Mbahet sot, 11 shkurt, eventi “Fondi Social 2026 – Garanci për Qëndrueshmërinë e Shërbimeve për Mirëqenien e Qytetarëve”. Po prezantohen 14 shërbime të reja sociale për fëmijët dhe nënat në nevojë, për fëmijë dhe të rritur me aftësi ndryshe, për të moshuarit, për gra dhe vajza viktima të dhunës, si dhe për fëmijë pa kujdes prindëror.
Në fjalën e tij, kryeministri Edi Rama deklaroi se në dekadën e fundit “ka pasur një transformim rrënjësor të sistemit të mbështetjes dhe shërbimeve sociale”.
Megjithatë, paralelisht me këtë, kreu i qeverisë shtoi se “u desh një punë e madhe dhe risia vendimtare e procesit ishte shtrirja në nivel vendor”.
“Është rritur 6 herë buxheti nga momenti kur nisëm këtë përpjekje, është 17% më i lartë këtë vit se vitin e shkuar. Por buxheti nuk i thotë të gjitha, për këtë arsye duhet që këtë proces ta thellojmë, ta bëjmë më të konsoliduar dhe ndërkohë të rrisim cilësinë e jetës nën strehën e kujdesit shoqëror”, tha kryeministri.
Më tej, u shpreh se asgjë nuk do të ndodhte pa mbështetjen e Komisionit Europian dhe se procesi i negociatave me BE-në në tërësi ka ndihmuar shumë për rritjen e nivelit të cilësisë në çdo sektor.
Ambasadori i BE-së në Shqipëri, Silvio Gonzato, deklaroi se mbështetja për projekte të kësaj natyre është shumë e madhe, sidomos në Shqipëri, krahasuar me vendet e tjera në rajon.
“Ky fond që ka 7 vite që funksionon ka financuar më shumë se 70 projekte e shërbime dhe BE ka qenë partner i vazhdueshëm. Dua të theksoj se mbështetja e Bashkimit Europian për mbrojtjen sociale është ndër më të lartat në Ballkanin Perëndimor”, tha ai.
“Ne po investojmë më shumë se 100 milion euro nëpërmjet projekteve, për punësimin dhe gjithëpërfshirjen sociale. Këto plotësohen më tej edhe me Planin e Rritjes. Por shifrat nuk ndryshojnë jetë, është puna në terren që e arrin këtë gjë”, shtoi ai, duke nënvizuar mbështetjen sociale në nivel komunitar.












Po i futet ne llogarite,e hajdutve te palloshit,iken edhe ato per leshe,si te tjerat miliona.Duhet te keni kujdes,nuke jane pake,per hajdutn,e hajdutet e tije,jane nji flluske sapuni,kta hajdute per nji dore vjdhin 50000000 milon euro.