• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rama për pronat: Ja fondi për kompensimin e ish-pronarëve

by A R
23/03/2016 16:02
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Edi Rama bën të ditur se që nga dita e nesërme nis punën Agjencia e re e Trajtimit të Pronës dhe njëherazi lëvrimi me përparësi i 24 milionë dollarëve të parë.

Kryeministri Rama nëpërmjet një postimi në statusin e tij Facebook shprehet: “Nesër në orën 08:00 nis punën Agjencia e re e Trajtimit të Pronës. Fillon lëvrimi me përparësi i 24 milionë dollarëve të parë, shumë e pakrahasueshme me buxhetin e viteve të shkuara – si fond për kompensimin e pronave. 26 mijë vendime, të dhëna ndër vite të tëra me radhë nga Agjencia e Kompensimit të Pronave dhe të bëra kapicë në labirinthin e padrejtësive e të korrupsionit me pronën, do të vlerësohen me një çmim. 23 mijë hektarë tokë bujqësore është në dispozicion si fond kompensimi fizik për të gjithë ata pronarë, toka e të cilëve është e zënë. 11 mijë qytetarë të Republikës së Shqipërisë që kanë aplikuar dhe janë zvarritur ndër vite për pronën e tyre, nga nesër do të kenë informacion publik në faqen zyrtare online të Agjencisë së re të Trajtimit të Pronës”.

“Për të gjithë ata të cilët për një arsye a një tjetër, nuk kanë pasur mundësi të aplikojnë për pronën e tyre, është krijuar një mundësi e re: Një kërkesë me vetëm dy letra. Dy letra nga 30 që kërkoheshin deri më sot! Një dokument origjine dhe një hartë e pretenduar se ku gjendet prona. Në momentin që paraqiten këto dy letra dhe një kërkesë në Agjencinë e Trajtimin të Pronës, është barra e kësaj Agjencie të verifikojë gjithçka duhet”, shprehet Rama.

Rama thekson se “Për herë të parë pas 25 vitesh, qeveria jep një zgjidhje reale për pronarët. Kjo zgjidhje bën të mundur njëherë e mirë sqarimin e çështjes së pronës dhe mbrojtjen e interesave publike, gjithashtu. Dhe në fund, për të gjithë ata shtetas, prona e të cilëve është e zënë nga ndërtimet pa leje, duke nisur nga nesër fillon kompensimi financiar. Ky ështe ligji i ri i pronave. Këto jane vendimet e qeverisë që punon papushim për të ndërtuar rrugën e re drejt Shqipërisë së Gjeneratës Tjetër”.

Next Post

"Rama, takim sekret me ish-kryeministrin rumun nën akuzë"

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

November 8, 2026
Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

November 8, 2026
Aksident dramatik dhe i i shumëfishtë pranë nyjes lidhëse të autostradës Durrës-Tiranë, makina përmbyset pas përplasjes së tri mjeteve

Aksident tragjik në Durrës, 26-vjeçarja përplas për vdekje këmbësorin

November 8, 2026
“E di se akuzat i ka shumë të rënda”, Minxhozi: Meta po përpiqet ta bëjë historinë e tij sa më të vështirë

Dy protesta që i morën frymën njëra-tjetrës

November 8, 2026
9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

November 8, 2026
Hapja e listave/ “Të gjithë të barabartë”, Kume: Vendimi i Kushtetueses, shuplakë që iu jepet ligjvënësve!

Kume: Të bëhet reformë zgjedhore konkrete, jo të bëjnë sikur punojnë!

November 8, 2026
Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

November 8, 2026
Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

November 8, 2026
Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

November 8, 2026
Të gjithë shpresat tek Erioni

Përse po protestohet anë e kënd Europës?

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In