Kryeministri Edi Rama ishte sot pasdite Bashkinë e Tiranës për të zhvilluar një takim me drejtorët e bashkisë së Tiranës dhe kryetaren e komanduar të bashkisë së Tiranës, Anduela Ristani dhe nënkryetarët.
Bëhet fjalë për një takim të shkurtër që nisi në orën 19:00 mbi ecurinë e punimeve.
Takimi ishte në kuadër të analizës javore të punës së Bashkisë së Tiranës.
Ndërkohë nesër Kryebashkiaku Erion Veliaj do të paraqitet nesër (11 mars 2025) në Gjykatën e Posaçme të Apelit, ku do të shqyrtohet ankimi i masës së sigurisë arrest me burg.