• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, December 29, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rama: Shpifësi është mësuar të paguhet majmur, për të fëlliqur gjithçka!

by Java News
12/10/2018 19:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas, shpjegimit që bëri për paketën anti-shpifje, që tha se e ka propozuar dhe në qeveri. Në një postim në Facebook, Rama ka reaguar kundër atyre që kanë folur kundër kësaj nisme të tij.

POSTIMI I PLOTË

Qenkan acaruar shpifësit pse do t’i çojmë në gjyq. Përgjegjësia për Fjalën u duket diktaturë se janë mësuar të paguhen majmur, për të fëlliqur gjithçka prekin me gjuhë. Ka ardhur koha të faktojnë para se të akuzojnë ose t’i kthejnë për edukim ca nga lekët e fituara duke shpifur.

Replikat e Rames

Kryeministri Edi Rama ka replikuar edhe me ndjekësit e tij në facebook në postimin e fundit për paketën anti-shpifje. Një nga ndjekësit i shkruan se deri më sot nuk është dënuar asnjë person me pushtet edhe pse ky i fundit ka bërë shumë akuza. Sipas qytetarit edhe Rama është shpifës.

“Deri sot nuk ka Shqipëria në historin e saj që të dënohen njerëz të pushtetit.!! Edhe ti quhesh shpifes sepse shume akuza bëje kur ishe në opozit dhe asnjë i denuar,?! Per këte ke ndonjë pergjigje.”, i shpehet qytetari Ramës.

Por kryeministri i përgjigjet duke i thënë se kjo është një pyetje e lodhur.

“Pyetje e lodhur shume kjo Emirjan, sepse per denimet nuk pyetet kryeministri, as qeveria dhe as partia, po Drejtesia!”, shkruan Rama.

Replikat:

Komentuesi: Deri sot nuk ka Shqipëria në historin e saj që të dënohen njerëz të pushtetit.!! Edhe ti quhesh shpifes sepse shume akuza bëje kur ishe në opozit dhe asnjë i denuar,?! Per këte ke ndonjë pergjigje.?!

Edi Rama: Pyetje e lodhur shume kjo Emirjan, sepse per denimet nuk pyetet kryeministri, as qeveria dhe as partia, po Drejtesia!

Komentuesi: Edi Rama kur do na vi kjo drejtesia se na lodhi duke e prit 🙁

Edi Rama: Besar Besi Hoxha nuk u lodha une duke luftuar qe ta sjell, u lodhe ti duke e pritur qe te vije😁

Komentuesi: Waaaaaa diktature komplet

Edi Rama: Hahaha po po, shko shpif ne Gjermani a ne Angli apo ne Itali po deshe dhe e sheh mire diktaturen

 

Nisma

“Çdo shpifje në gjyq!”, Rama prezanton platformën para deputetëve dhe ministrave: Boll me…

Kryeministri Edi Rama anë një postim në Facebook, ka bërë publik propozimin që ka bërë sot në mbledhjen e përbashkët Qeveri-Grupi Parlamentar PS.

Rama shkruan se asnjë ministër apo deputet nuk do të tolerojë asnjë shpifje.

“Boll me përgënjeshtrime, boll me kundërpërgjigje, boll me debate televizive të sajuara për t’u bërë jehonë shpifjeve apo për të fituar audiencë e me zhurmën e fabrikës së baltës. Boll me këtë neveri që po helmon Shqipërinë dhe po rrënon çdo gur themeli të edukatës e mirësjelljes qytetare, që çdo familje e ndërton përditë me aq mund e durim për fëmijët e vet. Çdo shpifje në gjyq!”, shkruan Rama në Facebook.

Postimi i plotë

Propozim për mbledhjen e zgjeruar të Grupit Parlamentar dhe Qeverisë:

ÇDO SHPIFJE NË FONDIN E EDUKIMIT

Asnjë ministër dhe asnjë deputet i Partisë Socialiste nuk do të tolerojë më asnjë shpifje.

Çdo shpifje të hedhur në drejtimin tonë nga kazani politik e mediatik, a qoftë edhe nga kazani i profileve zyrtare digjitale, ne do ta padisim në gjykatë.

Boll me përgënjeshtrime, boll me kundërpërgjigje, boll me debate televizive të sajuara për t’u bërë jehonë shpifjeve apo për të fituar audiencë e me zhurmën e fabrikës së baltës. Boll me këtë neveri që po helmon Shqipërinë dhe po rrënon çdo gur themeli të edukatës e mirësjelljes qytetare, që çdo familje e ndërton përditë me aq mund e durim për fëmijët e vet. Çdo shpifje në gjyq!

Çdo lek i fituar nga një gjyq për shpifje, do të shkojë në Fondin e Edukimit. Ky fond do të krijohet prej nesh për të mbështetur çerdhet, kopshtet, bibliotekat e shkollave, nxënësit e mirë të çdo komuniteti, me libra, kompjutera apo materiale mësimore.

Fondi i Edukimit, do të garantojë që paratë e ardhura nga gjyqet që do të bejnë kryeministri, ministrat, deputetët, kryebashkiakët socialistë apo të tjerë veprimtarë të forcës sonë politike të gjendur përballë një shpifjeje, të shkojnë në destinacion, mbështetur në propozimin e fituesit të gjyqit.

Fondi i Edukimit do të ketë një bord drejtues, të zgjedhur me propozimin dhe miratimin e mbledhjes së zgjeruar të grupit parlamentar e qeverisë. Ky bord do të trajtojë propozimet e lartpërmendura dhe është e vetmja instancë që mund të vendosë tërheqjen nga një proces gjyqësor për shpifje.

Në Partinë Socialiste do të ngrihet menjëherë Departamenti Antishpifje. I cili do të koordinojë dhe ndjekë ecurinë e betejës sonë frontale ligjore kundër Shpifjes.

Kazanpolitika dhe kazanmedia, s’mund ta kthejnë Shqiperinë në kazan. Shpifësit duhet të paguajnë dhe ne nuk do t’i kalojmë më në heshtje apo me reagime politike, fëlliqësitë e tyre. Çdo shpifje ndaj nesh, do ta kthejmë në të ardhura për Fondin e Edukimit.

Ngarkohet një grup pune, për përgatitjen e dokumentave të themelimit dhe funksionimit të Departamentit Antishpifje dhe Fondit të Edukimit. Këto struktura duhet të jenë operacionale, menjëherë pas kalimit në Kuvend të Paketës Antishpifje.

Ky propozim është i hapur për kontributet e çdo pjesëtari të mbledhjes së zgjeruar, por edhe propozimet e çdo miku të këtij rrjeti social janë të mirëpritura.

…

Shënim për ju: Këshilli i Ministrave do të diskutojë së shpejti projekt-vendimin për reagimin e detyruar ligjor ndaj shpifjes, të çdo institucioni apo enti publik në Republikën e Shqipërisë.

Next Post
Reali, zyrtarisht kundër ofertës për Neymarin

UEFA nis hetimet për trukim, në filtër edhe Neymar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kurti i ka numrat për të formuar qeverinë e re pa opozitën. Ja si ndahen mandatet në Kosovë

Kurti i ka numrat për të formuar qeverinë e re pa opozitën. Ja si ndahen mandatet në Kosovë

December 28, 2025
Kurti drejt fitores në zgjedhjet e Kosovës, Vetëvendosja nis festën me fishekzjarrë në Prishtinë

Kurti drejt fitores në zgjedhjet e Kosovës, Vetëvendosja nis festën me fishekzjarrë në Prishtinë

December 28, 2025
Zgjedhjet/ Në 81% të kutive të votimit të numëruara VV kryeson me mbi 50 % të votave. PDK forcë e dytë, LDK e treta

Zgjedhjet/ Në 81% të kutive të votimit të numëruara VV kryeson me mbi 50 % të votave. PDK forcë e dytë, LDK e treta

December 28, 2025
Numërohen 41% e kutive të votimit në Kosovë/ Kurti kryeson me 49% të votave, PDK 20% e ndjekur nga LDK me 14%

Numërohen 41% e kutive të votimit në Kosovë/ Kurti kryeson me 49% të votave, PDK 20% e ndjekur nga LDK me 14%

December 28, 2025
Deputet, nga “Hiçi”

Salianji, si Lul Basha, e Genc Pollo dikur…

December 28, 2025
Tronditëse në SHBA/ Dy helikopterë përplasen me njëri-tjetrin në New Jersey, një person humb jetën

Tronditëse në SHBA/ Dy helikopterë përplasen me njëri-tjetrin në New Jersey, një person humb jetën

December 28, 2025
Dalin shifrat e para për zgjedhjet e parakohshme në Kosovë. Kurti kryeson, por nuk e bën dot qeverinë

Dalin shifrat e para për zgjedhjet e parakohshme në Kosovë. Kurti kryeson, por nuk e bën dot qeverinë

December 28, 2025
Europa e mbytur nga kokaina/ 440 organizata kriminale, në krye rrjetet shqiptare, belge, italiane…

Europa e mbytur nga kokaina/ 440 organizata kriminale, në krye rrjetet shqiptare, belge, italiane…

December 28, 2025
Zyrtare/ Luis Enrique shpallet trajneri më i mirë në Globe Soccer Awards 2025

Zyrtare/ Luis Enrique shpallet trajneri më i mirë në Globe Soccer Awards 2025

December 28, 2025
Festat sjellin rritje të qarkullimit, sportele shtesë në pikat kufitare. Intensifikon masat e sigurisë

Festat sjellin rritje të qarkullimit, sportele shtesë në pikat kufitare. Intensifikon masat e sigurisë

December 28, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com