• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rama shqip në Athinë, Berisha “greqisht” në Tiranë

by Artur Ajazi
13/05/2024 12:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Artur Ajazi

Fjalimi i kryeministrit Edi Rama në Athinë, do të mbetet gjatë në historinë e këtij vendi. Askush deri sot, nuk u ka folur grekëve siç u foli ai, askush nuk u ka thënë atyre të vërtetat historike të së shkuarës, dhe të sotmes, siç ua tha ai, dhe kjo meriton veçse Respekt. Edi Rama, foli shqip në Athinë, dhe u kuptua nga shumica e shqiptarëve, grekëve, dhe atyre që quhen faktori ndërkombëtar, NATO, BE, dhe partneri ynë i madh SHBA-ja.

Edi Rama, u kujtoi grekëve, qeverisë dhe faktorit politik ekstremist atje, historinë e ndërsjelltë, marëdhniet e mira dhe të keqësuara, fatin e njëjtë të dy popujve, duke u bërë thirrje atyre “për miqësi të sinqertë me shqiptarët”. Ai u kujtoi jo vetëm shqiptarëve të Greqisë, por edhe grekëve faktin se, “shqipëtarët sot janë dinjitozë dhe të palëkundur në fatin e jetës së tyre”. Por, e ndërsa Edi Rama foli shqip në Athinë, dhe shumica e shqiptarëve e duartrokitën, dhe më shumë se kurrë sot e duan dhe  respektojnë, në Tiranë, ish-lideri historik i një partie të rrënuar, foli “greqisht”.

Edhe pse u mundua ta bëjë pis takimin madhështor të  kryeministrit, dhe ta zhbëjë rëndësinë dhe famën e atij fjalimi programatik dhe historik, duket se ish-lideri ka vendosur të jetë gjithmonë në anën e kundërt të mirësisë së Shqipërisë. Ai bëhet edhe me “djallin”, veçse me Edi Ramën jo.

Dhe kjo ngjet në kohën kur Rithemelimi, duhej të kishte një reagim të ashpër, ndaj deklaratave të Fredi Bejlerit nga burgu, edhe lidhur me takimin e kryeministrit Rama në Athinë. Duke mbrojtur  dhe ngritur në qiell “helenizimin e Shqipërisë” edhe nga qelia ku mbahet nën akuzën e “blerjes së votave në zgjedhje”, Bejleri (i konvertuari në grek) u bëri thirrje grekërve “të mos e qasin Edi Ramën në Athinë, por ti tregojnë vendin atij”.

I bashkuar me reagimin e Bejlerit, edhe ish-lideri  shftyu me të njëjtin zell e inat, ndaj suksesit të Edi Ramës në Athinë. Njëri shërbëtor i  interesave më të zeza greke, dhe tjetri  përkrahës i tyre, u bashkuan dhe nxorrën nga goja fjalët më të poshtra për të zhbërë jehonën e takimit të Edi Ramës në Athinë. Ai fjalim, ishte dhe do të mbetet një përgjigje ekselente  për çdo përpjekje me frymë mesjetare të qarqeve  ekstremiste greke.

Fjalimin e Edi Ramës në Athinë , e pranuan dhe vlerësuan pozitivisht, gjithë shqiptaria në mbarë botën, pa përjashtuar  faktorin ndërkombëtar. Ai u tregoi edhe njëherë grekëve, se “Shqipëria ka zot, ka qeveri, ka drejtësi të re,  ka ligje, ka Kushtetutë, ka politikanë të përgjegjshëm, dhe se kërkon respekt, dinjitet , dhe barazi mes të barabartëve”.

Edi Rama foli shqip në Athinë, ashtu siç Berisha foli “greqisht” në Tiranë, duke u munduar, dhe pa ja arritur qëllimit të zhvlerësojë takimin e 12 Majit, ashtu siç nuk do të arrijë kurrë të ndotë me gjuhën e tij, edhe takimet e tjera të kryeministri me shqiptarët në Itali, Gjermani, etj.

Next Post
Tritol banesës së gjyqtarit në Shkodër, Bardhi: Zbardhni çështjen dhe vini autorët para përgjegjësisë

SPAK e kërkon që ta pyesë për Xibrakën, Bardhi: S'vij dot të mërkurën, do iki 10 ditë jashtë vendit!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bisedimet SHBA–Iran nuk ndalen as gjatë orëve të natës, ja vendimi që e solli Teheranin në tryezë

Bisedimet SHBA–Iran nuk ndalen as gjatë orëve të natës, ja vendimi që e solli Teheranin në tryezë

April 11, 2026
Netanyahu: Izraeli do të vazhdojë të luftojë kundër Iranit dhe aleatëve të tij!

Netanyahu: Izraeli do të vazhdojë të luftojë kundër Iranit dhe aleatëve të tij!

April 11, 2026
Aksident i trefishtë në Korçë-Bilisht, lëndohet një prej drejtuesve

Aksident i trefishtë në Korçë-Bilisht, lëndohet një prej drejtuesve

April 11, 2026
Zjarr masiv në zonën pyjore në Mirditë, shkak qirinjtë e ndezur në varreza

Zjarr masiv në zonën pyjore në Mirditë, shkak qirinjtë e ndezur në varreza

April 11, 2026
Përfundon faza e parë e negociatave SHBA-Iran? Shtëpia e Bardhë Bisedimet në Pakistan po vazhdojnë

Përfundon faza e parë e negociatave SHBA-Iran? Shtëpia e Bardhë Bisedimet në Pakistan po vazhdojnë

April 11, 2026
Rama nga Fieri: Korrupsioni s’bën ligjin në Shqipëri, opozita ndihet keq se kemi fituar 83 mandate! Ja takimi i radhës me qytetarët

Rama nga Fieri: Korrupsioni s’bën ligjin në Shqipëri, opozita ndihet keq se kemi fituar 83 mandate! Ja takimi i radhës me qytetarët

April 11, 2026
“Dy anije të SHBA kalojnë në Ngushticën e Hormuzit”, Reagon Ushtria Amerikane: Nisi pastrimi i minave

“Dy anije të SHBA kalojnë në Ngushticën e Hormuzit”, Reagon Ushtria Amerikane: Nisi pastrimi i minave

April 11, 2026
Mediat: Bisedimet për Hormuzin janë në ngërç, Irani kërkon kontrollin e plotë të Ngushticës

Mediat: Bisedimet për Hormuzin janë në ngërç, Irani kërkon kontrollin e plotë të Ngushticës

April 11, 2026
Abdixhiku kandidat për President? Reagon kreu i LDK-së, ja biseda e tij me Kurtin

Abdixhiku kandidat për President? Reagon kreu i LDK-së, ja biseda e tij me Kurtin

April 11, 2026
Bisedimet në Islamabad mes SHBA dhe Iranit pritet të zgjasin edhe të dielën

Bisedimet në Islamabad mes SHBA dhe Iranit pritet të zgjasin edhe të dielën

April 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In