• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Rama: Shpresoj se azilkërkuesit një ditë do të kthehen pas, ashtu siç bëra dhe unë

by
14/09/2015 11:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Rama: Shpresoj se azilkërkuesit një ditëdo të kthehen pas, ashtu siç bëra dhe unë

 Shkrim i gazetës gjermane Sudeutsche zeitung për ekspozitën e Edi Ramës në Gjermani

 Skicime të vogla, ide të mëdha

Nëse besoni tek forumet përkatëse psikologjike mbi interpretimin e skicimeve telefonike, atëherë, Kryeministri shqiptar Edi Rama duhet të jetë me humor dhe serioz, emocional dhe racional, agresiv dhe i sigurt, por edhe në ankth, i turpshëm, dhe i përmbajtur. Ka aq shumë interpretim të përgjithshëm psikologjik rreth këtij lloji vizatimesh, saqë pothuajse çdokush gjen vetveten. E kush, herë pas here, gjatë një telefonate, nuk ka skicuar mbi një copë letër në tavolinën e shkrimit apo mbi shkresa ekzistuese, duke e shtrirë fantazinë deri në cep të letrës.

Pavarësisht nga ajo që ndodhet në letrën që ai ka përpara tij, do të transformohet në bartës imazhi

“Vizatimet e Përditshme” (Daily Drawings) nga Edi Rama – Galeria Kampl ka ekspozuar me rastin e Open Art një përzgjedhje të punimeve të skicuara gjatë një periudhe kohore prej gati 15 vitesh – në të vërtetë marrin shkas nga situata të ngjashme: ndërsa ai (Kryeministri) telefonon, punon, është në takime zyrtare apo diskutime. Kur dhe gjithmonë, pa marrë parasysh atë që ai ka në letrën para tij, do të shndërrohet në bartës imazhi. Kështu, do të gjeni fleta kalendari me data takimesh, fakse dhe letra (disa me vulën dhe nënshkrimin e organeve zyrtare) dhe emaile të printuara. Dhe nuk bëhet fjalë aspak për fincione artistike, dhe as për pretendime “është sikur”. Janë realisht shkresa nga zyra e tij. Ai vetë pohon: “Nuk bëj dot ndryshe. Duhet të skicoj. Çdo ditë. Ndonjëherë mund të jenë disa fletë, herë tjetër vetëm një. Sa fletë mund të kem skicuar në këtë mënyrë? “Ndoshta mijëra” – shprehet ai gjatë një interviste, në një nga Hotelet e Mynihut. Rama ka udhëtuar posaçërisht për të marrë pjesë në hapjen e një ekspozite me punimet e tij. Jo si i ftuar shteti, por si artist. Fletët e punimeve të tij plot ngjyra të gjalla (fillimisht ai punonte vetëm bardh e zi) do të mund të merreshin thjesht si skicimet e një politikani – nëse Edi Rama nuk do të kishte qenë në formim një piktor i shkolluar në Akademinë e Arteve në Tiranë. Hapat e tij të parë ndërkombëtarë në skenën e artit ai i ndërmori bashkarisht me bashkatdhetarin e tij të njohur për videot e punimeve të tij Anri Sala, nga mesi i viteve 1990, në Paris, ku kishte emigruar përkohësisht. Prej asaj kohe, ai mori pjesë në bienalet në San Paolo dhe në Venecia. Si Kryetar i Bashkisë së Tiranës, një post që ai e mbajti nga viti 2000 në vitin 2011, ai e ngjyrosi kryeqytetin me ngjyra. Ajo që ngjante si një shaka u dha në fakt njerëzve disi shpresë. Ai shprehet sot se ishte ”një shenjë zgjimi”.

Nga 1998, kur Rama hyri në politikë, zyra e tij është dhe atelieja e tij. Në tavolinën e tij të punës qëndrojnë kuti e mbajtëse të panumërta me bojëra dhjami, bojëra tushi e ngjyra. Puna e tij e ka ndryshuar, që kur merret me politikë, thotë ai, por se në çfarë mënyre, këtë ai nuk di ta përshkruajë. “Mendimet e mia drejtojnë dorën time, por unë nuk i shoh veprat si shprehje e gjendjes sime shpirtërore” – siguron ai.

Nëse dëshironi të interpretoni luhatjen mes figurave dhe abstraksioneve të veprave të tij, do ju duhet të hamendësoni se, Rama e sheh organizmin e njeriut si një metaforë të ciklit të jetës politike dhe ekonomike: Kështu, mjaft motive zgjojnë asocime në zemër dhe mushkëri, aty ku pulson jeta. Talenti i tij luftarak si politikan, përkon me forma si ajo e duarve. Po kështu mund të dallohen dhe figura e fytyra njerëzish e kafshësh. Në të njëjtën kohë, shumica e kompozime të tij thyhet sikundër punimet kubiste dhe kondensohet diku gjetkë në strukturat biomorfe.

Skimicet, lexon ai, janë të mira kundra stresit. Prandaj si Kryeministër ai po përpunon disa prej tyre, pasi Shqipëria po përjeton një eksod të të rinjve drejt perëndimit. Ai beson, se nuk mund t’i ndalë ata. Por, njëkohësisht dëshiron t’i ofrojë mundësinë për t’u formuar mirë, kështu që ata të mos trokasin në dyert e Evropës si azilkërkues, por si fuqi punëtore. Dhe më pas, ai shpreson, se një ditë ata do të kthehen pas – ashtu si vetë Edi Rama.

EVELYN VOGEL

Next Post

Miliona euro drejt emigrantëve nga familjet në Shqipëri

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Plagosja e Genc Hoxhës në Shkodër, zbulohen detaje nga ngjarja

Plagosja e Genc Hoxhës në Shkodër, zbulohen detaje nga ngjarja

March 6, 2026
Disa rreshta në respekt të qytetarit, Profesorit Petrit Peni

Disa rreshta në respekt të qytetarit, Profesorit Petrit Peni

March 6, 2026
Presidentja Osmani shpërndan Kuvendin, Kosova përsëri drejt zgjedhjeve të reja

Presidentja Osmani shpërndan Kuvendin, Kosova përsëri drejt zgjedhjeve të reja

March 6, 2026
Pas miratimit në Kuvend, sot ministrat e rinj betohen te Begaj

Pas miratimit në Kuvend, sot ministrat e rinj betohen te Begaj

March 6, 2026
Ëndrra e luksit në Gjirin Persik në rrezik, investimet dhe turizmi në lojë

Ëndrra e luksit në Gjirin Persik në rrezik, investimet dhe turizmi në lojë

March 6, 2026
Shtëpitë mbi truall shtetëror, ja si të bëheni pronarë me 0 lekë! Llogaritja e vlerës së tokës dhe kush përfiton 20% ulje

Rivlerësimi i pronave në rrethe: AKSH përdor çmimet e 2016-s, ekspertët privatë me çmimet reale

March 6, 2026
Haxhiu: I kemi kërkuar Kushtetueses pezullimin e afatit për zgjedhjen e Presidentit

Haxhiu: I kemi kërkuar Kushtetueses pezullimin e afatit për zgjedhjen e Presidentit

March 6, 2026
Trump: Do ishte veprim i mençur nëse Maduro largohet vetë nga pushteti! I takon atij të vendosë!

A do të dërgojë SHBA trupa në Iran? Donald Trump thyen heshtjen

March 6, 2026
Dita e sotme me kushte të qëndrueshme, temperaturat me rritje të lehtë

Moti i kthjellët me vranësira të pakta, parashikimi i motit për sot

March 6, 2026
Përshkallëzohet lufta! Izraeli sulmon Teheranin dhe Bejrutin, Irani lëshon raketa e dronë drejt Tel Avivit

Përshkallëzohet lufta! Izraeli sulmon Teheranin dhe Bejrutin, Irani lëshon raketa e dronë drejt Tel Avivit

March 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In