• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, November 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rama ‘shigjeton’ opozitën: ‘Madhështorët’ u ofruan shqiptarëve një kufomë ambulante me kapelën e Trump! Topalli vajtonte…

by B K
26/05/2025 18:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Edi Rama, nga takimi në Pallatin e Brigadave, ku ekipi i PS është mbledhur për të festuar fitoren e PS, ka sulmuar opozitën.

Ai tha se opozita refuzon të përballet me faktet dhe, sipas tij, kjo është arsyeja pse vijon të humbasë zgjedhjet.

‘Unë e kam parë këtë familje të madhe tonën në errësirë dhe në dritë, përtokë dhe në fluturim dhe nuk është rastësi kur kjo parti ka qenë mirë që edhe Shqipëria ka qenë mirë dhe kur kjo parti s’ka qenë mirë as Shqipëria s’ka qenë mirë. Kjo është historia e të gjitha viteve të ekzistencës së PS. Të tjerët nuk duan që ta pranojnë realitetin e fakteve dhe kjo i ka bërë ata humbës kronik. Ata jetojnë në një univers paralel ku shumica e shqiptarëve janë të blerë dhe ndërkombëtarët janë të shitur, zgjedhjet i fitojnë ata dhe ne vetëm i vjedhim. Këto ditë universi i tyre është bërë zarfa që mësyjnë nga të 4 anët, me vota të vjedhura, trena bullgar që përshkojnë malet dhe luginat e vendit për të shumëfishuar votat e regjimit dhe vargmale me kanabis, një gramë një votë, dhe dhjetëra deputet që kanë dal nga shpellat e krimit me mandate të grabitura’, tha Rama.

Rama nuk ka kursyer ironitë me ankesën e drejtueses së diasporës për PD-në, Jozefina Topalli, që sipas tij ankohej se PS ka vrarë pluralizmin. Nga ana tjetër, Rama shigjetoi dhe Berishën, të cilin e quajti një kufomë ambulante.

“Të cilat sollën dallgën e 11 Majit. E rikthyer si një Doruntinë, mbi samarin e listës së mbyllur, të mushkës gërmuqe të partisë. Jozefina e vajtonte humbjen e zgjedhjeve me lot rrëke, me disa zarfa të Beratit, ku PS kishte marrë 90 përqind të votave. Vdiq, vdiq pluralizmi, thoshte. Na e vranë pluralizmin dhe vdiq, ku, ku e mjera unë. Pra, ne jemi vrasësit e pluralizmit. Berati është në krye të skuadrave për t’i mobilizuar shqiptarët jashtë vendit. Kur ata çohen nga gjumi dhe thonë: rrush. Jemi ne hajdutët pse madhështorëve u mungojnë 200 mijë vota, ku ishin më konkurrues. Ata i dhanë Shqipërisë një kufomë ambulante, me kapelën e Donald Trump, si përrallën e fëmijë, ‘fluturon gomari’.”-tha Rama. 

Next Post
E rëndë në Prrenjas, minatori humb jetën në galerinë e Katjelit! E zuri masivi i mineralit

E rëndë në Prrenjas, minatori humb jetën në galerinë e Katjelit! E zuri masivi i mineralit

Comments 1

  1. Mona says:
    1 year ago

    Po po keni te drejte se nuk ka votu me shum se gjysma e popullit.dhe nga ato qe kan votu ske pas mundesi ti marresh te gjitha votat pra 140 deputet.sa shume te besushem jeni

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zvarritja pa fund e “Gërdecit” dhe “Partizanit”: pse publiku s’po merr vesh çfarë po ndodh!

Gary Kokalari i shkruan Sekretarit të Shtetit, Rubio: SHBA duhet të hetojë Berishën dhe Mediun, të dy ndikuan te ligjvënësit amerikanë!

November 5, 2026
Dorëhiqet presidenti i Paraguait, shkak falimentimi i bankës!

Dorëhiqet presidenti i Paraguait, shkak falimentimi i bankës!

November 5, 2026
Akuzat për tri sulme seksuale, aktori Russell Brand shpallet fajtor për përdhunim!

Akuzat për tri sulme seksuale, aktori Russell Brand shpallet fajtor për përdhunim!

November 5, 2026
Liga e Kombeve/ UEFA e bën zyrtare, shuhen shpresat e tifozëve kuqezi! Ndeshja me Bjellorusinë do luhet me dyer të mbyllura

Liga e Kombeve/ UEFA e bën zyrtare, shuhen shpresat e tifozëve kuqezi! Ndeshja me Bjellorusinë do luhet me dyer të mbyllura

November 5, 2026
Suedia në alarm, rikthen kontrollin e kufijve të brendshëm! Shkak lufta e Rusisë dhe situata e sigurisë

Suedia në alarm, rikthen kontrollin e kufijve të brendshëm! Shkak lufta e Rusisë dhe situata e sigurisë

November 5, 2026
Tërheqja e Ronaldos nga Portugalia, reagon trajneri Jorge Jesus: I kërkova të qëndronte, por…

Tërheqja e Ronaldos nga Portugalia, reagon trajneri Jorge Jesus: I kërkova të qëndronte, por…

November 5, 2026
Zjarr masiv brenda një godine në New York, gjashtë persona humbin jetën, raportohet edhe për të plagosur!

Zjarr masiv brenda një godine në New York, gjashtë persona humbin jetën, raportohet edhe për të plagosur!

November 5, 2026
Tirana, një nga destinacionet më të përballueshme në Evropë për vitin 2026

Shifrat/ Kryeqyteti prodhon gati gjysmën e ekonomisë, Kukësi i fundit për PBB-në për frymë! Ja si ndahen të ardhurat (TABELA)

November 5, 2026
Kryeprokurori Çela shtyn mbledhjen për zgjedhjen e anëtarëve të KLP-së: Shmangia e grumbullimeve e vetmja garanci për parandalimin e COVID-19

Diskutimet maratonë/ KLP përcakton datën e përfundimit të mandatit të Olsian Çelës si Prokuror i Përgjithshëm, ja kur e lë zyrën!

November 5, 2026
Pak rreshta për banditët që dhunuan Tiranën, që thyen semaforët dhe shkulën e thyen shtyllat e ndriçimit

Pak rreshta për banditët që dhunuan Tiranën, që thyen semaforët dhe shkulën e thyen shtyllat e ndriçimit

November 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In