• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rama: Shpreh frikën se Kushtetuesja do bllokojë Vetingun dhe negociatat

by Java News
17/11/2016 19:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
A mund të pësoj ligji për Vetting-un “fatin” e ligjit të pronave? Kjo duket se është e gjithë dilema shqetësuese rreth këtij ligji. Ndonëse Komisioni i Venecias është shprehur pro ligjit per pronat te miratuar ne Kuvend, serish Gjykata Kushtetuese, e cila ia coj per opinion Komisionit te Venecias, ka “futur” duart ne kete ligj, duke deklamuar se nismen per ne Venecia e kishte sa “per sy e faqe”.  Kete shqetesim ka ndare edhe Kryeministri Rama i cili ka paralajmëruar se Gjykata Kushtetuese mund të bllokojë ligjin e Vettingut, që është dërguar për rekomandim në Komisionin e Venecias. Sipas kreut të qeverisë shqiptare, Gjykata Kushtetuese mund të cënojë ligjin deri në pikën ku, ligji i cënuar të bëhet mbrojtje për gjykatësit e korruptuar dhe të bëhet pengesë për hapjen e negociatave integrimin e Shqipërisë.

“Nuk do të jetë e lehtë, madje kam shumë frikë, pasi do të jetë më shumë e vështirë që Gjykata Kushtetuese mos e pengojë ligjin dhe të mos e cënojë ligjin në pikën ku, ligji i cënuar të bëhet mbrojtje për gjykatësit e korruptuar dhe të bëhet pengesë për integrimin e Shqipërisë” deklaroi Rama.

Për paralajmërimin, Rama deklaroi se i referohet ligjit të pronave, ku sipas tij edhe pas rekomandimit të Venecias, Gjykata Kushtetuese sërish ndërhyri.

“Rekomandimi i Venecias për ligjin e pronave nuk mjaftoi për Gjykatën Kushtetuese, pasi ndërhyri përsëri” tha Rama.

Në fjalën e tij në ceremoninë e diplomimit të studentëve të Fakultetit Juridik, Rama ndër të tjera theksoi se ligji i ri i Vetingut do të hapë shumë vende pune për të rinjtë, të cilët duhet të bëjnë drejtësi.

Fjala e plotë e Ramës te Fakulteti Juridik
Unë nuk do të kisha kurajo të çoja vajzën ose djalin te Juridiku, pasi nuk ka vend tjetër ku hendeku mes ëndrrës dhe realitetit të jetë kaq i madh.

Pasi marrin diplomën duhet të kapërcejnë pengesa dhe vështirësi si në asnjë fushë tjetër, prandaj gëzohuni sot, pasi atë që do të shihni nuk e keni parë në asnjë ëndërr.

Jo për t’u dekurajuar, por për të ndarë me ju, atë që unë ndjej kur mendoj për drejtësinë, kur shoh se çfarë dhe si ndodh dhe kush e bën dhe më duket vërtetë një përplasje e jashtëzakonshme të një realiteti të marrë peng nga pjesa më e korruptuar e shoqërisë sonë dhe e një ëndrre, që iu ka bërë të jeni gati për t’u përballur.

Po të shikosh ata që hyjnë në këtë fakultet, ajo që të bije në sy, keni qenë më të mirë, dhe sot dilni si gjëja më e mira në funksion, të bashkuar në ligj dhe drejtësi si kafsha më e mirë.

Ju jeni në një moment historik për Shqipërinë, pasi dalja juaj në fushën e betejës përkon me një kohë kur po bëhet një përpjekje shumë e madhe, që në këtë fushëbetejë të ketë vend për meritën dhe të ketë mundësi të barabarta, që më të mirët të marrin në dorë çekiçin, që nuk ka lënë kokë pa kthyer dhe të drejtë pa shkelur në historinë e 25 viteve.

Dhe ju mund të filloni përpjekjen për t’i dhënë fund për ta kthyer çekiçin në instrument që jep drejtësi, dhe jo në instrument që drejtësia është madh.

Kemi hequr nga rruga juaj, moshatarë, që sot mund ti kishit në krah pa të drejtë në një përpjekje, ku as konkurrenca dhe as merita nuk vlejnë asnjë meritë.

Dhe me ata diploma, të marra jo në këtë fakultet, për t’u zënë rrugën atyre që kanë dalë nga ky fakultet.

Pasi në 25 vite Shqipëria prodhoi numrin më të madh të juristëve për metër2 në botë.

Për të bërë Vettingun e gjyqtarëve dhe prokurorëve do të pastrojë sistemin dhe do të hapë shumë vende pune.

Njëherë e një kohë u bënë juristë njerëzit te plepat me 6 muaj dhe sot nga këta ka shumë, por nuk janë këta, pasi ka edhe shumë të tjerë që e pengojnë drejtësinë që të bëjë drejtësi.

Vetingu është kyç për të hapur një rrugë, por duhet të zbatojmë atë ligj.

Ju besoj e keni dëgjuar që Shqipëria mori rekomandimin për hapjen e negociatave, tre vjet më parë as nuk mund të imagjinohej.

Zbatimi i Vetingut dhe pastrimi i sistemit dhe fillimi i zbatimit të atyre 7 ligjeve, që i kemi votuar janë kryesorë.

Nuk do të jetë e lehtë, madje kam shumë frikë, pasi do të jetë më shumë e vështirë që Gjykata Kushtetuese mos e pengojë ligjin dhe të mos e cënojë ligjin në pikën ku, ligji i cënuar të bëhet mbrojtje për gjykatësit e korruptuar dhe të bëhet pengesë për integrimin e Shqipërisë.

Kush ka, një mendje të kthjellët e kupton se kush mund t’ia bënte atdheut, jua them unë, ata që kanë tmerr nga Vetingu.

Rekomandimi i Venecias për ligjin e pronave nuk mjaftoi për Gjykatën Kushtetuese, pasi sërish ndërhyri.

ma.me
Next Post
Klopp mbron “pijanecin” Rooney e i mbyll derën Barcelonës për Coutinhon

Klopp mbron “pijanecin” Rooney e i mbyll derën Barcelonës për Coutinhon

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Atentati ndaj Gilmando Danit, merret i pandehur ish-drejtori i komanduar i AMP-së

Atentati ndaj Gilmando Danit, merret i pandehur ish-drejtori i komanduar i AMP-së

March 19, 2026
Projekti për të kaluar SHBA, çfarë është Kongresi Kombëtar Popullor i Kinës?

Projekti për të kaluar SHBA, çfarë është Kongresi Kombëtar Popullor i Kinës?

March 19, 2026
Ndryshimet në kabinetin qeveritar/ Çupi: Rama dha lajmin se duhen motorë të rinj për integrimin në BE

Gjyqi për Metën, Çupi: Është kupola e krimit dhe bizneseve të pista. Partia e tij, organizatë kriminale

March 19, 2026
Grabitën pajisjet e shkollës në Lezhë: Arrestohet 22-vjeçari, të përfshirë edhe tre nxënës

Grabitën pajisjet e shkollës në Lezhë: Arrestohet 22-vjeçari, të përfshirë edhe tre nxënës

March 19, 2026
Sa do na kushtojë çekiçi i gjyqtarit?

Favoret e një kompanie shtetërore të naftës, Çoçoli: Lajm pozitiv, do ndikojë në uljen e çmimit

March 19, 2026
Si ndahen objektivat e Izraelit dhe SHBA-ve ndaj Iranit: Njëra godet depozitat e gazit, tjetra bazat ushtarake

Si ndahen objektivat e Izraelit dhe SHBA-ve ndaj Iranit: Njëra godet depozitat e gazit, tjetra bazat ushtarake

March 19, 2026
“Është më keq nga sa mendonim”, aleati i Trump: Ekonomia nuk e përballon dot krizën e naftës

“Është më keq nga sa mendonim”, aleati i Trump: Ekonomia nuk e përballon dot krizën e naftës

March 19, 2026
‘Në Sofrën e Hënës’/ Kryeministri Rama promovon librin e tij të ri me fjalimet e mbajtura në iftare ndër vite

Rama publikon renditjen: Shqipëria, e nënta në botë për sigurinë kibernetike

March 19, 2026
“Liria në Botë 2026”/ Freedom House: Shqipëria dhe Kosova progres, po punohet për të adresuar korrupsionin në gjyqësor

“Liria në Botë 2026”/ Freedom House: Shqipëria dhe Kosova progres, po punohet për të adresuar korrupsionin në gjyqësor

March 19, 2026
Hoxha me studentët e Madridit: E ardhmja e Shqipërisë, e ankoruar brenda familjes europiane

Hoxha me studentët e Madridit: E ardhmja e Shqipërisë, e ankoruar brenda familjes europiane

March 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In