• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, January 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rama shpërndan artikullin e “Corriere Della Sera”: Promovon “tokën e shqiponjave”

by A R
09/02/2023 11:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë këtë të enjte artikullin e gazetës italiane “Corriere Della Sera”, e cila promovon “tokën e shqiponjave”.

“Duke i rënë kryq e tërthorë vendit, i dedikon një reportazh bukurive tona natyrore dhe vlerave njerëzore, me mikpritjen e rrallë, agroturizmet e shtuara, sitet kulturore dhe pasuritë UNESCO në zbulimin e intinerareve fantastike shqiptare për vizitorët e huaj”, shkruan Rama.

Prestigjiozja italiane Corriere della Sera i ka kushtuar një reportazh të gjatë Shqipërisë, kryesisht asaj jugore, të parë nga biçikleta në atë që cilësohet si Rruga e Çiklizmit të UNESCO-s.

Ndërsa fton lexuesit që të vizitojnë Shqipërinë, autori thekson se me biçikletë udhëton pa nxitim në rrugë mes tokave të egra ku majat, luginat, vreshtat dhe fshatrat e lashta të varura në shpatet e maleve ndjekin njëri-tjetrin, por edhe manastiret e kështjellat me pamje nga deti dhe qytetet historike, ku koha duket sikur ka ndalur.

Aventura nis nga Tirana, e cila cilësohet si kryeqyteti i zhurmshëm i “Tokës së Shqiponjave” dhe për dy javë vazhdon në një pjesë të Shqipërisë së mesme, në juglindje përgjatë brigjeve të liqenit më të vjetër dhe më të thellë në kontinentit, Ohrit dhe për të vijuar më në jug Shqipërisë, në brigjet e lumit të fundit të egër në Evropë, Vjosës.

Krahas bukurive natyrore autori thekson se gjatë një udhëtimi të tillë çdokush ka mundësi të njihet me qytete me histori mijëravjeçare të shpallura pasuri botërore nga UNESCO, vende arkeologjike të paçmueshme, plazhe të pacënuara, gjire sekrete dhe kështjella me pamje nga deti.

Jo pak vëmendje ka marrë bregdeti i jugut, duke nisur nga Saranda e për të vijuar me Himarën, Dhërmiun, Vlorën e deri në Divjakë, ku krahas detit blu mund të shijosh edhe bukuritë e fshatrave të lashtë, manastire me pamje nga deti, por edhe mikpritje si në kohët e vjetra.

Natyrisht që përveç bukurive natyrore dhe jo vetëm, turistët në këto zona mund të shijojnë edhe gastronominë, e cila në artikull konsiderohet si ekselente. Jo më kot, thekson artikulli, Shqipëria është renditur edhe nga New York Times si një nga 52 destinacionet kryesore për t’u vizituar nga pushuesit gjatë 2023. Gjithashtu edhe gjigandi mediatik britanik BBC ka nisur transmetimin e një cikli reportazhesh që i kushtohen bukurive të Shqipërisë.

Për të lexuar artikullin e “Corriere Della Sera” klikoni KËTU

/a.r

Next Post
Në krah të Berishës në 11 shkurt edhe partia e Leka Zogut: Ne mbretërorët do kthejmë të djathtën natyrale

Në krah të Berishës në 11 shkurt edhe partia e Leka Zogut: Ne mbretërorët do kthejmë të djathtën natyrale

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Reshjet e dendura të shiut, lumi Vjosa del nga shtrati. Evakuohen dhjetëra banorë

Reshjet e dendura të shiut, lumi Vjosa del nga shtrati. Evakuohen dhjetëra banorë

January 7, 2026
Rrëzohet helikopteri në Rusi, humb jetën milioneri rus! Dalin pamjet nga momenti i aksidentit

Rrëzohet helikopteri në Rusi, humb jetën milioneri rus! Dalin pamjet nga momenti i aksidentit

January 7, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Pse opozita kërkon gjithmonë qeveri teknike?

January 7, 2026
Rritet më tej niveli i Vjosës, kryebashkiakja e Vlorës: Do evakuohen edhe 6 banesa

Rritet më tej niveli i Vjosës, kryebashkiakja e Vlorës: Do evakuohen edhe 6 banesa

January 7, 2026
Shembjet në aksin Qafë Plloçë-Qukës, mbyllet përkohësisht ky segment, mjetet orientohen drejt rrugës së vjetër

Shembjet në aksin Qafë Plloçë-Qukës, mbyllet përkohësisht ky segment, mjetet orientohen drejt rrugës së vjetër

January 7, 2026
Jorida Tabaku shpjegon arsyet e refuzimit për kandidaturën në zgjedhjet e pjesshme për Bashkinë e Tiranës

Takimet e Salianjit me demokratët, Tabaku: Ngjan më shumë si një përplasje idesh me kupolën e PD

January 7, 2026
Prozhektori i prishur i dritave të makinës zbulon bazën e drogës, në pranga shqiptari në Itali

Prozhektori i prishur i dritave të makinës zbulon bazën e drogës, në pranga shqiptari në Itali

January 7, 2026
Situata pas kapjes së Maduros, SHBA: Jemi në koordinim të ngushtë me autoritetet në Venezuelë

Situata pas kapjes së Maduros, SHBA: Jemi në koordinim të ngushtë me autoritetet në Venezuelë

January 7, 2026
Këshilli i Ministrave miraton projektligjin për vullnetarizëm, ja çfarë përfshin

Tregu i kapitaleve drejt BE-së, qeveria ndryshon rregullat për blerjen e kompanive

January 7, 2026
Gjeopolitika e Akullit, pse Groenlanda është kthyer në qendrën e “Luftës së Ftohtë” të re?

Gjeopolitika e Akullit, pse Groenlanda është kthyer në qendrën e “Luftës së Ftohtë” të re?

January 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In