• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rama sërish letër Bashës: Mos e udhëhiqni PD drejt humnerës, shqiptarët nuk janë pa vetëdije

by Aalison Pearse Stevens
23/05/2019 12:59
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeminsitri Edi Rama i ka shkruar një letër të dytë kreut të PD-së Lulzim Basha, ku sërish i kërkon që të ulen e dialogojnë.

Ai tha se populli lirinë dhe të drejtën për të zgjedhur, nuk i ka marrë borxh nga asnjë, e askujt nuk i ka borxh mosmbajtjen në kohë e në paqe të zgjedhjeve të radhës.

Ne nje leter, te postuar edhe ne rrjetet sociale, Rama, shkruan se nuk eshte cuditur nga pergjigjja e Bashes nje dite me pare dhe as nga ajo qe ai e ka quajtur refuzim brutal i dialogut.

“Duke Ju garantuar se jam në dispozicionin Tuaj, në çdo moment dhe pa kushte për një Dialog për Shqipërinë, si edhe duke Ju siguruar se sikur të tërë të dëshpëruarit nga Reforma në Drejtësi të hidhen përpjetë, nuk kanë për të ndalur dot as zbatimin e Reformës në Drejtësi, as zhvillimin e zgjedhjeve në 30 qershor, uroj rikthimin Tuaj sa më të shpejtë në rrugën e arsyes”, shkruan Rama.

LETER E DYTE PUBLIKE LULZIM BASHES

Zoti Kryetar,

e mora reagimin Tuaj ndaj letrës së djeshme ende pa u “tharë boja” e saj dhe nuk jam aspak i çuditur, me refuzimin brutal të Dialogut nga ana Juaj. Por, duke qenë se detyrimi im është të këmbëngul, pa humbur durimin, në të vetmen rrugë që njeh demokracia, Dialogun, mbetem i vendosur t’Ju ofroj të gjithë gatishmërinë time, për t’i hapur rrugë Dialogut.

Natyrisht, Ju jeni në të drejtën Tuaj ta udhëhiqni grupimin Tuaj politik drejt humnerës, duke marshuar përditë sikur jetoni në një botë paralele, pa ligje, pa rregulla, pa të tjerë që mendojnë krejt ndryshe nga Ju në këtë vend, e që janë shumica dërrmuese (përfshirë edhe shumicën e votuesve Tuaj) dhe jashtë këtij vendi – pa përjashtim të gjithë miqtë e partnerët e Shqipërisë.

Ju jeni në të drejtën Tuaj t’u drejtoheni shqiptarëve sikur janë gjindje pa vetëdije, që s’dinë ç’është demokracia, ligji e vetë liria dhe t’i trajtoni miqtë e partnerët ndërkombëtarë të vendit sikur nuk ekzistojnë.

Ju jeni po ashtu në të drejtën Tuaj të synoni tërheqjen pas Jush të pak individëve që mbase, kushedi, mund të jenë gati të kryejnë krime zgjedhore e të humbasin lirinë e tyre, sipas parashikimeve të Kodit Penal për ato krime dhe më tej akoma, t’i thonë lamtumirë edhe lirisë së hyrjes në SHBA dhe në vendet e Bashkimit Europian, si persona të padëshirueshëm në një botë që rrotullohet përmes zgjedhjeve demokratike, jo përmes dhunës mbi to.

Por, i dashur Lulzim, për fat të mirë Ju s’jeni vetëm në këtë vend dhe as ata që do vijojnë t’Ju ndjekin në aventurën Tuaj të pashoqe, gjithnjë e më të paktë, nuk janë asfare populli i këtij vendi. I cili lirinë dhe të drejtën për të zgjedhur, nuk i ka marrë borxh nga Ju apo nga unë dhe po ashtu, nuk Ju’a ka borxh as Juve, as mua e askujt në botë, mosmbajtjen në kohë e në paqe të zgjedhjeve të radhës.

Kështu që përsëri Ju bëj publikisht thirrje: Ejani të ulemi në Tryezën e Dialogut! Pa kushte dhe pa humbur kohë.

Fushata e zgjedhjeve nis zyrtarisht në 31 maj dhe ditët e numëruara që kanë mbetur, duhen shfrytëzuar për dialog politik, jo humbur me kërcënimet e dëshpërura dhunënxitëse që nuk Ju turpërojnë vetëm Juve, po edhe vendin tonë e të gjithëve ne bashkë me të.

Ejani në Dialog të arsyetojmë si njerëz me përgjegjësi të mëdha dhe t’i ballafaqojmë divergjencat tona të mëdha, me forcën e arsyes, përpara se sa inercia e rrugës së gabuar që keni marrë t’Ju ketë degdisur në esfeltin e irrelevancës politike, megjithë grupimin Tuaj. Edhe njëherë, mua s’më duhet fati Juaj politik dhe as fati politik i atij grupimi – madje sipas meje, troç fare, rrënimi i plotë me duart Tuaja i grupimit që po udhëhiqni qorrazi është ogur i mirë për këtë vend e për vetë të ardhmen e institucionit të pazëvendësueshëm të opozitës – por ky moment me rëndësi të veçantë për Shqipërinë, më imponon t’Ju lutem të ktheni rrugë! Sepse Shqipëria s’ka kohë për të humbur për llogaritë e gabuara politike dhe aventurat antidemokratike të kujtdoqoftë.

Duke Ju garantuar se jam në dispozicionin Tuaj, në çdo moment dhe pa kushte për një Dialog për Shqipërinë, si edhe duke Ju siguruar se sikur të tërë të dëshpëruarit nga Reforma në Drejtësi të hidhen përpjetë, nuk kanë për të ndalur dot as zbatimin e Reformës në Drejtësi, as zhvillimin e zgjedhjeve në 30 qershor, uroj rikthimin Tuaj sa më të shpejtë në rrugën e arsyes.

/I.H

Next Post
FOTO/ Fjalët e fundit të Jennifer Aniston që i tha Angelina Jolie para se t’i merrte Brad Pitt

FOTO/ Fjalët e fundit të Jennifer Aniston që i tha Angelina Jolie para se t’i merrte Brad Pitt

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

SHBA e futi në listën e zezë, arrestohet në Serbi pronari i Alta Bankës, mik i Vuçiç!

SHBA e futi në listën e zezë, arrestohet në Serbi pronari i Alta Bankës, mik i Vuçiç!

November 2, 2026
“Zjarri u izolua plotësisht”- Flakët përpinë lokalin në katin e 11-të të pallatit në Shkodër, kryebashkiaku Beci: Mirënjohje zjarrfikësve dhe…

“Zjarri u izolua plotësisht”- Flakët përpinë lokalin në katin e 11-të të pallatit në Shkodër, kryebashkiaku Beci: Mirënjohje zjarrfikësve dhe…

November 2, 2026
Panik në ajër, avioni me shqiptarë në bord pëson defekt gjatë fluturimit për në Tiranë! Kthehet me urgjencë në Londër, rrëfimi i pasagjerit

Panik në ajër, avioni me shqiptarë në bord pëson defekt gjatë fluturimit për në Tiranë! Kthehet me urgjencë në Londër, rrëfimi i pasagjerit

November 2, 2026
Gjenerata Z ngrihet kundër Merz, mbi 150 mijë të rinj regjistrohen për protesta në të gjithë Gjermaninë. Letër të hapur kancelarit

Merz: Europa nuk varet vetëm nga SHBA dhe Kina, kemi 450 milionë konsumatorë dhe potencial të madh ekonomik

November 2, 2026
Pretenduan se mediat sociale u shkaktuan depresion, Snap zgjidh çështjen me dy adoleshentët

Pretenduan se mediat sociale u shkaktuan depresion, Snap zgjidh çështjen me dy adoleshentët

November 2, 2026
Spanja identifikon 66 nga 69 viktimat e aksidentit vdekjeprurës të 2 trenave me shpejtësi të lartë

Spanja identifikon 66 nga 69 viktimat e aksidentit vdekjeprurës të 2 trenave me shpejtësi të lartë

November 2, 2026
Berisha dhe Kurti bojkotojnë protestën për UÇK-në, Çupi: Tregojnë fytyrën e tradhtarëve të kombit

Albini bën ‘motër’ Shqipërinë, islami politik dhe ‘konstruktori’ Berisha

November 2, 2026
Britania dhe Gjermania bashkojnë forcat për përdorimin e Al në ushtri

Britania dhe Gjermania bashkojnë forcat për përdorimin e Al në ushtri

November 2, 2026
Mbi 55 milionë amerikanë kanë votuar për zgjedhjet e mesmandatit në SHBA

Mbi 55 milionë amerikanë kanë votuar për zgjedhjet e mesmandatit në SHBA

November 2, 2026
Tre tërmete të njëpasnjëshme godasin Turqinë, lëkundja më e fortë arrin magnitudën 5.2, ja çfarë thonë autoritetet!

Tërmeti ‘shkund’ Greqinë, ja sa ishte forca, epiqendra e lëkundjeve dhe raportimet e para!

November 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In