri mjeteve

Aksident tragjik në Durrës, 26-vjeçarja përplas për vdekje këmbësorin

November 8, 2026
“E di se akuzat i ka shumë të rënda”, Minxhozi: Meta po përpiqet ta bëjë historinë e tij sa më të vështirë

Dy protesta që i morën frymën njëra-tjetrës

November 8, 2026
9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

November 8, 2026
Hapja e listave/ “Të gjithë të barabartë”, Kume: Vendimi i Kushtetueses, shuplakë që iu jepet ligjvënësve!

Kume: Të bëhet reformë zgjedhore konkrete, jo të bëjnë sikur punojnë!

November 8, 2026
Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

November 8, 2026
Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

November 8, 2026
Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

November 8, 2026
Të gjithë shpresat tek Erioni

Përse po protestohet anë e kënd Europës?

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In