• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, January 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Rama: Shqipëri- Singapor, potenciale të mëdha bashkëpunimi ekonomik

by Java News
19/01/2017 11:29
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shkëmbimet tregtare mes Shqipëris dhe Singaporit kane shënuan rritje të konsiderueshme gjate vitit 2016, por janë ende larg potencialit të tyre. Ky ka qene vleresimi i bere nga Kryeministri Edi Rama kur iu adresua Forumit Ekonomik mes dy vendeve, ku ishin të pranishëm ministri i Energjisë dhe Industrisë Damian Gjiknuri, ministrja e Ekonomisë Milva Ekonomi, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko si dhe një grup sipërmarrësish shqiptarë.

“Ne erdhëm këtu me bindjen që barrierat gjeografike nuk mund të jenë më një justifikim. Nga ana tjetër, me bindjen se nuk ka pasur një moment më të mirë për të investuar në Shqipëri. Gjatë vitit 2016, Shqipëria u rendit e 58-a në botë në indeksin e “Doing Business”, duke pasur kështu një përmirësimin rekord prej 32 vendesh në një vit.”

Një model i ri zhvillimi, i orientuar jo nga konsumi, por nga investimet dhe eksporti dhe një axhendë e thellë reformash kanë krijuar një mjedis e favorshëm për investimet.

“Shqipëria është në një proces tranzicioni ekonomik, duke lëvizur nga një model zhvillimi të udhëhequr nga konsumi, në një model të ri, të drejtuar nga investimet dhe eksporti. Në tre vitet e fundit, qeveria jonë ka ndërmarrë një sërë reformash të thella, duke arritur një rritje të qëndrueshme, duke nisur po ashtu procesin e reduktimit të borxhit publik. Në modelin e ri ekonomik që po ndjekim, investimet e huaja janë vendimtare për zhvillimin e qëndrueshëm të Shqipërisë, pasi ne synojmë t’i japim fund modelit të rritjes ekonomike të bazuar tek rritja borxhit siç bënë qeveritë kaluara.”

Përqendrimi tek burimet e rritjes ekonomike janë, sipas Kryeministrit, edhe “harta e investimeve të huaja të mundshme në Shqipëri”, duke identifikuar fushat e interesit ku mund të shtrihet bashkëpunimi ekonomik.

“Para së gjithash, energjia. Shqipëria është një vend me një potencial shumë të lartë hidroenergjetik, por jo vetëm. Vendi ynë është shumë i pasur me naftë onshore, një vend nga ku po kalon linja e re Trans-adriatike e gazit dhe një vend ku besojmë se më herët sesa vonë, edhe gazi do të jetë një burim i rëndësishëm, sipas disa të dhënave që kemi marrë nga disa eksplorime të bëra onshore në vend.

Shqipëria është një vend i pasur në minerale. Ne po shohim shumë investime në këtë sektor. Duke u bazuar në çmimet e reja të kromit, po shikojmë edhe një potencial të madh për investime të mëtejshme.

Shqipëria është një vend fantastik përsa i përket asaj që i ofron zhvillimit të turizmit, i cili po zhvillohet shumë vit pas viti. Më lejoni t’ju jap vetëm një të dhënë nga viti i kaluar. Kemi pasur një kërkesë 25 herë më të madhe, sesa ajo që mund t’u ofronim atyre që donin të vinin në vendin tonë, sepse kemi ende shumë nevojë për të investuar në infrastrukturën e hotelerisë. Edhe aty ka një potencial shumë të madh. Kjo edhe për faktin se më shumë se 120 milionë turistë që kishin si destinacion Afrikën veriore po lëvizin, për arsye sigurie, drejt destinacioneve të tjera. Gjithnjë e më shumë Shqipëria po përmendet nga burime të rëndësishme informacioni në mbarë botën si një nga vendet që duhet zbuluar.

Bujqësia dhe sektori i agro-përpunimit mund të jenë po ashtu shumë fitimprurës për disa arsye shumë të thjeshta: toka shumë pjellore dhe të përshtatshme, burime të bollshme ujore dhe kushte klimatike optimale, gjë që përbën një potencial të madh për prodhimin.

Industria përpunuese është një sektor tjetër ku po shohim shumë zhvillime dhe ku jemi të sigurt se mund të bëhet akoma më shumë në nivele të ndryshme, edhe falë taksimit shumë të ulët të sektorit dhe gjithashtu, falë shumë shtysave strukturore të ofruara nga qeveria.”

Kryeministri e konsideroi Singaporin një model frymëzues në rrugën tonë drejt zhvillimit. Dhe e mbyllur fjalën me  një apel, se të investosh në Shqipëri është një biznes shumë interesant dhe frytdhënës.

ma.me

Next Post
Gjëja e parë që Trump bën është të firmosë për funeralin e tij!!!

Kongresmeni amerikan shuan dilemat: Trump forcon bashkëpunimin me Shqipërinë!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Planet e Trump për aneksimin e Groenlandës, ministria daneze e Mbrojtjes: Do detyrohemi të përdorim armët!

Planet e Trump për aneksimin e Groenlandës, ministria daneze e Mbrojtjes: Do detyrohemi të përdorim armët!

January 10, 2026
Përmbytje nga shiu dhe bllokime nga bora, situata problematike në Shkodër, Durrës dhe Gjirokastër. Policia: Kujdes me parakalimet

Përmbytje nga shiu dhe bllokime nga bora, situata problematike në Shkodër, Durrës dhe Gjirokastër. Policia: Kujdes me parakalimet

January 10, 2026
Kompensimi për fëmijët nën 18 vjeç/ Kontabilistët: Ja si mund të përfitoni edhe rimbursim për arsimimin e tyre

Kompensimi për fëmijët nën 18 vjeç/ Kontabilistët: Ja si mund të përfitoni edhe rimbursim për arsimimin e tyre

January 10, 2026
Lokali shkrumbohet nga flakët në Durrës, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme. Çfarë u pa në kamerat e sigurisë

Lokali shkrumbohet nga flakët në Durrës, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme. Çfarë u pa në kamerat e sigurisë

January 10, 2026
Samiti i IV-t mbahet në prill, Spiropali me Këshillin Koordinues të Diasporës: Fokusi në fuqizimin e rolit të diasporës

Samiti i IV-t mbahet në prill, Spiropali me Këshillin Koordinues të Diasporës: Fokusi në fuqizimin e rolit të diasporës

January 10, 2026
“Unë do e rrëzoj me 17 janar”, Adriatik Lapaj thërret protestë për largimin e Ramës disa ditë para tubimit të  Berishës

“Unë do e rrëzoj me 17 janar”, Adriatik Lapaj thërret protestë për largimin e Ramës disa ditë para tubimit të Berishës

January 10, 2026
U vu në pranga pasi u kap duke konsumuar drogë në një klub nate, lirohet pas pak orësh aktori i njohur turk

U vu në pranga pasi u kap duke konsumuar drogë në një klub nate, lirohet pas pak orësh aktori i njohur turk

January 10, 2026
Përcaktohen tetë skuadrat çerekfinaliste për Kupën e Shqipërisë, ndahen vazot për shortin

Përcaktohen tetë skuadrat çerekfinaliste për Kupën e Shqipërisë, ndahen vazot për shortin

January 10, 2026
Pse opozita shpreson kur ndodh diçka në Nepal, Venezuelë, Bangladesh apo Iran?

Pse opozita shpreson kur ndodh diçka në Nepal, Venezuelë, Bangladesh apo Iran?

January 10, 2026
Regjimi qëllon mbi turmën e protestuesve në Iran/ 65 viktima, mbi dy mijë arrestime, spitalet në kolaps

Regjimi qëllon mbi turmën e protestuesve në Iran/ 65 viktima, mbi dy mijë arrestime, spitalet në kolaps

January 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In