• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, February 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rama shkërrmoq ambicien e Nishanit për një mandat të dytë si President: Kohë e humbur  

by Java News
30/12/2016 13:02
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Edi Rama ka zhvlerësuar sot ambiciet e Presidentit Bujar Nishani për një mandat të dytë si President i vendit. Sipas kreut të qeverisë Presidentin do ta vendosi aleanca për Shqipërinë Europiane dhe kjo ska asnjë lidhje me deklaratat e një individi.

“Zgjedhja e Presidentit në Shqipëri nuk është si në SHBA. Shpallja e ambicies është kohë e humbur. Ne jemi Republikë Parlamentare dhe për Presidentin e ri do ta vendosë Aleanca për Shqipërinë Europiane. Jemi në vitin 2016-ë. Emri i Presidentit të ri i takon vitit të ri në 2017-ën. Ju siguroj, jo se jemi keq për një emër, por do të kemi mundësi të diskutojmë me koalicionin dhe do të kemi atë që quhet vështirësia për të zgjedhur ”, deklaroi Rama.

 

Presidenti Nishani disa herë me rradhë ka shfaqur ambicien për një mandat të dytë si President. Raportet e tij me mazhorancën thuajse kanë qenë armiqësore, pasi qëndrimet e  kreut të shtetit më shumë kanë qenë në vijën politike të PD-së, duke qenë Presidenti me profilin më politik në Presidencë. Kjo ka bërë që mes mazhorancës dhe kreut të shtetit të ketë një ftohje të madhe, gjë që nuk krijon asnjë shans që Nishani të ketë një hapësirë sado të vogël për një mandat të dytë si President. Të paktën ai nuk do të kandidohet nga mazhoranca.

Dekriminalizimi, Rama shigjeton Bashen

Rama komentoi edhe vendimin e djeshëm të KQZ-së për t’i hequr mandatin dy deputetëve Shkëlqim Selami dhe Dashamir Tahiri si dhe kryebashkiakut të Kavajës, Elvis Rroshi, duke e quajtur këtë një vendim të drejtë dhe shembull kuptimplotë të funksionimit të ligjit, kryeministri thumboi edhe kryeopozitarin Basha.

“Në dijeninë time jam kryetari i parë i një partie politike që kur kam bërë listën e deputetëve të sjellin dëshminë e penalitetit dhe në vitin 2013 ishte i vemti dokument zyrtar për të provuar dëshmi. “Virgjëreshat” që më tregojnë mua imoralitetin me këtë aspekt i shpreh përçmimin më të madh, pa vënë në diskutim shkallën e virgjërisë së tyre. Ligjin e kemi votuar pa rezervë. Nuk mendoj që është e ndershme, etike, demokratike që të sulmosh njerëz si në kohën e qëmotit, ndërkohë që njerëzit duhet të përgjigjen përpara ligjit. Ligji duhej sipas PD se sipas tyre 19 deputetë të PS ishin kriminelë. Kjo është e rëndë. S’mund t’i thotë tjetrit kriminel pasi ka paguar dënimin”,- tha Rama.

Ndër të tjera, kryeministri ftoi Bashën t’i tregonte 19 kriminelët brenda PS. “Në politikë po flasim për ligjin që vendos kufizime në lidhje me kandidueshmërinë. T’i thuash tjetrit kriminel për të shkuarën e tyre që ose janë dënuar ose s’janë dënuar hiç, kjo është kriminale. Ku janë 19 deputetët me rekorde kriminale në PS? Ashtu siç unë nuk mund të bëj kriminel deputetin e PD që humbi mandatin për shkak të ligjit. Por s’mund t’i them kriminel”.

Me. Ar

 

 

 

 

Next Post
Mbërriti si refugjat me anije në Itali, tani shqiptari kryeson garën për Bashkinë e Parmës

Mbërriti si refugjat me anije në Itali, tani shqiptari kryeson garën për Bashkinë e Parmës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vetëplagosja e 18-vjeçares në hotel, lirohet nga qelia Vladimir Gjuta, arrest në burg për të dashurin e vajzës

Vetëplagosja e 18-vjeçares në hotel, lirohet nga qelia Vladimir Gjuta, arrest në burg për të dashurin e vajzës

February 17, 2026
Edhe një herë për ‘tradhtarin’ e partisë Dash Sula

Pse Edi Rama po ndryshon Kodin e Procedurës për Imunitetin?

February 17, 2026
Mes medianës dhe mesatares, ka hapësirë për revolucion politik

Nëse votohet sot: Molotovët berishistë rikthejnë votuesit socialistë…

February 17, 2026
Kushtet e këqija atmosferike në vend, Kapiteneria e Portit të Sarandës njofton ndalimin e daljeve në det për ditën e sotme

Kushtet e këqija atmosferike në vend, Kapiteneria e Portit të Sarandës njofton ndalimin e daljeve në det për ditën e sotme

February 17, 2026
Për sapunin, djathin dhe udhëtimin historik në Uashington

Për sapunin, djathin dhe udhëtimin historik në Uashington

February 17, 2026
Spiropali uron 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës: Shqipëria krah saj si motër dhe aleate

Spiropali uron 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës: Shqipëria krah saj si motër dhe aleate

February 17, 2026
Jepet pretenca për drejtorët e “5D”, SPAK kërkon dënimin me 39 vite burg të 7 zyrtarëve

Jepet pretenca për drejtorët e “5D”, SPAK kërkon dënimin me 39 vite burg të 7 zyrtarëve

February 17, 2026
U konfliktua me një person dhe e kërcënoi me armë zjarri, arrestohet 45-vjeçari

U konfliktua me një person dhe e kërcënoi me armë zjarri, arrestohet 45-vjeçari

February 17, 2026
Korreshi kundër Berishës: Jam në mbështetje të SPAK, është i vetmi institucion i pavarur! S’më intereson çfarë mendojnë në PD

Korreshi kundër Berishës: Jam në mbështetje të SPAK, është i vetmi institucion i pavarur! S’më intereson çfarë mendojnë në PD

February 17, 2026
Plagoset 11-vjeçari në Kukës, gjatë orës së pushimit nxënësi kalon në kantierin e ndërtimit të shkollës! Dërgohet për mjekim tek Trauma

Plagoset 11-vjeçari në Kukës, gjatë orës së pushimit nxënësi kalon në kantierin e ndërtimit të shkollës! Dërgohet për mjekim tek Trauma

February 17, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In