• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rama sfidon opozitën: Nëse Balla ka qenë në polici, do të votoj për arrestimin e tij

by Java News
08/10/2018 11:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Edi Rama ka sfiduar publikisht opozitën, pas akuzave të kësaj të fundit se Taulant Balla ka qenë në policinë e Fushë-Krujës për rastin e Xhisiela Malokut.

Kreu i qeverisë i ka bërë një sfidë të hapur ish-ministres së tij në kohën kur qeveriste me LSI, Klajda Gjosha

Ram tha se nëse në pamjet filmike që ndodhën në prokurori, shfaqet Taulant Balla apo persona të tjerë që janë përmenduar nga ish-oficeri i policisë Emiljano Nuhu, ai do të votojë për arrestimin e Ballës.

Kjo deklaratë e Ramës u bë pas kërkesë që opozita bëri për shkarkimin e Ballës nga delegacioni në Bruksel.

“Unë dua t’i drejtohem njërës nga firmëtaret, që e kam pasur edhe ministre Integrimi, me të cilën jam ndarë me përshtypjet më të mira. E dashur Klajda, qetësohu! Taulanti është ai që ka qenë kur bashkëpunoje me të, si drejtues i këtij delegacioni. Ai nuk e ka bërë kurrë atë që e ka tronditur kaq shumë Monikën dhe për pasojë edhe ty. Materialet filmike të komisariatit të Krujës në ditën e ngjarjes të denoncuar nga roja i Babale 2 janë në prokurori. Por, si deputete thellësisht e shqetësuar nga mundësia e qëndrimit në një delegacion me një “kriminel” të armatosur dhe të maskuar si kyetar delegacioni, ti mund t’i drejtohesh policisë, me kërkesën për ti parë ato materiale. Shko shikoji vetë, nëse do gjesh gjëkundi në ato filmime Taulant Ballën apo qoftë edhe vetë heroin të cilin Taulanti e paska kërcënuar me pistoletë në kokë, unë do të votoj bashkë me ty, jo për të hequr Taulantin nga drejtimi i delegacionit për Bruksel, por për ti hapur rrugë arrestimit të tij, pasi ta kemi kallëzuar po unë dhe ti në Prokurori. Të jap fjalën publikisht për këtë, por ama edhe ti nga ana jote, po nuk gjete as Taulant, as oficer policie, as deputet, as kryetar bashkie që të ketë kapërcyer pragun e komisariatit në filimimet e gjithë asaj dite që përshkruan heroi i Babale 2, do ja shkruash një letre ndjese PE, pavarësisht se Monika do të thotë: Klajda mos e bëj. Se nuk po them t’i kërkosh ndjesë kryetarit të Kuvendit, se Gramozi mban dihet ajo punë, Taulantit jo e jo, sepse punë e madhe, politikë është kjo kur thotë Mona”, tha Rama

a.ç

Next Post
Ja pse duhen konsumuar gështenjat në vjeshtë

Ja pse duhen konsumuar gështenjat në vjeshtë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ndryshojnë çmimet e karburanteve! Bordi: Nga sot, nafta 208 lekë dhe benzina 167 lekë/litër

Ndryshojnë çmimet e karburanteve! Bordi: Nga sot, nafta 208 lekë dhe benzina 167 lekë/litër

November 10, 2026
Hita: 132 mijë fidanë kanabisi u goditën në tentativë kultivimi. Do godasim financuesit dhe përfituesit e drogës

Hita: 132 mijë fidanë kanabisi u goditën në tentativë kultivimi. Do godasim financuesit dhe përfituesit e drogës

November 10, 2026
Vrasja e Urim Fikut në Bulqizë, policia gjen një kallashnikov dhe gëzhoja në banesë

Vrasja e Urim Fikut në Bulqizë, policia gjen një kallashnikov dhe gëzhoja në banesë

November 10, 2026
Buxheti 2027 për mbrojtjen, Rama ndan videon: Vijojmë modernizimin e Forcave të Armatosura

Buxheti 2027 për mbrojtjen, Rama ndan videon: Vijojmë modernizimin e Forcave të Armatosura

November 10, 2026
“Nuk eksportojmë thuajse asgjë në BE”, Tabaku nga Brukseli: Integrimi ekonomik kërkon investime

“Nuk eksportojmë thuajse asgjë në BE”, Tabaku nga Brukseli: Integrimi ekonomik kërkon investime

November 10, 2026
Nga subvencionet te bashkëpunimi mes fermerëve, Salla: Çfarë ndryshon në bujqësi në 2027

Nga subvencionet te bashkëpunimi mes fermerëve, Salla: Çfarë ndryshon në bujqësi në 2027

November 10, 2026
Sot Bajram, por qytetarët “dynden” drejt plazheve. Radhë kilometrike automjetesh

Makinat me targa të huaja, ja si do të paguhen rrugët në Shqipëri dhe çfarë parashikohet për targat shqiptare

November 10, 2026
Me precedentë kriminalë, arrestohet me armë dhe kokainë 42-vjeçari në Kamëz

Me precedentë kriminalë, arrestohet me armë dhe kokainë 42-vjeçari në Kamëz

November 10, 2026

PS mbledh Asamblenë të shtunën te Gjiri i Lalzit. Zbulohen çështjet që do të diskutohen

November 10, 2026
Polonia në zi pas sulmit të përgjakshëm në Krakovë, mijëra qytetarë marshojnë në nderim të viktimave

Polonia në zi pas sulmit të përgjakshëm në Krakovë, mijëra qytetarë marshojnë në nderim të viktimave

November 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In